Poezi nga Teuta Osmani

14611069_673188179506325_5469905548957378285_n

Poezi nga Teuta Osmani

 

 

Fjala ”hije”!

 

Më preku fjala ku dridhet shpirti,
ku shuhet drita e shpresa,
se pa hijen e vetvetes nga drita,
s’do kish ëndrrra as nën hëna!

Më mpiu kjo fjalë e hijeve,
ku ndjek njerinë më shumë se çdo gjë,
as mëndja nuk shkon kaq gjatë sa kjo hije,
e jo më të jepet për njeriun jetë!

E qepur pas vetes si një lëkurë mishi,
ku përmban sedrën ,nderin e turpin,
por kurrë nuk është thënë se ka njerëz ,
pa hijerëndën e tij në mbijetesën!

Ajo hije që qepet pas trupit,
ka sedër ,ka karakterin e njeriut,
ka gjakun ,virtytet e brumit,
ka zemrën tik tak që mbren vitet!

Pra një shprehje e popullit është thënë moteve,
”turp të të vije nga hija jote”,
pra kush nuk mund të thotë edhe për këtë tjetrën,
”se sa hije i ka burrit nderi i femrës”!

 

TEUTA OSMANI
6/10 /2014 USA

 

 

Stinë ajri

 

Stinët i bëj flokë të shtrihen mbi trupin tim
e të marrin gjatësinë e hijes
ku shtohet ,rritet, e shkurtohet me daljen dhe hyrjen e diellit .

U marr aromën ku ndihet e fëshfërrir mes gjetheve të mbetura në kërcellin tim
ku shkundet e rri [si] e paprekur nga rrëmuja e furtunave.

Unë mbështillem me to, si të jetë një pëlhurë ngrohëse
e që të gjej veten se jam mes ëndrrave pa u zgjuar,
pas dritares që troket e rrëmbyer
sa të dali agimi
mes reve të ikura, me erën e përdalë.

Unë e ndjej klimën që më shkon për shtat
për frymosjen e thellë te shpirtit tim
ku del si rrëfim e dëshirës se vargëzuar
të jem në krahët e tua si një Perëndesh me ngjyra,
pa parë stinët gjëmuar.

Edhe në shtratin e jetes që më pret ditë-natë
do jetë kënga e himnizuer me tinguj yjesh të ëndrrave
qe perjetoja mot e sot.

Stinët janë të udhës,
ku shkelim e hedhim mbi to, zjarrin e dritësuar, prej syve…

 

Teuta Osmani
4.10.2016 Usa

 

 

PINGUL

 

Lutem ndonjëherë nën hijen time,
sikur të isha nën dhe’ tani,
e e pyes; – A’ do më ndiqje?
Pyes herë – herë veten në gjumë,
kur ëndrra kam parë dhe për çudi
më dalin shpesh agimeve,
pa hapur sytë.
Vërtetoj se kjo jetë e fshehur
pas gjurmëve më është mbirë.
Herë – herë pyes përsëri ,
me zërin e mbytur
nga fjalët e mia, tutje si një flakërim.
E ç’mund të them kur,
nis një ditë,
një ëndërr e lënë në shtratin e fjetjes?
Ngrihem sërish dhe gjej një hije,
ajo është një jetë, një njeri,
më pas saj , vjen vetvetja,
me hapa të ngadaltë ngulur pingul ,
nën diellin e shumëpritur!

 

Teuta OSMANI
4/10 2014 USA

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s