Refleksion për ciklin “Një poezi me një gotë venë” të autorit Xhelal Ademi / Nga: Safet Hyseni

Refleksion për ciklin“Një poezi me një gotë venë” të autorit Xhelal Ademi

 

 

safet hyseni

Nga:  Safet Hyseni

 

Qetësia e natës dhe gota e venës më falin një heshtje që e dua. Heshtje! Dikush do thotë s’ke me cilin të flasësh. E unë futem në një qetësi se vërtetë s’dua të flas më asnjërin apo asnjërën. Të flas me gotën do ishte më mirë, do kënaqej shpirti… por me mirë të mos e prek të tretën apo të katërtën, se do më nxis e thotë; bëre një varg të këtij çasti! E unë si për inat kësaj nate s’dua, s’dua si për inat. Por s’di për ç’inat. E kush mund të thotë se nuk flas, të paktën i flas heshtjes, por vetëm buzët nuk i lëvizë dhe e ndjej brenda shpirtit se nuk ka heshtje. E kush të len të heshtësh kur çdo kush i fut hunët atje ku s’duhet. Të pakt anë ata që e puthin të vërtetën në ballë. Gota është magjike sa ma lag fytin ndjej një lëngë buzësh. Në mëndje sikur në pickon një dalldisje fenomenesh që e kanë kthyer bydhprap vlerat e popullit më të lashtë të Gadishullit Ilirik. Ja si nuk të lejnë të heshtësh. Për të qetësuar meditimin tejpërtej hapësirave me dalin ca vargje të poetit Xhelal Ademi. Po them sikur të sundonte çiltërsia, thjeshtësia, dituria, modestia… ne do ishim takuar me lumturin e përgjithshme të bashkimit vëllazëror, gëzimin e harenë që moti. Poezinë “S’njoha art të dytë” të Xhelal Ademit e lexoj radhazi tre herë jo për ta mësuar përmendësh por për të kënaq veten për ca minuta.

Zhan Zhak Ruso ka thënë: “Njihe veten që t’i ruash të tjerët nga vetja jote”, dhe hapi i parë i krijuesit të vërtetë është krijimi i identitetit që do rrezatoj dritë në errësirën e fenomeneve që në pamundësi të jenë koshient me dritën, ata ngufasin çdo nisëm të mbar, madje dëshirë e kanë që çdo njërin ta shohin në shërbimin e tyre. Titulli i poezisë së Xhelal Ademit do të thotë shumë. Arti s’ka kufij, ashtu siç jemi mësuar të themi s’ka limit. Arti nuk futet në një kornizë, andaj poeti kapërcen shumë lehtë barrierat, por mban llogari dhe donë t’i jap llogari vetëm “Nënës” që ashtu e lindi dhe ashtu e rriti. Ky është personaliteti, por poezia nuk bëhet për veti, është guximi që ai (poeti) transmeton idenë me vlera universale. “S’njoha art të dytë”.., është titulli i qëlluar dhe shumë domethënës ngase autori i njeh të gjitha artet, por nuk donë të luaj, s’donë të jetë aktor i arteve të tjera. Ai nuk dëshiron të qesh (zgërdhihet) kur duhet të derdh lot, ai nuk donë të duket me katër këmbë se ka lind me dy, ai nuk donë të hedh lloç mbi të bukurën, nuk donë të fshihet rrugëve të mjegullës për të vra shpresën që është ushqimi i së ardhmes si buka dhe uji në tryezën e të varfrit. Poezia në letërsi është si diplomacia në politikë, për të dyja këto duhet krijues dhe Xhelali këtë poezi e ka sjell në një kohë kur shqiptarët janë bërë e keqja e së vetes. Vargu i parë i strofës së parë “S`njoha art të dytë as më shton merak”, tregon një rebelizëm, ndërsa i dyti i cili në mënyrë të përkryer e plotëson “Të farkoj në mjegull zejen që se di,”. Sot kur politikani shkruan libra, bëhet doktor, merret me art… e kur këpucëtari bëhet ministër poeti me një art të lart dhe me figura shumë të qëlluara poetike i vret të gjithë ata që vrapojnë rrugës që nuk e din duke ecur fushës përplot viktima të pafajshme që nuk kanë mësuar, apo nuk e kanë përsosur “artin e dytë”, dhe ndotin ambientin me brekët nëpërkëmbë.

 

 

14528334_1762856720639525_698999690_n

Xhelal Hyseni

 

Dihet edhe fundi i atyre që kanë zgjedhur këtë rrugë se udhëtimi i tyre mu ashtu si e thotë poeti është udhës së përuljes se shpinës dhe do përfundoj “Gjysёm dite mbret, më tutje bari.” Ismail Qemali i cili shpalli pavarësinë në vitin 1912 me një rast kur një mori shqiptarësh duan t’ia marrin shtetin e porsakrijuar nga duart ai thotë: “Historia do na vije pas”; edhe poeti me këtë rast donë të ruaj dinjitetin, krenarin, nderin vlera këto të trashëguara. Ai më mirë preferon të mbetet i vetëm në “udhënajën” e tij se sa një mjeran “përbri të fuqishmit”. Ai nuk donë të tretët përbri të fuqishmit, të qesh e të derdh lot sipas tupanit të huaj. Por duke marr si shkas aktorët e shumtë, servilët, puthadorët që janë e keqja më e madhe dhe kur iu mungon i “madhi” përpara të tjerëve (nevojtarëve) bëhen luana dhe me dhelpërinë më të madhe ua shtinë duart nëpër xhepa. Rruga për të bërë art tjetër është tmerrësisht denigruese për aktorët që fërkojnë zejen ë tyre në mjegull. Ata për të krijuar besim tek i madhi i tyre duhet të përdorin dinakërinë dhe bëjnë punën e hafijes (spiunit) duke bart llafe, madje edhe të qeshura, gëzime.. se sipas tyre të qeshësh apo të gëzohesh kur “urdhërdhënësi” i tyre është i shqetësuar bënë mëkat. Xhelal Ademi tani kur më çdo vlerë matet me “parti” ka marr guximin që të bëjë spostim nga ideja se partia është gjithçka dhe mbi të gjitha, se ajo është fryma dhe uji, edhe pse nëpërmjet aktorëve të saj, çdo njërit në çdo kohë ia pret teshat dhe çdo njërin për një kohë e bënë të azdiset, dhe këta të azdisurit nënën e kanë zëvendësuar më parti, andaj ai shpërthen dhe shpërndan mesazhin e fuqishëm në strofën e katërtë e cila është edhe më e bukura ndër të gjitha se vetë partia ka kontribuuar që shumicës, por jo vetëm shumicës por shoqërisë t’i flejë truri.

 

“Dhe s`pandeh or mik që s`pranoj parti
Përveç nënës time që të till më bëri,
Të di si përkundet reja nëpër shi
E të ta mas trurin që të flenë i tëri” .

 

Sot kur në hapësirën shqiptare ndodhin fenomene që një botë e civilizuar do i quaj tragjike ku politikani bëhet doktor, e doktori biznesmen, ku i padituri bëhet ministër e i dituri lypsar, ku armiku bëhet mik e miku armik, poeti na sjellë mesazhin më të fuqishëm i cili nuk është vetëm kohorë, por gjithëkohor, nuk është vetëm tokësor por gjithëhapësinor se bota e poetit është e pakufishme. Dhe së fundi poeti ka vendosur që me fjalët e tij të bukura të luftojë, pa në qoftë edhe vetëm, por të gjitha këto do i bëjë duke mos ndërruar asgjë nga identiteti dhe personaliteti i tij i ndërtuar me shumë sakrificë, ngase të ruash veten në një arenë jete ku Pandora ka hapur kutinë është ngadhënjim. Poetët e vërtetë kanë parime, dhe parimi i tyre është ta thonë të vërtetën dhe të paguajnë çmimin.

Ta njohësh veten është vështirë, por është madhështi dhe është hapi i par i krijimit të personalitetit të mëvetësishëm!

 

@s.hyseni

 

S`njoha art të dytë

 

S`njoha art të dytë as më shton merak
Të farkoj në mjegull zejen që se di,
Udhëtimin mëkëmbas pastaj kruspullak
Gjysëm dite mbret, më tutje bari.

E në jam hutuar, do vazhdoj të mbetem
Vetmitar udhënaje por aspak mjeran,
Përbri të fuqishmit s`më pëlqen të tretem
As përballë të dobëtit t`mburrem si luan.

Ndaj e bën dinak syrin tënd të hapur
Një vështrim mëkati që qon për çudi,
Mbase i kam vrejtur llafet mia kapur
Tek i bart nën sqetull “peshqesh” për parti.

Dhe s`pandeh or mik që s`pranoj parti
Përveç nënës time që të till më bëri,
Të di si përkundet reja nëpër shi
E të ta mas trurin që të flen i tëri.

Ndaj më lë rehat, nuk ndërrohem dot
Do flas edhe nesër për qiell e për re,
Mbase nëpër shkresa dhe n`u mbushka plot
Fal fjalëve të mia, det i madh mbi dhe…

 

xhelal ademi

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s