AGIM BAJRAMI-LIRIKU I DHIMBJES DHE DASHURISË NJERËZORE / Nga: Agron Mema

 

AGIM BAJRAMI-LIRIKU I DHIMBJES DHE DASHURISË NJERËZORE

 

 

Agron mema

Nga: Agron Mema

 

Shpesh jemi mësuar ti etikotojmë ZËRAT e fuqishëm të artit dhe letërsisë sonë me barazvlerën e yjeve botrore si; Esenini, Lertmontovi, Gëte, Bërns, Çajkovski, Shou, Gogu, Lorka, atj, duke u vënë edhe përcaktorin”shqiptar”, apo edhe brendapërbrenda vet krijimtarisë shqiptare si lasgushjan, agolljan , kadaresit etj. Unë nuk do ta them këtë për poetin Agim Bajrami. Jo, Ai ka identitetin, personalitetin dhe profilin e tij të veçantë letrar. Ai është liriku i dhimbjes dhe dashurisë së zemrës dhe shpirtit njerëzor, vajtimtari i derteve dhe halleve të popullit të tij, zëëmbli i trishtimit të ndarjes dhe mallëngjimit të një dashurie të lënë në hije apo të dështuar, përkëdhelësi i një zogu të qëlluar, tingull kitare në buzëbrëmjet puthëse rinore, ashtu si tigull vajtimtarë i një violine në avazin e kabasë për çamërinë e tij bukuroshe të sakatepsur e të coptuar, por krenare dhe e zbukuruar. Një bilbil që këngën e tij e këndon në korijet pranë burimeve të freskëta e të pastërta shqiptare duke përhapur jehonën e kësajë kënge magjepsëse tej e këtej kufijve shtetërorë, brenda e jashtë viseve shqipfolëse autoktone që fati i la të ndarë nga trungu mëmë.

 

14591847_1092128157570126_1528508697520268401_n

Agim Bajrami

 

Lexoni poetin Agim Bajrami sepse lexoni këngën e shpirtit tuaj në perimetrin që gjeni të brendashkruar gjithë shpirtin njerëzor. Agimi luan dhe di ti përdor figuart letrare si kompozitori tastjerën e pianos. Ai i rradhit ato dhe u jep jetë të flasin në fluturimin e tyre të pandalshëm sa të duket vetja se janë krushq të një dasme ku dollia çohet me rradhë, me rregullsi. Agim Bajrami, ky zë bilbili i Çamërisë sonë këndon me zërin e tij karakteristik……Në qiellin me yje, mes yjeve nuk ka rradhë….

 

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s