Poezi nga Sofia Doko Arapaj

Sofia doko arapaj - 1

Poezi nga Sofia Doko Arapaj

 

 

Për faj të të tjerëve

 

Unë u hakmora…,

për stolin jeshil  që mbeti i tradhëtuar,

për lulen e vjollcës shtatë vjet e harruar,

për fletoren me vargje në zjarr flakëruar…

Unë,  si unë u hakmora,

duke e prekur, përqafuar, ledhatuar…

nën afshin e dallgëve të zjarrit,

qava, qava, për të gjitha të sinqertat, qava,

qesha gjer në kockë për hakmaerjen, qava,

qava, për gjithë fajet e botës qava…

 

 

Më në fund,

më dorezoi të vetën pashaportë,

një copëz gazetë të zverdhur, të grisur…

nuk mundja , jo Zot, cilët  të hakmerrja,

Atë,  apo ata, që s’ na kishin qeverrisur…

Një krahëz gazete me vargjet e mia,

mbajtur në gji, si pashaportë e tija…

 

 

Nekatçe

 

Ajo çesma me tre gryka,

me puthte buzët e sytë,

kur përulesha e pija,

më linte dhe porositë…

është Nekatce, pastaj Mëkat,

mërmëriste ditë e natë….

 

Nekaçe-emri i fshatit tim që në Armenesht  do të thotë;  përmbytur, ngaëe e përmbyste shpesh lumi. Nuk di nëse ka shpjegim tjetër.  Ne hartë njihet me emrin Mëkat.

 

 

Dhe …

 

Zoti ulet, mbi flokët e mi,

më qesh, më puth, në ballë e sy….

më çoi aq larg në emigrim,

që ti këndoj veç  vendit tim…

Ai ,flet përdite e unë shkruaj,

rreth e përreth engjëj të huaj,

po zoti im është zoti im,

e më rrëfen veç dhembshurinë…

Ai rrëfen e unë këndoj,

ndaj dhe çdo fjalë që ju diktoj,

t’ a merrni e t’ a thurni varg,

të ndjeni çdo të thotë larg….

Po zoti im është zoti im,

dhe për çdo varg ka melodinë,

ndaj ulet përmbi flokët e mi,

më qesh, më puthe, në ballë  e sy…

 

 

Trazirat e shiut

 

Duhet të presim, të vesojë,

qiellin për ne, lëre të qajë,

të dhemb magjia e Pacifai,

po vetëm unë të dashuroj …

e sheh k’ të vendin e kurbanit

demi i bardhë do dalë prej deti

për tët shoqe ishte dhe mbeti

gisht hyjnor mbi dhimbje xhani…

o bo bo, të ndezim zemrat

fol ç’ të duash, pishat dëgjojnë

o ti që flet…harrove çadrën

harrova dhimbjet, harruam emrat….

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s