Poezi nga Genta Kaloçi

genta foto libri

Poezi nga Genta Kaloçi

 

 

Hiri im!!

 

Me hirin tim buzë detit luaj,

hyjnorja diku pranë teje lozonjaren bën,

koha kaloi, vitet rodhën

bashkë me to dhe ti në rrymën e jetës.

 

Në shkumën e dallgëve shikimin hedh,

e humbur, e shkujdesur çastet tona kujtoj,

premtimet e dhëna nën dritën e zbehtë të hënës,

kujtoj e qesh, më prit e dashur, do vi do më gjesh…

 

Jeta bëri të sajën e në paralel u ndalëm.

 

 

VETËM TI!

 

Të ëndërroj,

kam vite që të kërkoj,

çdo dhimbje te Ti

gjente shërim,

çdo lot i hidhur,

shpresonte tek Ti.

 

Çdo dashuri,

uroja të ishe Ti,

çdo ndarje,

më sillte te Ti,

çdo puthje,

dëshironte të shijonte Ty,

çdo përkëdhelje,

të të ndjej Ty.

 

Në çdo prekje,

gjysmën e trupit tim kërkoja

Në çdo frymëmarje,

me shpirtin tim të njihesha.

Gjysmën time kërkoja,

e nesërmja më solli te Ti.

 

Asgjë nuk mohoj,

Asgjë nuk ndryshoj

Kudo gjendesh Ti,

Gjithçka përmban Ty.

 

 

Shqipëria e mileniumit të ri!

 

Alabakët etërve të tyre ballistë e tradhëtarë,

Pseudokomunistë e pseudoatdhetarë,

Politikanët e dështuar për një fiksim të revolucionit erotik.

Me planprojekte të shitura nën gji.

Eh, çfarë, mund të thuash, më tepër

për vendin tim?!

Në çerek shekull i përmjerrë, e i dhjerë nga kriminelë,

Martirë të vetëshpallur në sulm për dëmshpërblim,

Pseudopolitikanë pa kandar e kalem

Mallistë, zagarë, analfabet funksionalë.

Kriminaliteti lulëzon në Meksikën e europës,

Çdo kush gjen strehë sipas IBAN llogarisë,

Drogë dhe hashash,

Afganistan, në rajonin ballkanik.

Të drejtat e punëtorit, më parë I gjen në Afrikë,

Sindikata, më të organizuara në Indi,

Krahu i lirë i punës, modeli i suksesit Bangladeshian,

Reflektimi i borxhit publik në fasadat e pallateve tuaj eksentrik.

Aspekti fetar, çamurr ndërkombëtarisht,

Besimi në zot,

një arsye më tepër të mungojmë me arsye nga zyrat e shtetit,

të hamë e të festojmë nën frymën e ‘harmonisë’.

Paganë/ ateistë të shënuar për një rrogë,

në borderotë e zotave anarkist.

Politikisht, fenomenal, një eksperiment I dështuar që në qelizë.

Ekonomikisht, një shembull ekzemplar në librat universitar.

Me dy fjalë miqtë e mi,

Çtë thuash më tepër

për këtë katandi..

Ky është vendi I ri

I pagëzuar nën flakët e pseudodhimokracisë

E dalë nga pseudointelektualë

Të dobët, pa formimin minimal.

Ky është vendi im,

25 breza vetshkatërrim,

25 breza të lënë në udhëkryq,

25 breza të vdekur pa lindur akoma,

25 breza pa të shkuar, suksesin e mohuan,

25 breza, pa të tashme, fatalitetin, krimin, justifikuan

25 breza pa të ardhme, dergjen rrugëve.

Ky pra është vendi im,

në të famshmin mileniumin e ri,

Model suksesi i krimit politik.

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s