LËKURA IME / Cikël poetik i shkëputur nga vëllimi poetik ” Zoti i dashurisë” i autorit Engjëll I Berisha.

LËKURA IME

 

 

14657449_592512657595548_8766162173055693630_n

Cikël poetik i shkëputur nga vëllimi poetik ” Zoti i dashurisë” i autorit Engjëll I Berisha.

 

 

Testament tatuazh

 

Nën lëkurën time flenë frika
epshi i trupit me dridhmë
flenë idealet vetëm zhgënjimet rrinë zgjuar
shijet e tyre ngopje e tmerrshme

 

në lëkurën time, testament tatuazh

të vizatuar heronjtë e mendimit

heronjtë e mi rrinë heshtur

nuk i zgjon koha e përsëritshme

 

kush qanë kokën për lëkurën time
lëkurë daulle e tam-tameve
as për luftërat as për pësimet as për librat

e rrjepur është lëkura jote thonë

lëkurë e kohës së vjetër

kanë mbetur vetëm veglat raritet

edhe ato kujtime në portret
lufta bëhet edhe për një fele nganjëherë
e bën mëria e jo dashuria.

 

 

Ndërgjegjja

 

Nga Zoti frikohen adhuruesit
të tjerët janë frika vetë
Zoti i dashurisë nuk është letër nga pushteti
pushteti, njeriu, e ndërgjegjja

nuk e di ku takohen.

 

 

Melodi

 

Fjalët mi përpinë melodia e heshtjes
sa shpesh era trishtueshëm
e shpie historinë rrugë me disa kahe
me hekurat e fortë  të spirales ngjitur trupit

e lidhë dhe gjuhën time

trupi i fortë i bën roje natës

furtunës

autori si qiriri që s’digjet

pret kohën
kohë e ikur duan ta bëjnë

po lëre tash luftën më thotë poezia
shiko hartën e bukur
prej andej ku pinte verë e hante peshk Teuta
nga mllefi ishte dehur vetë Fishta
shikoje fytyrën tënde në vezullimën e kupës
Zotin dhe frikën

 

në sytë e mi bota është ndryshe

e lodhur rri në këmbë si dita mesditë

verës me vapë

gjuha e gjallë e rrëfimit vetëm në letër

i flakë të gjitha në sytë e mi

pamje nga andej kah vjen mosha e thyer

vijnë e më trokasin

e gjejnë të flakëruar me arë sloganin

“nuk jam këtu”.

 

 

Ironi e verdhë

 

A nuk e sheh padronin e verdhë
edhe sot nuk më lë të bëjë shtëpi
sa herë mërzia i bëhet etje
e shkarravitë racën nga trishtimi

prapë në shënjestër koka ime
në mes të turmës
andej si përherë kah më zinte nata
me vargje këndimi
hëna më mbulonte
prisja gjithnjë i ri kah Perëndimi

kujt ti japë llogari
ironia e fatit
më djeg.

 

 

Po ikin

 

Kush e nxori nga toka dhunën

dhunën me karafila të bardhë
korale një zëri si në këngëtim

bënim be e rrëfe

sa me zjarr i kishim fjalët

tjera vargje bënim gati për lirinë
edhe atëherë kur digjej gjithçka

përreth nesh

më shumë e donim shtëpinë e rrëzuar

të gjitha këndet e errëta
edhe  shtratin pa shtrojë
pa mbulesë
edhe dashurinë e digjnim për tokë qiell

për mëmë e atdhe

thamë kurrë nuk kthehet kjo përsëri
si ajo dita me britm e lodhur në fotografi
mos ti grisi fjalët gjuha e butë
në fluoreshent gjithçka bëhet me lehtësi

koha e shpalos fundin e fjalëve
aritmi e zemrës rinia e kall dashurinë.

 

 

Turmat

 

Kotësia e kujtimit të djeshëm

kotësia e ekranit modern

kurrë pa e shkri Dimrin e Vetmisë

edhe më tej dritareve të dritës

e thyejnë heshtjen njerëz me frymëmarrjen

me mushkëri të zëna gjak
me laps në dorë ngjyra e zbrazur pikon
sikur ata lot udhëtarë

turmat
po ikin
edhe një herë po bëhemi statujë mallkimi

pre e gjahtarit që nuk i shihen këmbët

shihen vetëm turmat

e korridoret e vetmisë

 

kush e pa lotin prej syve të kaltër qiell

faqeve si mollë prej fëmijës
i agon mëngjesi diku larg

larg përvidhen në Dritare Perëndimore

 

 

Kalorësi i zi

 

Dita në diasporë Kalorës i Zi

prej shumë shekujsh

m’i dërgoi të falat në Dardani

toka ime e bukës bozhur i Zi.

 

Bedel ushtar pa shenjë

e kaluara jonë

armë veç fjalët me mallin

shokun anas pa vëlla vëllamë pa shok

tek Ura e Gallatasë ma vranë

 

Gjaku i Dardanisë varri i botës

doli në fundin e detit si damar

kur merr jetë vdekja ime dheu i zi

ku më mbulon nëpër planetë.

 

Kosova është larg në fjalën e mërgimit

gjithmonë një hap më larg

në rrugën që kurrë nuk më soset.

 

 

Engjell I Berisha

Engjëll I Berisha.

 

Botime ndërkombëtare:

 

  • “ Haw Much Times for an age” poezi të përkthyera në gjuhë angleze. USA, Botoi “LULU”. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, viti 2010.
  • World Poetry”. Yearbook 2013. 211 Poets 93 Countries And Areas  (“Poetët Botëror”)  Antologji  e Poetëve Botëror 211 poetë nga 93 Shtete dhe Regjione). Duke përfaqësuar Kosovën.
  • World Poetry”. Yearbook 2015. 221 Poets. 101 Countries And Areas. (“Poetët Botëror”)  Antologji  e Poetëve Botëror 211 poetë nga 101 Shtete dhe Regjione).
  • Poetas del Mundo, antologji, Spanjë, 2011.

 

  • Ann Arbor Review, is an independent. International Journal & ezine. 2014/ 2015.
  • Prosopisia VOL – VIII, No. 2. 2015. A Venture of A.R.A. Ë. LII..An International Journal of Poetry & Creative Writing.
  • Çmimi ndërkombëtarëNaji Naaman’s Literary Prizes Have contributed to the publication of the present book “Creativity Prizes”.

 

Magjistratura

Vazhdoi studimet  postdiplomike në Universitetin e Zarës në Kroaci, ku mori titullin magjistër i bibliotekarisë.

 

 

Bibliografia e autorit:

 

  1. “Dita me hënë e me nuse” poezi “Buzuku”. Prishtinë, 1991.
  2. “Avenytë e muzgut”, poezi, Agjencia e autorëve”. Prishtinë, 1994.
  3. “Diaspora shqiptare”, tregime “Pjetër Bogdani”, Has, 1993.
  4. “Gjarpri në shishe”, poezi “Rozafa” , Prishtinë, 2000.
  5. “Masakra e Mejës e Korenicës”, publicistikë, “Gjon Nikollë Kazazi”, Gjakovë.
  6. “Çati eshtrash”, poezi, “Rozafa”. Prishtinë, 2003.
  7. “Kujtesë e dehur”, poezi “Rozafa”. Prishtinë, 2003.
  8. “Dyert e qiellit”, rrëfenja-publicistikë, “Rozafa”. Prishtinë, 2005.
  9. “Rikrijimi i librit”, përmbledhje të opusit. Klubi letrar “Gj. N. Kazazi”. Gjakovë, 2006.
  10. “Roli edukativ i bibliotekave shkollore dhe publike në Kosovë”, Botues: Biblioteka “Ibrahim Rugova”, Gjakovë, 2011.
  11. “ Haw Much Times for an age” poezi të përkthyera në gjuhë angleze. USA, “LULU”. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 2010.
  12. “Martirët e Korenicës”, Monografi. Klubi letrar “Gjon N. Kazazi”, Gjakovë, 2013.

 

 

Poezia e Engjëll I. Berishës lidhë imazhe së bashku si shtrëngim i rrezeve të diellit nën hijet e mesditës. Poezia e tij e mirëpret lexuesin në një dhomë të qetë ku dashuria dhe largimi bien në kontakt me një ton të qetë. Ajo që ka më së shumti rëndësi në këto poezi është kontakt i rastit i një dore, i një vështrimi të fundit, apo kujtimi i një fytyrë. Këto poezi janë intime me çdo gjë që zhduket shumë shpejt.

 

         Bill Wolak, SHBA.

 

Poezia e shqetësimit, e ankthit, e pësimit.

Poeti, Engjëll I. Berisha, ballafaqohet me një realitet të rëndë, tragjik, në të cilin jeton dhe krijon. Brenda këtij realiteti vetëm arti i del në ndihmë; nëpërmjet tij përballet dhe i kundërvihet – synon mbijetimin e vet si qenie. Gjithë kjo shprehet nëpërmjet imazheve e kumteve herë abstrakte, herë të drejtpërdrejta e të qarta. Struktura përkatëse gjuhësore lë shpesh përshtypjen e shprehjes së prerë dhe të shkëputur, të grimcuar e të luhatur. Poeti frymon në një vorbull që e mpin dhe ia zë frymën.  Ky ankth nuk i përket vetëm poetit, vetëm njeriut dhe botës së tij, pod he njeriut në përgjithësi; me gotë e pi si ujë mendjen e vet njeriu.

 

         Anton Nikë BERISHA

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s