Poezi nga Anila Mihali

anila Mihali

Poezi nga Anila Mihali

 

 

GJITHMONË NA PRET IKJA

 

Në stacionin e erërave priste ikja ,

Me trastë kujtimesh shpinēs rënduar.

Ne gjerdanin ku shndriste dhimbja

Lumturia verbohej vetmuar.

 

Në urbanët e lumturisë hipur pasagjerë

Nisur për një tjetër lumturi.

Pas ca vijash që ngjiteshin lart në qiell

Ikja i priste, si dhe mua tani.

 

Në udhë ikjesh ikja rri trazuar,

Mbuluar me lotin në vështrimin e fundit.

Lumturite qenkan një det i copëtuar,

presin stuhitë që kufijtë t’i zhdukin.

 

Mbeti ikja në pritje në stacionin e erërave

Syve rrëmbimtarë dua u bëj bisht

nga pas dëgjoj zërin e sirenave

Odisenë ,e njoha kur preka dashurinë.

 

 

 

BUQETË VJESHTE

 (Kushtuar ditës së parë të shkollës)

 

Vezullime të bardha sot mbi vjeshtën e parë ,

Si gajtan iu mbështollën fustanellës vjeshtore ,

Ndërsa ajo derdhet e derdhet mbi trotuar

dhe ulet me fëmijët ne banga mbi fletote.

 

Prej vitesh vjen në klasë plot kolor,

Prej vitesh më sjell mjë buqetë intime,

Fëmijët me hare e përshëndesin me dorë

Një puthje ul kokën brenda zemrës sime.

 

Ylber bëhet vjeshta në sytë që ndezin diej.

Urimi i nënave shkruar me lotin që s’ndal.

Hape gjoksin ,gatite sofrën ti vjeshtë!

Dallëndyshet e dijes nisen për udhë të gjatë.

 

Më mbetën pranë kraharorit buqetat me lule,

Fëmijëve pak vjeshtë u la vjeshta në duar .

Nga dritaret dita djepin e diellit tundëte,

Unë dehur dëshirash, të ardhmes dhuruar .

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s