Xhuljeta Kondi, në përflakjen e qiejve poetike. / Nga: Agron Shele

14184280_1762994390638521_5654575747188323957_n

Xhuljeta Kondi, në përflakjen e qiejve poetike.

 

 

Nga: Agron Shele

 

Shtëpia Botuese “Ada” në publikimet e saj më te reja  botoi dhe vëllimin poetik  “Shpërthime shpirti”  të autores Xhuljeta Kondi. Që në titull ky libër më grishi dhe imponoi tek mua ndjesitë për ta lexuar dhe për të depërtuar në  dritëthënien e vargjeve të kësaj autoreje, e cila përbrenda thjeshtësisë fjalë, ringrinte kuptime dhe figuracion, sa estetik po kaq dhe kuptimplotë për hapësirat e reja që vazhdojnë të krijohen  në botën e artit. Në këtë libër hasim një gjendje shpirtërore që duket se është në kërkim të dritës, të shpresës, besimit dhe nganjëdhimin për të fituar mbi errësirën dhe kjo përbën edhe modelin më të mirë për të sfiduar shtjellat e hidhura e për t’ u ringritur sërish drejt poltroneve jetë, ashtu sikurse është, e bardhë dhe plot dritë. Në vargjet e saj ka dlirësi, ka botëkuptimin e ideve dhe referimit rreth përditësisë, rreth shqetësimeve dhe sfidave të përballjes, ka fuqi shprehëse dhe mendësi, ka ndjenjë dhe forma përcjelljeje tek lexuesi, të cilin e tërheq në qerthullin e boshtit ideor dhe e bën atë të reflektojë, për kohën e njeriut, sendërtimin jetë dhe konceptet vizuale të tij. Kaq impresionuse bëhet me larminë e përzgjedhjeve poetike, sa shpërthimet e përtejndjesisë ngrejnë llavën muzë për të përskuqur perëndimin e ditëve në ikje, për të përflakëruar qiellin pa yje, për të çelur agimet e reja mëngjeseve të përgjumura e sfumuar nga mjegullnajat e tymta dhe e gjithe kjo në referim dhe paratezë të vullneteve njerëzore, që duhet të posedojnë kohezionin e krijuar.

Ç’ farë përbën poezia për këtë autore?

Leximi i poezive krijon idetë e qarta dhe konfiguracionin e duhur për konceptin rreth botës së shkruar, emocioneve të papërsëritshme që dhuron, por dhe mundësitë për të rrëfyer atë të përtejbrendshme që shpesh qëndron e ndydhur dhe e fshehur brenda nesh. Është më shumë se një prelud që përshfaq ngjyrat e shpirtit në dimesione të tjera, por të ravijëzuara në tablonë jetë marrin kuptime shumë të thella dhe shumë më lançuse dhe për vetë botën parafytyruese. Është diçka mistike që shtyn e të magjeps përherë me muzikalitetin fjalë, muzikalitetin tinguj që transkipton vetëm një memorie, që di të produktojë dhe stilizojë pëlhurën partiturë.

 

“Të dua poezi,

Se je flakë që ndez çdo shpirt

Je puthje, që çdo buzë t’shijon,

Je diell, që akujt në zemër shkrin,

Je eros, që çdo trup në ekstazë lodron.”

 

Këto vargje poetike prekin kufijtë e pafundme të vetë artitit poetik të shkruar, deri në teskajshmëri të ndijimit shpirt, prekin dashurinë si ndjenjë por dhe dallgë që trondit gjithë qenien, prekin farfurimën dritë dielli që ndriçon përherë përjetimet dhe çdo akull e shkrin, prekin vetë Erosin, që çdo gjendje në të fundit delir e kalon.

 

13502713_10208113485747599_3598176371738732473_o

Shpërthime shpirti

 

Poezia është e tillë që i jep mundësi komunikimi autores për të flakur tutje zhargonjtë e ndrydhur, është si një zë hyjnor që s’ njeh dhe nuk pranon mëkatin, por është dhe si metafizikë që të jep mundësinë  të zhvollosh dhe çosh shumë më larg idetë.

 

“Jeta s’ është tjetër gjë,

Veçse, një zinxhir pa fund,

Gënjeshtrash si ëndërr.”

 

Ky zinxhir i pafund kalon në vetë sugjestionin e autores dhe mbart brenda gjithë ciklet, atë të ardhjes në jetë dhe habitjes me përnjohjen e saj, më pas sfidat dhe përplasjet e pareshtura dhe së fundi një refleksion dhe rikthmim në nostalgjinë e asaj çfarë ka shkuar e çfarë ka mbetur pa u kuptuar  ( Gënjeshtrash si ëndërr – trill).  Gjithësesi në  konkluzion të plotë, por dhe poezive të tjera, mesazhi filozofik bëhet më i qartë dhe e veçon jetën si mundësi dhe përpjekje mendësie për të lënë në të gjurmët e kohës.

 

“Edhe pse, distanca në hapsirën,

Midis lindjes e vdekjes zvogëlohet

Edhe pse në jetë, furtuna kaloj,

Prap, nuk dorzohem…

Jetën e dua, dhe vdekjen s’ dua ta takoj…”

 

Këto vargje janë simbol i përpjekjes njerëzore, i triumfit mbi plagët dhimbje që shpesh ofron jeta, janë mesazh i gjallë optimizmi dhe për më tepër janë ikluiditetet e brendshme që shtyjnë dhe drejtojnë përjetë qenien drejt arsyes dhe ndërgjegjies më të kulluar të kohës.

 

Autorja Kondi, vjen me shpërthimet e saj të befta poetike për të ndriçuar atë pjesë shpirti, por dhe ato kënde të errëta, që e nesërmja të reflektojë një tjetër  rilindje dhe të mbjellë të tjera  ëndrra e shpresa njerëzore.

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s