Poezi nga Fatbardha Xhani Myslimaj

14874926_1452008281494390_1215607243_n

Poezi nga Fatbardha Xhani Myslimaj

 

 

VESË KUJTIMESH

 

Unë u largova nga ai vend,

ku fjala kurrë nuk ekzistonte

Symbyllur isha,

mos verbohesha prej mrekullive.

 

Kullonte pjalm

Shpërndahej polen i verdhë

Vesonin petalet vjollcë e të kuqe

e pikonin heshtas.

 

Harruam kohën…

Harruam ekzistencën

dhe veten te njëri-tjetri e lamë

atje…

 

Kujdesuni për lulet, thashë

Kujdesuni për kujtimet!

 

 

KOHË DHE VLERË

(gegnisht)

 

Koha s’ vlen nëse nuk e mush me ndjesitë e mia.

Unë e di mirë, ajo që unë ndjej asht’ e padukshme

Dhe nëse për nji çast përmes fjalës teme bahet e dukshme:

Nuk asht’ tamam ajo…

 

Koha s’ vlen nëse nën hijet e së shkumes kotem

Dhe çdo çasti nuk i vesh k’mishën e magjisë

Edhe sikur n’errsinën e dëshp’rimit t’zhytem pa e ditë se:

Nuk asht’ tamam ajo…

 

Koha s’vlen nëse ylberet e pas shiut s’më ndrisin

Pas çdo hidhërimi t’shijshëm të dëshiroj ma tepër

Amëlsinë e harrrimit, dhe sydritë të shoh para duke thanë:

Nuk asht tamam ajo…

 

Koha s’vlen nëse nuk rrjedh si lumë me dallgë

Dhe merr me vete kërcunj të zemërum nxitimi

Dhe me secilin lot pendimi nuk shkruj nji m’sim që m’thotë:

Nuk asht’tamam ajo…

 

Dhe nëse në nji çast… dhe nëse nji çast,

Koha ndalet

Do të them: Ishte tamam ajo

Jeta jeme…!!!

 

 

DALLGË

 

Dua të ndez zjarr në akull

T’i bie fort inatit me një gur

Të them “më fal”, si e çartur

Dua të  të dashuroj,  si dikur…

 

 

PËRPËLITJE

 

Pikuan yjet nga qielli, e ranë mby sy

Dielli u zhyt kokëulur tej në horizonte

Unë nuk pranoja dot të të humbisja ty

Dhe pse, dashuria nuk më mjaftonte…

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s