Poezi nga Roula Triantafyllou / Shqipёroi: PETRO ÇERKEZI*

 

roula-tra

Poezi nga Roula Triantafyllou

 

 

SHPIRT

 

Mister im i pashprehur
dhe unë,
qiri qё dridhet duke u shuar
në një kishëz të shkretë

 

 

 

14731180_590959761108848_1942392958854956676_n

KODRA

 

Çdo agim shkonte drejt kodrës
njё qen ndiqte besnikёrisht
gjurmët e tij
Admironte pemën
Që nё gjethnajёn e saj
dikur djalosh këndonte
për ëndёrra dhe bëma tё mёdha

Teksa thyhej mbasditja
hapat e tij shuheshin
ngadalë nё oborr

Dhe kur gjumi e kaplonte lehtë
e merrte në prehёr
mes errësirës sё thellё
qeni, i vetmi shoqёrues
i ruante gjurmët
besnikёrisht.

 

 

 

ADHURIM

 

Kisha ndërtoj
ithtar adhurimi hyjnor
Vazhdues i njё litanie shekullore
Por edhe femohues
Flamujt e mi
i djeg mohues dhe adhurues
bёhem.

 

Shqipёroi: PETRO ÇERKEZI*

 

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s