Kaltrina VB Hoti

kaltrina

Kaltrina VB Hoti

 

E lindur më  26 qershor 1967 në Hoti në Plavë.   Shkollën fillore e kreu në Prishtinë “Hasan Prishtina”   dhe shkollën e mesme të mjekësisë në “Xhevdet Doda”. Në vitin parë të fakultetit të mjekësisë e lenë folenë me të gjitha ëndrrat dhe merr rrugën e kurbetit. Në 1997 në New York mbaroi International Correspondence School-Diploma  Interior Decorating.  2009-2011 Kaltrina e kishte radio programin e saj  “Taking to Nancy and Chuck”.  Në 2011 vendos të marr një hap në krijimtarinë e artit të pikturës. Për dy vite ajo studion te piktori i njohur  Chuck DeHaan. Kaltrina deri më tani në gjuhën angleze ka botuar: “Voices”, poezi 2011, “Touch of Italian attitude in your kitchen “, Monografi e artit të kuzhinës 2014,  “Come dance with me through words of thoughts”, poezi 2013, “Dancing on the rain”, poezi 2016. Kaltrina është anëtare në Akademinë e piktorëve “FineArtAmerica”. Dy poezi të botuara në një Antologji të poezisë botërore “Serenity” të publikuara nga Eber & Wein Publishing ( ku janë poezitë e poetëve më me famë botërore duke filluar nga Edgar Allan Poe) prezantohet edhe Kaltrina VB Hoti. Me shumë sukses në gjuhën angleze mban certifikatën “Certifikata e World poetry movement “. Kaltrina VB Hoti bashkë me mësuesin e saj të pikturës Chuck DeHaan kanë botuar librin shkollor me piktura “Western coloring book “ 2009. Ndërsa në gjuhën shqipe; “Ta mora vargun”, poezi, 2016 Tetovë,  “Preke ëndrrën”, poezi, 2016 Tetovë. “Puthja sekret” është libri i tretë. Tani jeton në New York  ku vazhdon me laps dhe brushë të shënoj kohën  e kaluar dhe të përcjell eksperiencën e saj të kurbetit  nëpër mes të vargjeve dhe abstraktit në pikturë.

 

Vepra të autores: 

 

kaltrina-1

Ta mora vargun

 

 

kaltrina-5

Puthja sekret

 

 

kaltrina-2

Dancing in the Rain

 

 

kaltrina-3

Voices

 

 

kaltrina-4

Come dance with me through words of thoughts

 

 

Disa mendime pwr krijimtarin e Kaltrina VB Hoti :

 

“Më pyete kush jam?! Jam ngjyrë e qiellit që derdhet në tokë. Nuk të takoj ty as vetes.”

                                                Kaltrina VB Hoti

 

 

“Vargu i saj më merr nga bota e ngarkuar dhe më dhuron një moment të qetësisë. Më bart në një botë që dëshiron t’i kthehesh”.

                                              Piktori i madh Chuck DeHaan

 

 

“Fjala e bukur në varg është mjeshtëria dhe magjia e saj, së cilës çdo herë me thjeshtësinë dhe butësinë duke ledhatuar vargun të bëjnë të lundrosh, madje dhe të japin krahë të kalosh mbi retë e bardha”.

                                                  Shkrimtari:  Steven Harry

 

 

“Poezitë e Kaltrina VB Hoti janë të një lloi të veçantë, një “tjetërlloj”, një poezi e thurur me gjerdanë të simboleve dhe parabolave letrare, ku mbizotëron stili manjetik i minimalizmit”.

                                                    Studiuesi:  Fatmir Minguli

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s