Poems by ROULA TRIANTAFYLLOY

  Poems by ROULA TRIANTAFYLLOY     Η ΚΟΡΗ   Χρυσοκάντηλο ο ήλιος γέρνει. Ντύθηκε η θάλασσα φωτιά. Αστέρι πιάνεται στης νύχτας το καρτέρι κι η κόρη παρασύρεται στου πόθου τα νερά. Πνίγεται, ανασταίνεται Εκεί η ευτυχία κι ο θάνατος … Continue reading

PARASHIKOHET RRËZIMI I STINËVE / Poezi nga Rudina Mërkuri

rudina-merkuri

Poezi nga Rudina Mërkuri

 

 

PARASHIKOHET RRËZIMI I STINËVE

 

Ku ta gjej…,

çlirimin për vete,

për të tjerët.

Toka është lëruar nga parmenda,

nën shiun e pelerinës së shenjtë,

ku ta hedh djersën e ballit,

është përzier parfum e lodhje bashkë,

ku ta ndez jetën,

te muri i arsyes,

apo te gjymtyrët e prekur,

nga vite

shpenzuar me hall.

Janë shkurtuar ditët,

ujërat po rriten deri në përrua,

shihen gjurmë të fshehura dashurie,

zogjtë mësuan rrugën,

ku të shuanin etjen,

nga një e papritur lumturia,

mësoi se vinte nga elegjitë,

nga dhimbjet,

nga enigmat me kohë shkurtuese.

Po rritet cikloni,

po shihet ylberi,

po afrohen flakët e prekjes.

Parashikohet rrëzimi i stinëve.

 

 

Instituti i Librit dhe i Promocionit, në bashkëpunim me Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë dhe Botimet Toena, promovojnë romanin e shkrimtarit Namik Dokle “Vajzat e mjegullës”. / Nga: Irena Toçi

NJOFTIM PËR SHTYP

 

 

ftesa-namik-dokle-vajzat-e-mjegulles

PROMOVIM 

 

VAJZAT E MJEGULLËS  (roman)

NAMIK DOKLE  ( autor)

 

Instituti i Librit dhe i Promocionit, në bashkëpunim me Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë dhe Botimet Toena, promovojnë romanin e shkrimtarit Namik Dokle “Vajzat e mjegullës”.

 

 

RRETH LIBRIT

 

Vajzat e mjegullës është romani i një dashurie të madhe, ku vërshojnë ndjesitë e dashurive ekzistenciale: dashurisë për jetën, për vendlindjen, për njerëzit, për gjuhën, për zakonet identifikuese, për mitet dhe legjendat ende të gjalla; është një roman i dashurisë për të bukurën në një realitet herë-herë të shëmtuar; i dashurisë për vajzat, lulet dhe këngët e tyre, si edhe i paqtimit me fatin, duke e jetuar atë në çdo frymëmarrje.

Përmes një stili gjuhësor krejt të veçantë dhe të ngjyrosur edhe me elemente të një kulture deri diku jo krejt të njohur, Namik Dokle paraqet situata dhe vende që nxisin thellë përfytyrimin e lexuesit dhe çdo përshkrim fjalësor mbërrin të kthehet në pikturë reale e plot ngjyra. Formulimet origjinale, humori fjalësor, ironia, si veçori gjuhësore, mbushin shpesh kontrastin mes ankthit të pasigurisë dhe forcës shpirtërore identifikuese. Besnikëria ndaj gjuhës së gjallë të personazheve reale bëhet shpesh edhe forma e vetme e kundërshtisë së hapur ndaj zhargonit të pabesë të diktaturës.

 

namik-dokle

Namik Dokle

 

Goranët dhe Gora, përmes këtij rrëfimi grishës nga faqja e parë deri tek e fundit, vijnë te lexuesi përmes një simboli të fortë, që prek në mënyrë sa poetike, aq edhe tragjike sferën e vetëdijes mbi misterin dhe atë çka përcillet si e njohur e pakundërshtueshme. Po “vajzat e mjegullës”? A janë edhe ato krijesa të misterit? Ah, jo! Ato i shquajmë qartë tek lodrojnë si mjegull e bardhë nëpër faqet e këtij romani që s’duhet humbur…

Që nga dita e botimit të këtij romani, janë organizuar me dhjetëra aktivitete, si: promovimi në Panairin e Librit “Tirana 2015” (stenda Toena), promovimi në qendrën kulturore të Kukësit, në “Librarinë e Çarshisë” –

Shkup, në bibliotekën e qytetit të Elbasanit dhe atë të Beratit.

Së fundmi u përkthye në gjuhën boshnjake me titullin “Kceri magle”, përkthyer nga zëvendësrektori i Universitetit të Prizrenit, Sadik Idrizi, dhe botuar nga Shtëpia Botuese “Connectum”, një nga më të njohurat e Bosnjës si dhe u organizua promovimi i tij në Sarajevë.

 

 

irena-2

Irena Toçi

 

Botimet Toena

Rruga “M. Gjollesha”

K.P. 1420

Tirane – Albania

Tel. ++355 422 40 116

Fax  ++355 422 40 117

 

botimet.toena@gmail.com

redaksia@toena.com.al

irena.toci@gmail.com

 

http://www.toena.com.al

http://www.facebook.com/botimet.toena

http://www.facebook.com/Instituti-i- Librit-dhe-i-Promocionit

twitter.com/TOENABOTIME1

http://www.institutilibripromocioni. al

http://www.librariatoena.com

http://www.instagram.com/botimet_ toena

 

 

Zenepe Luka

Zenepe Luka   Zenepe Luka (Çekrezi), lindi në Librazhd, ku mori edhe arësimin tetëvjecar. Pasi përfundoi shkollën e mesme “Luigj Gurakuqi në Elbasan, kreu stuimet e larta në fakultetin e Shkenvace Politike Juridike në Tiranë dhe në maj të vitit … Continue reading

Nën siglën, “BOTIMET NACIONAL”, doli nga shtypi libri “BREZAT” i autore Nexhi Baushi. / Fragmente Ngjarjesh e Portretesh të një Gjenealogjie në Rrjedhë.

  Nën siglën, “BOTIMET NACIONAL”,   doli nga shtypi libri “BREZAT”   i autore Nexhi Baushi. – Fragmente Ngjarjesh e Portretesh të një Gjenealogjie në Rrjedhë.   – i pesti nga radha, por më i rëndësishëm nga përmbajtja.     … Continue reading

U mbajt Manifestimi “40 vjet me Feniksin”, organizuar nga Shoqata e Shkrimtarëve “Feniks” (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë)

 

maliqi-feniks-ballina

U mbajt Manifestimi “40 vjet me Feniksin”, organizuar nga Shoqata e Shkrimtarëve “Feniks” (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë)

 

Në këtë Manifestim të veçantë morën pjesë krijues nga Kosova, Maqedonia, nga Krahina e Preshevës, si dhe artëdashës të tjerë dhe aktivitetin e hapi Bilall Maliqi, kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve “Feniks” në Preshevë dhe e lexoi historikun e Feniksit nëpër kohë.

Në tribunën për “Feniksin” folën Demush Berisha, kryetar i Kuvendit të Shoqatës dhe Arsim Halili, nënkryetar i shoqatës.

 

Për të evokuar kujtime në foltore dolën,  Mexhid Mehmeti, Jonuz Fetahaj, Sevdail Demiri, Hysen Këqiku, Rexhep Abazi, Hasan Emërllahu, Alixhemal Salihu, Xhemaledin Salihu dhe Zeqirja Fazliu.

U ndan Mirënjohje për kontributin e dhënë për shtatë kryetarët e “Feniksit”: Hasan Emërllahut, Mexhid Mehmetit, Gani Misinit, Nijazi Aliut, Ferid Selimit, Demush Berishës dhe Bilall Maliqit.

 

Pati edhe orë letrare në të cilën lexuan Ismet Bajrami, Mexhid Mehmeti, Jonuz Fetahaj, Fatos Rushiti, Selajdin Shabani, Mehmetali Rexhepi, Havushe Kasumi, Jalldeze Kasumi, Avni Shaqiri, Lindita Berisha, Hasan Emërllahu dhe Halim Hasani i lexoi disa aforizma.

Në këtë Manifestim ishin prezent edhe shkrimtarët: Tahir Dalipi, Kurtesh Veliu, Mejdi Shabani, Rrahman Hyseni./Titulli.com/

 

Në fund për të pranishmit u shtrua një drekë tek restaurant “Antika” në Preshevë.

 

 

Takohemi për një libër : Festivali Letrar për të Rinj në bashkëpunim me gjimnazin “Sami Frashëri”, Tiranë lexon në Parkun Rinia / Nga: Irena Toçi

Takohemi për një libër     Festivali Letrar për të Rinj në bashkëpunim me gjimnazin “Sami Frashëri”, Tiranë lexon në Parkun Rinia.     Instituti i Librit dhe i Promocionit & Botimet Toena ju ftojnë të bëheni pjesë e këtij … Continue reading

PROFETI I URUAR ( Dritëro Agollit, Nderit të Shkrimtarëve Shqiptarë, për 85 vjetorin e lindjes ) / Nga: Albert HABAZAJ

 

Dritero Agolli portrete, Tirane  Albania

PROFETI I URUAR

 

Dritëro Agollit, Nderit të Shkrimtarëve Shqiptarë, për 85 vjetorin e lindjes

 

                                                                                           

Ka gjasa të arta ndër viset tona:

Njeriu merr formë pishtari drite,

Ky djalë Devolli, nip nga Kolonja

Mirësi mbjell e diell nëpër vite.

 

Me shpirt yjetar, me frymën e Gjakut

Për shqiptar’ shfaqet si portret i Fatit,

Ngrihet Dritëroi emblemë e Pragut,

I urt’ Plaku i Bardhë i Formatit,

 

I Formatit tonë të pastër gjenetik,

Kur më shfaqet si dre, kur si dragoi,

Stuhi vetëtimash ndez vesit të lig,

Me virtytin vëllazëror ndrit Dritëroi.

 

Për Formatin e Fjalës fluturon dragua,

Për Shqipen e Naimit – mbrojtës si dre,

Profetin e uruar un’ e dua

Për nderin mbi tokë, për emrin mbi re.

 

Se, që e kam takuar, ndihem me fat,

Nga puls’ i dinjitetit të tij kam marrë.

Det me shëndet i nis nga buzëdeti vlonjat

Që pleqërinë me teka ta heqë zvarrë…

 

Ujë i Ftohtë, Vlorë, e njte, 13 Tetor 2016

 

 

Albert abazaj

Nga: Albert HABAZAJ

 

Poezi nga Genta Kaloçi

genta foto libri

Poezi nga Genta Kaloçi

 

 

Hiri im!!

 

Me hirin tim buzë detit luaj,

hyjnorja diku pranë teje lozonjaren bën,

koha kaloi, vitet rodhën

bashkë me to dhe ti në rrymën e jetës.

 

Në shkumën e dallgëve shikimin hedh,

e humbur, e shkujdesur çastet tona kujtoj,

premtimet e dhëna nën dritën e zbehtë të hënës,

kujtoj e qesh, më prit e dashur, do vi do më gjesh…

 

Jeta bëri të sajën e në paralel u ndalëm.

 

 

VETËM TI!

 

Të ëndërroj,

kam vite që të kërkoj,

çdo dhimbje te Ti

gjente shërim,

çdo lot i hidhur,

shpresonte tek Ti.

 

Çdo dashuri,

uroja të ishe Ti,

çdo ndarje,

më sillte te Ti,

çdo puthje,

dëshironte të shijonte Ty,

çdo përkëdhelje,

të të ndjej Ty.

 

Në çdo prekje,

gjysmën e trupit tim kërkoja

Në çdo frymëmarje,

me shpirtin tim të njihesha.

Gjysmën time kërkoja,

e nesërmja më solli te Ti.

 

Asgjë nuk mohoj,

Asgjë nuk ndryshoj

Kudo gjendesh Ti,

Gjithçka përmban Ty.

 

 

Shqipëria e mileniumit të ri!

 

Alabakët etërve të tyre ballistë e tradhëtarë,

Pseudokomunistë e pseudoatdhetarë,

Politikanët e dështuar për një fiksim të revolucionit erotik.

Me planprojekte të shitura nën gji.

Eh, çfarë, mund të thuash, më tepër

për vendin tim?!

Në çerek shekull i përmjerrë, e i dhjerë nga kriminelë,

Martirë të vetëshpallur në sulm për dëmshpërblim,

Pseudopolitikanë pa kandar e kalem

Mallistë, zagarë, analfabet funksionalë.

Kriminaliteti lulëzon në Meksikën e europës,

Çdo kush gjen strehë sipas IBAN llogarisë,

Drogë dhe hashash,

Afganistan, në rajonin ballkanik.

Të drejtat e punëtorit, më parë I gjen në Afrikë,

Sindikata, më të organizuara në Indi,

Krahu i lirë i punës, modeli i suksesit Bangladeshian,

Reflektimi i borxhit publik në fasadat e pallateve tuaj eksentrik.

Aspekti fetar, çamurr ndërkombëtarisht,

Besimi në zot,

një arsye më tepër të mungojmë me arsye nga zyrat e shtetit,

të hamë e të festojmë nën frymën e ‘harmonisë’.

Paganë/ ateistë të shënuar për një rrogë,

në borderotë e zotave anarkist.

Politikisht, fenomenal, një eksperiment I dështuar që në qelizë.

Ekonomikisht, një shembull ekzemplar në librat universitar.

Me dy fjalë miqtë e mi,

Çtë thuash më tepër

për këtë katandi..

Ky është vendi I ri

I pagëzuar nën flakët e pseudodhimokracisë

E dalë nga pseudointelektualë

Të dobët, pa formimin minimal.

Ky është vendi im,

25 breza vetshkatërrim,

25 breza të lënë në udhëkryq,

25 breza të vdekur pa lindur akoma,

25 breza pa të shkuar, suksesin e mohuan,

25 breza, pa të tashme, fatalitetin, krimin, justifikuan

25 breza pa të ardhme, dergjen rrugëve.

Ky pra është vendi im,

në të famshmin mileniumin e ri,

Model suksesi i krimit politik.

 

 

The Nobel Prize in Literature 2016 was awarded to Bob Dylan “for having created new poetic expressions within the great American song tradition”.

  The Nobel Prize in Literature 2016 was awarded to Bob Dylan “for having created new poetic expressions within the great American song tradition”.   US folk singer-songwriter Bob Dylan has been awarded the Nobel Prize for Literature for having … Continue reading