Egzorçizmi i Shêjtnisë së Tij, Papës Leonit XIII, dhe paragrafi i zhdukun. / Përgaditi : Ilyricum Sacrum

Egzorçizmi i Shêjtnisë së Tij, Papës Leonit XIII, dhe paragrafi i zhdukun.

 

Përgaditi : Ilyricum Sacrum

http://nenaekeshillittemire.blogspot.com/

 

 

statuje

Statujë e Arkengjëllit sh’Mikael në Ukrainë.

 

 

Lutja e egzorçizmit kundër satanit dhe engjëjve apostatë kjé hartue prej Shêjtnisë së Tij, Papës Leonit XIII, me 13 Tetuer 1884, mbas vizjonit misterjoz e t’mbinatyrshëm që ky Papë pati po at ditë, mbas përfundimit të Meshës shêjte. Kjo lutje shêjte meriton me u rrecitue shpesh, prej tanve, publikisht dhe privatisht, për me shporrë djajtë, për zvoglimin e aktivitetit të tyne prevers mbi mkatnorët, për ruejtjen e Kishës Katolike, Atdheut e familjeve prej tragjedive të mëdha (Mgr. Guérard Des Lauriers O.P.), që duket se po afrohen për herë e ma shumë mbi kyt brez të soçëm adulter e apostat.

 

Me 13 Tetuer 1884, mbas celebrimit të Meshës shêjte n’Kishen Vatikane, i rrethuem prej disa kardinajve dhe pjestarve të tjerë të Vatikanit, Shêjtníja e Tij, Papa Leoni XIII, u ndal papritmas te kâmbët e elterit dhe qëndroi aty gadi 10 minuta, si n’ekstazë, me nji shkëlqim dritet mbi fytyrë. Mandej menjiherë shkoi n’zyren e tij ku shkroi lutjen e egzorçizmit kundër satanit dhe engjëjve të rebeluem. Papa urdhnoi që kjo lutje t’rrecitohej përçdo herë mbas çdo Meshet shêjte, në tanë botën katolike. Ma vonë Selija-Shêjte urdhnoi që nji formë e shkurtueme e egzorçizmit s’bashkut me disa lutje tjera të rrecitohen publikisht mbas çdo Meshet shêjte ; kto lutje quhen ndryshej edhe Lutjet Leonine, që sod nuk rrecitohen mâ n’dioqeza :

 

« AVE MARIA, gratia plena, Dominus tecum, benedicta tu in mulieribus et benedictus fructis ventris tui, Jesus. Sancta Maria, Mater Dei, ora pro nobis peccatoribus, nunc et in hora mortis nostrae. Amen. (3 herë)

 

« Salve Regina, Mater misericordiae, vita, dulcedo, et spes nostra, salve. Ad te clamamus, exsules filii Evae. Ad te suspiramus gementes et fientes in hac lacrymarum valle. Eia ergo, Advocata nostra, illos tuos misericordes oculos ad nos converte. Et Jesum, benedictum fructum ventris tui, nobis, post hoc exilium, ostende. O clemens, o pia, o dulcis Virgo Maria.

 

  1. Ora pro nobis, sancta Dei Genitrix.
  2. Ut digni efficiamur promissionibus Christi.

 

« V. Oremus. Deus, refugium nostrum et virtus, populum ad te clamantem propitius respice ; et intercedente gloriosa, et immaculata Virgine Dei Genitrice Maria, cum beato Joseph, ejus Sponso, ac beatis Apostolis tuis Petro et Paulo, et omnibus Sanctis, quas pro conversione peccatorum, pro libertate et exaltatione sanctae Matris Ecclesiae, preces effundimus, misericors et benignus exaudi. Per eundum Christum Dominum nostrum.

 

  1. Amen.

 

« Sancte Michael Archangele, defende nos in proelio ; contra nequitiam et insidias diaboli esto praesidium. Imperet illi Deus, supplices deprecamur : tuque, Princeps militiae Caelestis, satanam aliosque spiritus malignos, qui ad perditionem animarum pervagantur in mundo, divina virtute in infernum detrude.

 

  1. Amen.

 

« V. Cor Jesu sacratissimum.

  1. Miserere nobis.
  2. Cor Jesu sacratissimum.
  3. Miserere nobis.
  4. Cor Jesu sacratissimum.
  5. Miserere nobis. » (Prej Mesharit Romak tradicjonal).

 

« Ma vonë, i pvetun se çka kishte ndodhë, Papa rrëfeu se kur po bahej gadi me u largue prej shkallve t’elterit, papritun kishte ndig’jue dy zana, që vijshin prej shêjtit tabernakël : nji zâ i butë dhe i mirë, dhe nji tjetër gryksuer dhe i ashpër.

 

« Zani gryksuer, zani fodull i satanit thërriste : “un mundem me e shkatrrue Kishen Tande”.

 

« Zani i butë i KRISHTIT Zot : “Mundesh ti ? Atherë, shkatrroje pra”.

 

« satani : Për kyt gjâ kam nevojë për ma shumë kohë, për ma shumë pushtet”.

 

« KRISHTI Zot : Sa kohë ? Sa pushtet ?

 

« satani : “75 deri n’100 vjet dhe nji pushtet ma t’madh mbi ata që vêhen n’shërbimin tem.”

 

« KRISHTI Zot : “Të nap edhe kohën, edhe pushtetin. Ban me ta çka t’duesh.” ».

 

(“Revista e urdhnit shekullar të sh’Agustinit”; Dhetuer 1981, New-York).

 

Teksti apo formula origjinale e egzorçizmit të Papës Leonit XIII u botue integralisht prej shtypshkrojave të Vatikanit deri n’vjetin 1903, vitin e vdekjes së Papës Leonit XIII. Mbas ktij vjeti, kjo formulë u botue me coptime, fakt që len me mendue g’jatë mbi veprimtarinë infiltruese anmike n’zemren e Krishtënimit ; jo kot Shëlbuesi lejoi nji tradhtar si Juden me penetrue deri n’Kolegjin e Apostujve, për me shërbye si msim për brezat e ardhshëm.

 

Paragrafi profetik i shkëputun prej Egzorçizmit të Papës, çuditnisht i zhdukun prej tana botimeve të tjera mbas vjetit 1903, profetizon nji kohë t’ardhme kur froni i nji anti-pape ose i disa anti-papve do t’vendoset bash në Vatikan, aty ky kje themelue Froni shêjt apo Selija-Shêjte e shën Pjetrit dhe pasardhsve të tij legjitim :

 

« Anmiq shumë tinzàrë dhe t’pafé kanë mbushë me idhnim Kishen Katolike, Nusen e Qingjit t’papërlyem… dhe kanë vue duert e tyne mbi gjithçka që ajo ka mâ t’shêjtë. Aty ku Froni i sh’Pjetrit dhe i s’vërtetës kjé krijue si nji dritë për kombet, njatý kta anmiq kanë vue fronin e tyne të neverisë dhe t’mosbesimit, në mnyrë që mbasi t’i bien Bariut [Papës], t’munden me shpërndâ grégjen [besimtarët]. O shêjti Mikael, Gjeneral i pamposhtun, ejani, pra, në ndihmë të popullit të Zotit kundër sulmeve të shpirtnave të kqinj e nepja fitoren dhe triumfin. » (Paragrafi i zhdukun prej egzorçizmit të Papës Leoni XIII, 13 Tetuer 1884).

 

Lind pyetja : Kush ka pasë interes me u rebelue kundër urdhnave të Papës Leonit XIII dhe Selisë-Shêjte që na komandojnë me rrecitue mbas çdo Meshet shêjte lutjen egzorçizuese kundër satanit dhe djajve të tjerë të mallkuem ? Kush ka pasë interes me zhdukë nji paragraf aq kapital, që sod duket botnisht se asht përmbushë dhe realizue me përpikmëní ? A mundet Kisha Katolike Romake me hjekë e me rrzue muret e barrjerat e saja mbrojtse n’luftën e saj t’vazhdueshme kundër anmikut ?

 

Përgjigja asht e thjesht n’kjoft se kujtojmë 4 shêjat dalluese të Kishës së VETME hyjnore të JEZU-KRISHTIT, Kishës Katolike Romake, t’cillat rrecitohen prej tanë katolikve në Meshen shêjte. Etnit e Kishës Katolike kishin nji mnyrë t’pagabueshme me dallue Kishen hyjnore të KRISHTIT Zot prej sekteve të tjera jokatolike, sidomos prej atyne sekteve që dukeshin apo pretendojshin se ishin Kisha Katolike e JEZU-KRISHTIT. (Abati Berthier, “Sintezë e teologjisë dogmatike dhe morale”, vjeti 1928, f. 36).

 

Kjo metodë bazohet në identifikimin e katër shêjave pozitive apo tipareve dalluese të Kishës Katolike, shêja që vetëm Kisha Katolike i zotnon integralisht dhe asnji kishë tjetër nuk i ka të tana, megjithse ndonjêna prej ktyne kishave apo sekteve jokatolike mundet me pasë ndonji prej ktyne shêjave. Kto katër tipare i kanë rrâjët në vetë Simbolin e Fesë të Nicesë, i cilli u hartue prej Etënve të Koncilit të I Ekumenik të Nicesë, në vjetin 325 A.D. dhe u plotsue në vjetin 381 A.D., në Konçilin e II Ekumenik të Konstantinopojës.

 

Në kyt Simbol thuhet se Kisha Katolike asht Nji, Shêjte, Katolike dhe Apostolike.

 

« [Credo] Et in Unam, Sanctam, Catholicam, et Apostolicam Ecclesiam… » (“Nicea Symb.”, Denzinger n. 85).

 

(“Besoj n’Nji Kishë, Shêjte, Katolike dhe Apostolike.” – Simboli i Nicesë, Denzinger n. 85).

 

Mbas vjetit 1965, prej Vatikanit dhe dioqezave n’mbarë botën, shohim përhapjen e disa doktrinave që mohojnë unitetin e Kishës Katolike, shêjen e saj të parë dalluese ; qé ndonji shembull :

 

« Kisha Katolike ka bâ mkat kundër bashkimit. » (Gjon Pali II, “Ut Unum Sint : 34”, 25 Maj 1995)

 

« Kisha Katolike âsht e papërlyeme dhe e pagabueshme.» (Papa Piu XII, “Mystici Corporis Christi : 66”, 29 Qershuer 1943)

 

« Kisha Katolike ka bâ mkat kundër unitetit. » (Pseudo-konçili i II i Vatikanit mbi ekumenizmin, dekreti “Unitatis redintegratio”, sesjoni 5, 21 Nanduer 1964).

 

« Të gjitha msimet e Magjisterit të Kishes Katolike janë t’pagabueshme dhe t’pandryshueshme. » (Papa Piu IX, Denzinger n. 1839)

 

« Kisha Katolike nuk ka unitet. » (Gjon Pali II, “Ut Unum Sint : 7-10”, 25 Maj 1995).

 

« Kisha Katolike ka unitet të plotë. » (Papa Leoni XIII, “Satis Cognitum : 4-5”, 29 Qershuer 1896)

 

Për ma tepër, mbas vjetit 1965, prej Vatikanit konstatojmë shpalljen e doktrinave jokatolike që mohojnë konvertimin e t’pafeve në Fenë hynore të JEZU-KRISHTIT, pra mohojnë shêjen e saj të katërt dalluese, Apostolicitetin e Kishës Katolike :

 

Me 18 Maj 2013, Françesku-Bergoglio shprehej kshtu :

 

« Duhet nxitë lirija fetare e ndërgjegjes për të gjithë, për të gjithë, sejcili, burrë apo grue, duhet me kênë i lirë me shpallë fenë e vet, cilado kjoft ajo. »

 

« Prozelitizmi (konvertimi) asht nji absurditet i madh dhe nuk ka asnji kuptim. » (Bergoglio n’takimin me Eugenio Scalfari, 24 Shtatuer 2013).

 

« Konvertimi i jokatolikve asht nji pengesë për unitetin e Kishës. » (Pseudo-konçili i II i Vatikanit mbi ekumenizmin, Dekreti “Unitatis redintegratio” : 24, sesjoni 5, 21 Nandor 1964).

 

Në t’kundërt, Apostoliciteti i Kishës Katolike vërtetohet prej vetë fjalve hyjnore të Shëlbuesit, Zotit tonë JEZU-KRISHTIT :

 

« Shkoni pra, msoni tana kombet dhe pagzojini n’emen t’Atit e t’Birit e t’Shpirtit-Shejt. Msojini me i mbajtë gjithçka që ju kam urdhnue. E jam me jue, tana ditët, deri në fundin e botës. » (Sh’Mateu XXVIII, 19-20)

 

« Dhe JEZUSI u tha Apostujve : “Shkoni në tanë boten dhe predikoni Unjillin çdo njirit ; aj që ka me besue dhe ka me u pagzue ka me u shelbue ; aj që nuk ka me besue, ka me u dënue. » (Sh’Marku XVI, 15-16)

 

« O Timoté, ruej Traditen, tuej shmangë të rejat profane t’fjalve dhe kontradiktat e nji shkence që mban në mnyrë të rrême kyt êmën. Disa kanë hupë Fenë sepse kanë praktikue kto t’reja dhe kto kontradikta. Hiri i Zotit kjoft me ty ! Amen. » (1 Timoteut VI, 20-21)

 

« Ata thrrasin n’diskutime e n’debate tanë njerzit pa përjashtim : prej t’pafeve e deri te ata që janë të ndamë prej KRISHTIT apo që mohojnë hyjninë dhe natyren e misionit të Tij. Kto lloj përpjekjesh nuk kanë asnji t’drejtë me u pranue prej katolikve, sepse ato bazohen n’opinjonin e gabuem se të tana besimet janë pak a shumë të mira, të vërteta dhe të lëvdueshme.

 

« … Jo vetëm që përkrahsit e ktij opinjoni janë krejtsisht n’gabim, por në t’njêjten kohë ata mohojnë dhe shtrêmbnojnë kuptimin e Fesë së vërtetë Katolike Romake, tuej râ kshtû pak kah pak në natyralizëm dhe në ateizëm. Për rrjedhojë, âsht plotsisht e kjartë se ata që përkrahin ose që bashkohen me përhapsit e ktij opinjoni t’gabuem braktisin totalisht Fenë hyjnore Katolike të zbulueme prej Zotit. » (Papa Piu XI, Incikliku “Mortalium Animos”, 6 Janar 1928).

 

Kto pak shembuj që citova ma nalt vërtetojnë kjartë se, mbas vdekjes së Shêjtnisë së Tij, Papës Piu XII, e kryesisht mbas vjetit 1965, nuk asht Kisha Romake, Nji, Shêjte, Katolike dhe Apostolike, që flet prej Vatikanit dhe dioqezave, tuej konfirmue me përpikmëní fjalët profetike të Shêjtnisë së Tij, Papës Leonit XIII :

 

« … Aty ku Froni i sh’Pjetrit dhe i s’vërtetës kjé krijue si nji dritë për kombet, njatý kta anmiq kanë vue fronin e tyne të neverisë dhe t’mosbesimit, në mnyrë që mbasi t’i bien Bariut [Papës], t’munden me shpërndâ grégjen [besimtarët]. » (Prej paragrafit të zhdukun të egzorçizmit të Papës Leoni XIII, 13 Tetuer 1884).

 

Shtesë : Vijon teksti i plotë i Egzorçizmit të Papës Leonit XIII kundër satanit dhe engjëjve apostatë.

 

 

EXORCISMUS in satanam et angelos apostaticos

 

Jussu Leonis XIII, Pont. Max. Editus

 

 

In nomine Patris, et Filii, et Spiritus Sancti. Amen.

 

Psalmus lxvii

 

Exsurgat Deus et dissipentur inimici ejus : et fugiant qui oderunt eum a facie ejus.

 

Sicut deficit fumus, deficiant ; sicut fluit cera a facie ignis, sic pereant peccatores a facie Dei.

 

Psalmus xxxiv

 

Judica Domine nocentes me expugna impugnantes me.

 

Confundantur et revereantur quærentes animam meam.

 

Avertantur retrorsum et confundantur  cogitantes mihi mala.

 

Fiant tamquam pulvis ante faciem venti: et Angelus Domini coarctans eos.

 

Fiat via illorum tenebræ, et lubricum : et Angelus Domini persequens eos.

 

Quoniam gratis absconderunt mihi interitum laquei sui : supervacue exprobraverunt animam meam.

 

Veniat illi laqueus quem ignorat ; et captio quam abscondit, apprehendat eum : et in laqueum cadat in ipsum.

 

Anima autem mea exsultabit in Domino: et delectabitur super salutari suo.

 

Gloria Patri, et Filio, et Spiritui Sancto,

 

Sicut erat in principio, et nunc et semper, et in sæcula sæculorum. Amen.

 

AD S. MICHALEUM ARCHANGELUM

 

PRECATIO

 

Princeps gloriosissime cœlestis militiæ, sancte Michael Archangele, defende nos in prœlio et colluctatione, quæ nobis est adversus principes et potestates, adversus mundi rectores tenebrarum harum, contra spiritualia nequitiæ, in cœlestibus (Ephes. vi, 12). Veni in auxilium hominum ; quos Deus creavit inexterminabiles, et ad imaginem similitudinis suæ fecit, et a tyrannide diaboli emit pretio magno (Sap. ii, 23 – I Cor. vi, 20).

 

Prœliare hodie cum beatorum angelorum exercitu prœlia Domini, sicut pugnasti olim contra ducem superbiæ luciferum et angelos ejus apostaticos ; et non valuerunt, neque locus inventus est eorum amplius in cœlo. Sed projectus est draco ille magnus, serpens antiquus, qui vocatur diabolus et satanas, qui seducit universum orbem ; et projectus est in terram, et angeli ejus cum illo missi sunt (Apoc. xii, 8-9).

 

En antiquus inimicus et homicida vehementer erectus est. Transfiguratus in angelum lucis, cum tota malignorum spirituum caterva, late circuit et invadit terram, ut in ea deleat nomen Dei et Christi ejus, animasque ad æterna gloriæ coronam destinatas furetur, mactet ac perdat in sempiternum interitum. Virus nequitiæ suæ, tamquam flumen immundissimum, draco maleficus transfundit in homines depravatos mente et corruptos corde ; spiritum mendacii, impietatis et blasphemiæ ; halitumque mortiferum luxuriæ, vitiorum omnium et iniquitatum.

 

Ecclesiam, Agni immaculati sponsam, vaferrimi hostes repleverunt amaritudinibus, inebriarunt absinthio ; ad omnia desiderabilia ejus, impias miserunt manus. Ubi sedes beatissimi Petri et Cathedra veritatis ad lucem gentium constituta est, ibi thronum posuerunt abominationis impietatis suæ ; ut percusso pastore, et gregem disperdere valeant. Adesto, itaque, Dux invictissime, populo Dei contra irrumpentes spiritales nequitias, et fac victoriam.

 

Te custodem et patronum sancta veneratur Ecclesia ; te gloriatur defensorem adversus terrestrium et infernorum nefarias potestates ; tibi tradidit Dominus animas redemptorum in superna felicitate locandas. Deprecare Deum pacis, ut conterat satanam sub pedibus nostris, ne ultra valeat captivos tenere homines, et Ecclesiæ nocere. Offer nostras preces in conspectu Altissimi, ut cito anticipent nos misericordiæ Domini (Ps. lxxviii, 8), et apprehendas draconem serpentem antiquum, qui est diabolus et satanas, ac ligatus mittas in abyssum, ut non seducat amplius gentes (Apoc. xx, 3).

 

Hinc tuo confisi præsidio ac tutela, sacra Sanctæ Matris Ecclesiæ auctoritate, ad infestationes diabolicæ fraudis repellendas in nomine Jesus-Christi Dei et Domini nostri fidentes et securi aggredimur.

 

  1. Ecce Crucem Domini, fugite partes adversæ.

 

  1. Vicit leo de tribu Juda, radix David.

 

  1. Fiat misericordia tua, Domine, super nos.

 

  1. Quemadmodum speravimus in te.

 

  1. Domine, exaudi orationem meam.

 

  1. Et clamor meus ad te veniat.

 

  1. Dominus vobiscum.

 

  1. Et cum spiritu tuo.

 

Oremus.

 

Deus et Pater Domini nostri Jesu Christi, invocamus nomen sanctum tuum, et clementiam tuam supplices exposcimus : ut per intercessionem immaculatæ semper Virginis Dei Genitricis Mariæ, beati Michaelis Archangeli, beati Joseph ejusdem beatæ Virginis Sponsi, beatorum Apostolorum Petri et Pauli et omnium sanctorum, adversus satanam, omnesque alios irnmundos spiritus, qui ad nocendum humano generi animasque perdendas pervagantur in mundo, nobis auxilium præstare digneris. Per eumdem Christum Dominum nostrum. R. Amen.

 

EXORCISMUS

 

Exorcizamus te, omnis immunde spiritus, omnis satanica potestas, omnis incursio infernalis adversarii, omnis legio, omnis congregatio et secta diabolica, in nomine et virtute Domini nostri Jesu + Christi, eradicare et effugare a Dei Ecclesia, ab animabus ad imaginem Dei conditis ac pretioso divini Agnis sanguine redemptis + . Non ultra audeas, serpens callidissirne, decipere humanum genus, Dei Ecclesiam persequi, ac Dei electos excutere et cribrare sicut triticum + .

 

lmperat tibi Deus altissimus +, cui in magna tua superbia te similem haberi adhuc præsumis ; qui omnes homines vult salvos fieri, et ad agnitionem veritatis venire (I Tim. ii, 4).

 

lmperat tibi Deus Pater + ;

 

imperat tibi Deus Filius + ;

 

imperat tibi Deus Spiritus Sanctus +.

 

lmperat tibi majestas Christi, æternum Dei Verbum caro factum + , qui pro salute generis nostri tua invidia perditi, humiliavit semetipsum factus obediens usque ad mortem (Phil. ii, 8) ; qui Ecclesiam suam edificavit supra firmam petram, et portas inferi adversus eam numquam esse prævalituras edixit, cum ea ipse permansurus omnibus diebus usque ad consummationem sæculi (Math. xxviii, 20.).

 

Imperat tibi sacramentum Crucis +, omniumque christianæ fidei Mysteriorum virtus +.

 

Imperat tibi excelsa Dei Genitrix Virgo Maria + quæ superbissimum caput tuum a primo instanti Immaculatæ suæ Conceptionis in sua humilitate contrivit.

 

Imperat tibi fides sanctorum Apostolorum Petri et Pauli, et ceterorum Apostolorum + .

 

lmperat tibi Martyrum sanguis, ac pia Sanctorum et Sanctarum omnium intercessio + .

 

Ergo, drago maledicte et omnis legio diabolica, adjuramus te per Deum + vivum, per Deum + verum, per Deum + sanctum, per Deum qui sic dilexit mundum, ut Filium suum unigenitum daret, ut omnis qui credit in eum non pereat, sed habeat vitam æternam (Jo. iii, 15) :

 

Cessa decipere humanas creaturas, eisque æternæ perditionis venenum propinare : desine Ecclesiæ nocere et ejus libertati laqueos injicere. Vade satana, inventor et magister omnis falIaciæ, hostis humanæ salutis. Da locum Christo, in quo nihil invenisti de operibus tuis ; da locum Ecclesiæ uni, sanctæ, catholicæ, et apostolicæ, quam Christus ipse acquisivit sanguine suo. Humiliare sub potenti manu Dei ; contremisce et effuge, invocato a nobis sancto et terribili nomine Jesu, quem inferi tremunt, cui Virtutes cœlorum et Potestates et Dominationes subjectæ sunt ; quem Cherubim et Seraphim indefessis vocibus laudant dicentes : Sanctus, Sanctus, Sanctus Dominus Deus Sabaoth.

 

  1. Domine, exaudi orationem meam.

 

  1. Et clamor meus ad te veniat.

 

  1. Dominus vobiscum.

 

  1. Et cum spiritu tuo.

 

Oremus.

 

Deus cœli, Deus terræ, Deus Angelorum, Deus Archangelorum, Deus Patriarcharum, Deus Prophe-tarum, Deus Apostolorum, Deus Martyrum, Deus Confessorum, Deus Virginum, Deus qui potestatem habes donare vitam post mortem, requiem post laborem ; quia non est Deus præter te, nec esse posset esse nisi tu creator omnium visibilium et invisibilium, cujus regni non erit finis : humiliter majestati gloriæ tuæ supplicamus, ut ab omni infernalium spirituum potestate, laqueo, deceptione et nequitia nos potenter liberare, et incolumes custodire digneris.

 

Per Christum Dominum nostrum.  Amen.

 

  1. Ab insidiis diaboli,

 

  1. Libera nos Domine.

 

  1. Ut Ecclesiam tuam secura tibi facias libertate servire ;

 

  1. Te rogamus, audi nos.

 

  1. Ut inimicos sanctæ Ecclesiæ humiliare digneris;

 

  1. Te rogamus, audi nos.

 

Ne reminiscaris Domine delicta nostra, vel parentum nostrorum : neque vindictam sumas de peccatis nostris (Tob. iii, 3).

 

Pater noster…

 

Et aspergatur locus aqua benedicta.

 

MAGNIFICAT.

 

 

« O shêjti Mikael, Gjeneral i pamposhtun, ejani, pra, në ndihmë të popullit të Zotit kundër sulmeve të shpirtnave të kqinj e nepja fitoren dhe triumfin. » (Idem.)

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s