Një promovim plot me mbresa / Nga : Përparim Hysi

Një promovim plot me mbresa

 

 

Perparim hysi

Nga : Përparim  Hysi

 

Një grup miqësh të shkrimtarit Mystehak Xhemali udhëtuam nga Tirana për në Roskoves të rrethit Fier. Grupi  ynë përbëhej nga Profesor Myslim Pasha që në vizionin tim (besoj e  meriton),  mbiemrit t’i shtojë dhe atributin “Deti”, se është ky, MYSLIM  PASHA që jo vetëm  luftoi me jargavaçët që donin të zhvendosnin kufirin tonë detar në dobi të Greqisë, por jo vetëm luftoi, po e fitoi betejën (Gjykata Kushtetuese e hodhi poshtë”pazarin” e ndyrë të atyre që, gjasme,”ngjirren” për interesat e Atdheut); me ZONJËN e NDERUAR,FATMIROSHE  XHEMALI, botuese e “FILARA” ku Mystehak Xhemali ka botuar librat e tij dhe me poetin dhe shkrimtarin Faslli Canaj. Pra, qemë pak ekip mikst dhe, ngaqë  të gjithë jemi me origjinë nga Fieri, si të thuash, po “vuanim sindromën e thirrjes së gjakut”, malli për vendlindjen.

Udhëtonim drejt Roskovecit me ftesë të drejtpërdrejtë të kryebashkiakes, Zonjës MAJLINDA BUFI. Ajo dhe na priti tek Pallati i Kulturës së Bashkisë dhe, pasi bëmë një vizitë panaromike në pallat, prisnim orën 12, kur dhe do fillonte takimi.

Drejtori i Pallatit të kulturës së Bashkisë Roskovec, Thoma Goga, sikur i ka dhënë një frymëmarrje tjetër veprimatrive të kësaj qendre kulturore. Por, pa kaluar në  atë takim mbresëlënës, do isha fare i padrejtë, nëse nuk do  bëja sikur mos vija re ndryshimet aq për mirë, jo vetëm në qendrën e qytetit, por dhe në rrethinat e kësaj bashkie. Zonja Majlinda Bufi,  me arsim të lartë profesional në fushën e ndërtimeve ( ajo është inxhiniere ndërtimi), për të qenë  edhe më e plotë  si pushtetare, është e diplomuar dhe si ekonomiste. Për aq kohë sa ajo e drejton këtë Bashki, meriton atë thënien: një fshat që duket nuk do  kallaus. Vetëm të shohësh infrasturkturën rreth e qark bashkisë dhe, menjëherë,e vë re dorën  prej nikoqireje që di të administrojë resurset që ka  njësia e saj administrative. Është jo vetëm dinamike, por dhe entuziaste: na paraqet përpara gjithë projektplanet jo vetëm brenda qytetit, por deri tej në fshatra. Ajo, ZONJA MAJLINDA BUFI, e sheh Bashkinë si shtëpinë e saj dhe këtë “shtëpi” me gjithë resurse do ta bëjë sa më të bukur , duke vjelë vlera materiale dhe kulturore dhe për t’i “ricikluar” në dobi të komunitetit.

Pse i hanë “brirët” për të promovuar vlera, secilit prej nesh na ofroj ndonjë ftesë të veçantë: Më 28 tetor 2016, në ora 10 pranë Kishë së SHËNKOLLIT në KURJAN (Kurjani është fshat i kësaj bashkie), bëhet FESTA E ULLLIRIT!!! Tek morëm nga një ftesë të tillë, të gjithë u mbresuam. Në këtë festë (model panair) demonstrohen si  në një kohë të “harruar” për arsye subjektive, tradita e përpunimin të ullirit,deri tek “vaji i këmbëve”. Pra, kjo ZONJË nuk është si ujë i ndënjur dhe nuk e ka kthyer karriken e pushtetit në “sfungjer” për të thithur sa më shumë fitime për veten e saj, por në dobi të gjithë atyre që e kanë votuar apo dhe që nuk e kanë votuar. Komunikuese dhe harmonioze edhe me vartësit dhe me nënkryetarët (përfaqësojnë krahë të ndryshën në politikë), ajo me punën e saj, është e zgjedhur në Shoqatën e Bashkiakëve (femra)  dhe, së afërmi ka për të mbajtur një ligjëratë në një takim ndërkombëtar në Luksemburg.

*    *    *

Takimi filloi në ora 12 dhe kryetarja e Bashkisë, na  uroj që iu përgjigjëm ftesës dhe foli për dinamikën në fushën  e letërsisë dhe artit në këtë bashki. Promovimi bëhej enkas në muajin tetor që, tradicionalisht, është si muaji  i letërsisë.

Pas fjalës së saj, folëm nga pak  të tërë, ne, të ardhurit, dhe, mandej, pjesëmarësit që kishin mbushur sallën e pallatit.

Organizatorët, me drejtorin aq punëtor, Thoma Goga, kishin marrë masa që, takimi, të qe sa më i larmishëm. Pas çdo diksutanti, lexoheshin pasazhe sa  më pikante të librave, të shkrimtarit Mystehak Xhemali. Një takim i tillë na emocionoi të gjithëve dhe, sidomos, autorin Mystehak Xhemali. Mystehak Xhemali është autor i disa romaneve dhe libra me tregime dhe, siç e gjykoj unë, është një prozator që i bën nder Letërsisë sonë.  Sado që ka mbi 50 e ca vjet që e ka lënë Kurjanin, duket që një “valixhe”  e lë si pak gati, atje ku banon në Tiranë, për ta hedhur në krah dhe ta mbajë frymën në Kurjan. Roskoveci e ka si djalin e vet dhe bashkë me Krujanin kanë pse krenohen me emrin e tij. Jo vetëm kaq: Mystehak Xhemali trajton nga ato “lloj temash” që janë pak si “patatja e nxehtë” për të gjithë pushtetet dhe, duke trajtuar tema të tilla, sikur u ka shpallur “luftë” të gjithë pushtetarëve: të djathtë apo dhe të majtë.

Natyrisht, porsa jam kthyer nga ky promovim dhe jam disi i lodhur, por nuk kam se si mos theksoj dhe një mbresë tjetër. Edhe këtu, nisma është e Mystehakut. Të lutem,- më tha ai,- mbase ke ndonjë libër për  t’ia dhuruar bibliotekës së Roskovecit. Dhe unë ” rrëmbeva” nga biblioteka ime, sado pak me dhimbje ( kur darovisë libra, më ravijëzohet parasysh, i pavdekshmi Silvestër Bonari i Anatol Frans),plot 100 autorë të ndryshëm dhe ua dhurova. Po kaq dhuruan Mystehaku dhe Faslli Canaj dhe ky”bum” darovish, e “bymeu” menjëherë fondin, paksa të varfër të kësaj biblioteke.

Takimin e mbylli me fjalë të ngrohta falnderimi, drejtori  Thoma Goga, një njohës i mirë në fushën e letrave që me penën e tij të kultivuar ka dhënë prova të një krijuesi me vlerë.

*     *    *

Mbas takimit, Kryebashkiakja me stafin e saj, na shtroi  një drekë mirëseardhja ku, siç vura re, siç bënte punën, e kthente gotën si burrat. Qe , me të vërtetë, një promovim shumë mbresëlënës dhe për ta dhënë sa më të drejtpërdrejtë këtë atmosferë, po bëj këtë shkrim, për të”paguar”,sado pak, atë takim aq emocional. Dhe diçka që ma bën me sy jo vetëm mua, po se po, por kujtdo:” Kur do vijë ajo data 28, kur do pi një filxhan plot me “vajkëmbësh” madein ROSKOVEC! MË  P R I S N I…

 

Tiranë, 12 tetor 2016

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s