Poezi nga Josif Gegprifti

Josif Gegprifti

Poezi nga Josif Gegprifti

 

 

Vjershëzat e mia…

 

I mora vjershëzat e mia të vogla,
nga thellësia e fletorkave ku ishin strehuar,
një nga një si lule ato i mblodha
dhe ndjeva se me to isha i dashuruar.

I mblodha vjershëzat në një libër të vetëm,
si një tufë me lule më ngjajnë tani,
ato s’kërkuan asnjë gjë tjetër,
veç pluhuri t’u hiqej,të dilnin në dritë.

 

 

Aspak s’i dua

 

Nuk më pëlqejnë
Pallatet e larta
Në qytetin tim,
Ndërtuar buzë liqenit.

S’di pse
Kam nostalgji
Për shtëpitë përdhesa.
Në sy kam imazhet
Kur në portat e tyre
Trokisnin valët e liqenit.

Të bukura kopshtet me lule…

Aspak s’i dua pallatet e larta.

Dua më shumë një pemë
Ku zogjtë të ngrenë folenë.

 

 

Vargjet kanë jetë

 

Me zërin e zogjve,
Me aromën e luleve,
Me erën e pyllit,
Me bukurinë e valëve të liqenit
E mbusha shpirtin tim
Dhe pastaj si një burim i pastër
E zbraza në vargjet e mia,
Për t’u dhënë atyre gjallëri.

Në vargje
Zogjtë cicëronin,
Lulet lulëzonin,
Pylli heshti,
Valët u qetësuan
Qiellu u kaltërua
Dhe shpirti im
Me poezinë u dashurua.

Vargjet kanë jetë.

 

 

Vargje të vjetra

 

Dikur në rini,
Kam shkruar një poezi
Kujt ja kushtoj
As vetë s’e di!

“…Çdo natë,
Para portës tënde kaloj,
Me sytë e mi të kërkoj.
Serenatë për ty këndoj”…etj.
(Pogradec Dhjetor 1974)

I lexoj vargjet por nuk di
Për kë mike i kam shkruar;
Për atë me flokët e artë,
Për atë me flokët e zinj
Apo për atë që iku larg?!

I shoh
Vargjet e poezisë,
I ka zbehur koha,
Por gjurmët
I ka ruajtur fletorka.

S’di pse qesh
Me vargjet që kam shkruar në rini!

 

 

Për dashurinë të qajmë…

 

Ah moj mike, mikja ime,
nuk e dija se sot kjo mbrëmje,
do me sillte brengë e dhimbje,
plagë shpirti e dhimbje zemre.

Mos ik moj mike,rri e dëgjo,
një fjalë e vetëm një fjalë,
kur të lindë dielli, nisu shko,
rri dhe ca, për dashurinë të qajmë…

Ah moj mikja ime e mirë,
nuk besova se do të shkoje,
se do ishte një lamtumirë,
se me diellin do perëndoje!

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s