Poezi satirike nga Eno Gjezi

eno

Poezi satirike nga Eno Gjezi

 

 

POETUCI I ROSKOVECIT

 

Një poetuc i lehtë kërceu si karkalec

dhe shpalli veten Esenin, në Roskovec,

kur Esenin e Pushkin, të rrallët gjenij

vetëm një herë  kanë lindur në Rusi…

 

Pseudo Esenini i vetëshpallur poet

është gjel, që u krekoset pulave në kotec.

Së shpejti do harrojë dhe veten e vet,

se lexuesit ia kanë varur me kohë teneqetë…

 

Kur dëgjon këtë mburravec, domosdo,

krejt natyrshëm lind pyetja nga kushdo:

Ky birbo, që po fryn veten ditë e natë,

është i sëmurë psikik, apo delirant?…

 

Ndryshe s’ ke se si,  të vetëshpallësh veten

me emër gjeniu, a emër profeti

e  t’u thuash poetëve me vargje shumë

Ju shkruani poezi se kakërdhi bëj unë.

 

 

NJERËZ PA TALENT

 

Mund të duket paksa e habitshme,

por ka njerëz lindur fare pa talent,

në internet e gazeta të përditshme,

bëhen kritikë, shkrimtarë dhe poetë…

 

Erdhi koha kur blihet çdo gjë në jetë,

blihet shtëpia femra dhe parlamenti,

blihet miqësia e shokëve të zënë shpejt,

blihet dhe i pa linduri, siç është talenti.

 

Tridhjetë mijë lekë të vjetra një esse,

njëzetmijë lekë një tregim i blerë,

dhjetëmijë lekë, tri-katër poezi pagese

dhe tjetri bëhet me emër mbi të tjerë.

 

Njoh personalisht njërin, që fiton para

dhe të gjitha i bën shkrime për emrin e tij,

të dëgjohet kudo, duke bërë fora, hy-ha

dhe e ftojnë gjer në Kosovë e Maqedoni…

 

Medet kur femra lidhet me të tillë zemër,

në mjete komunikimi, dëgjuar zërin shpesh,

martohet me një hiç, që e ka blerë atë emër,

dhe lind budallenj që bëjnë letërsinë përshesh…

 

 

TUTORËT DEPUTETË

 

Tutorët e femrave u zgjuan një mëngjes,

Blenë gra e vajza në fshat e qytet,

Mblodhën nëpër botë para me thes,

Kur u kthyen në Shqipëri u bënë deputetë.

Vajmedet ky vend, si do bëjë përpjetë?…

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s