Poezi nga Rita Hoxha

Rita hoxha

Poezi nga Rita Hoxha

 

 

AGIM I RI…

 

Me dashurinë, jo nuk do grindem

Me të…. jo,  kurrësesi !!! ….

Buzëqeshjen, derdh  ndër buzë

Gazin,  shpirtit të më sjellë.

 

Dashuria e parë thonë që nuk harrohet

E dyta thonë është përjetësi

Mos ndoshta ish fillim i keq,

ndaj nuk besoj më në dashuri

Në udhë të heshtur shpesh mendoj

Krahun tërhequr nga mërzitja

I lutem Zotit, që ta flak tutje

dhe të mbetem, tek dashuria…

 

 

 

TË KËRKOJ NDËR YJE …

 

Me horoskopin e yjeve sot dua të luaj

kërkoj yllin tim, përhumbur mes  qiejsh

I ngjitem arushës madhe, skajit më të fundit

Jo thotë,  tjetërkund kërko në hapësirë.

Zbres dhe e kërkoj tek arusha vogël

I them,  e ke parë sot ti yllin tim?

Mos ndoshta është zemëruar me mua

Ndoshta më në shpirt s’ ka atë shkëlqim

e  fshihet galaktikash, rrugëtimit pa kuptim.

 

Si e marrë brodha ndër yje më të largët

dhe hënës i kërkova pak dritë për ndriçim

e pyeta, me shpirt e zemër ndër duar

nëse kish parë, të shenjtin yllin tim.

Më tha,  pyet diellin, që ndriçon përmbi male

dhe detet qetëson në më të fortat stuhi

më kot mos rend galatikash pa fund

ndoshta yllin tënd ta rikthen në agim.

 

Pyeta  për të dhe  vetë Perenditë

Sytë e Orfeut i  zbrita në tokë

Loti i mallit  rridhte pa pushim

Për shenjtin e mbetur reve nëpër qiell

 

S’ mu mbyll syri natën , gjumë s’ mund të flija

Me horoskopin luajta, fatin tim trazim

E trishtuar humba …në thellësinë mistike

Të gjurmëve yll , rendur në vegim

Ndosha me Homerin, ishte në rrëfim.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s