Letër mikut tim poet Hamdi Meça / Nga Namik Selmani

Letër mikut tim poet Hamdi Meça

 

 

namik

Nga Namik Selmani

 

Kështu qenka jeta, miku im
Të bëhet qielli si gardh i kullës atje larg, në Ylberin e Pakthimit.
Të bëhet livadh
si çarçafët e nënës që i ndërronte netëve.
Të bëhet
si duar që ngrihen mes lotit në udhë e nisur të mërgimit.
Të bëhet
Si lule që vyshket dhe me ujë mes fletëve.

Kështu qënka jeta,
Të mësojmë mes barotit alfabetët e botës me shkronja e shifra.
Të gdhijmë netët
në tastiera ku përcillet malli si të ishte krahë pëllumbi.
Kur fshehim sytë
mes lotëve si shufra të thara ndër lisa
Kur prekim parqet
e zemra na ftohet ose na bëhet si prushi.

Kështu qenka jeta
të lësh amanetet e tokës edhe kur varri nuk të është hapur.
Të bëhesh lulishtar
e nipërve dhe mbesave t;u vësh në flokë lule me dritë.
Është mpakur bota
Shumë herë është ftohur dhe guri i pragut.
Është kallkanosur zemra
E dashka prapë një kordele magjike lumturie.

Kështu qënka jeta, miku im
Na bëri miq të shkronjëshqipes në shtigje të pasosur.
Na bëri
kumtar i një kombi në shtete ku dielli e hëna mbyten nga drita.
Ecëm
e hapat në ferra e semaforë u bënë si të Odisesë së palodhur.
E u bëmë
tellallë me brirë që thërrasin për të tjera sfida.

Kështu qënka jeta,
si të ishte një beden Kruje që do të tjerë gurë të rëndë
Kërkon
një këngë që t’ua vëmë në buzë brezave në tokën tonë.
E heshtja
të mos na vërë pranga në buzë, në zemër, në dhëmbë.
E dasmat
t;i shtojmë më tepër në vjeshta mes drurëve verdhëllorë.

Kështu qënka jeta
na ka bërë ajzberg mes dhimbjes dhe shpresës.
Na dha
një brazdë ugari ku fara na ikën pa dashur nga dora
Litarët e shiut
u bashkuan me përrenjtë e lotëve faqes së rreshkur
Fëmijët
na u rritën më tej e dashurive iu ka ikur aroma.

Na vuri në garë
me Ujëvarën e Niagarës a me maja Himalajesh
Na bëri
urtakë të bindur, bujq që mbjellin dhe në borë.
Po nesër
do na shohë sërish mes pllaka të ftohta varresh
Vargut më të ri
t’i gëzojmë si lehonë a si mbreti me kurorë.

Kështu qënka jeta ..

 

 

14731331_1635197813446047_954876321162106677_n

Hamdi Meça

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s