Poezi nga Donikë Rrethaj

14910408_680050708828807_3553091622088145600_n

Poezi nga Donikë Rrethaj

 

 

SHPIRT I LIRË

 

Pemët zhdeshen para syve t’mi nga era qi i vishkullon tan forcë,
m’duken trupa lakuriq qi kcejnë si shtojzavalle,
n’hapsinën para mejet ku energjija e syve korrë ,
me drapnin e mendimit.

Shikjoj do male t’ergt qi përkulen para nji qielli,
tan droje,
e nisem fluturim,
nër gërxhe, kodra,fushat e shpirtit tem,
t’lirë…….!

Mramja bjen pa ba zhurmë,
nën pikat e nji shiut t’imët qi ngjyros shpirtin,
për t’fundit t’ksaj dite n’ikje,
para se veli i kësaj vejushe-natë t’ket mbulue,
gjithçka.

I nap krahë…
trupi em asht n’kët moment bosh,
shpirtin duhet me e kullotë,
n’toka t’pashkelna,
ku bora asht : E BARDHË.

Si virgjnija e nji femne n’rritje,
e kullume,
e pam’kat,
e brishtë,
pa re t’nji qielli t’mbarsun me shi.

HESHT…!
due heshtje,
sepse heshtja eme don me thanë,
ushqim shpirti,
unë kam nevojë për pafundësi,
ajri,qiellit ,toket, lulesh…

E jo nji lupsar t’padenjë…
për nji emën,

Hesht pra me heshtje vorrit,
t’deknit kanë veç nji emën,
t’shum.

Ahhhhhhhh…….e shpirti em ta dish,
asht gjithçka ndryshe,

E ndive?!

Ma shumë se ti.

 

 

IKJE…

 

Nga nji penxhere gjysmë’hapun hini nji rreze drite..
qi çili tek unë andrrat,
e brishta.
Shikjova nelt e mshehun nji qiell t’rëndum,
mbas shiut,
e zbulova pa e kërkue ylberin.
Shikimin e vara n’dekt qi preknin trupin tem,
e ata ngjyra shkruen mbi mue nji botë,
t’zdeshun.
N’ig’jova dehjet e natyrës,
ofshamat e erës,
e rrokullisjet e nji orteku n’zemrim.
Peshova mallin,
linda lotin,
e buzt n’njomshti pshteta n’xhamin e lagun,
nga fryma eme.
Ndjenjën teme ja dhashë kohës,
me sytë e mbyllun e me forcën e shpirtit,
theva muret e pritjes,
e shkela n’kufijt e panjohun.

Nji derë,
ku çilsi kriste grrëk-grrëk nën gishtat e mi,
qi mbështillnin n’palm t’dorës,
brimën…
zanin e pa za,
heshtjen,
teme ,

Shëëëëttttt i thashë vedit,
hec avash,
mos t’çosh djajtë e nji shkretine,
aty…
n’at dhomë ku muret heshtnin me mue,
e hina,
mbrenda,
tuj drasht e tuj ecë n’klithmat e heshtuna,

Nji botë e pangjyrë,
edhe se unë i pashë,
tana…
i preka,
t’lagshta,
po e dini?
Ata ishin mbrenda meje,
paçka se bota asht e ftohtë,
ndjej nxehtë,
zemra eme rreh,
shpirti endet,
ku unë due,
lerg e afër,
n’qiell e n’mue.

Shikjoj,
e nis numrimin përsmrapshti,
N’IKJE…

E zezë…
…e verdhë…
e kuqe…
bojqielli,


jeshile.

Po pra po,
tana ngjyrat krijun n’mu,
ANDRRËN.

 

 

NATYRË E LAGSHT

 

Shiu gërset mbi penxheren gjysmëhapun e qi rënkon nga era,
qi e tërbume nget vrep nëpër rrugët bosh,
qielli hedh kamxhikët mbi tokën e thame,
nji zog këndon mbi nji degë në qosh.

Pemët kanë tret tej kuturu veshjet,
e unë admiroj lakuriqsinë,
rrugët gjarpërojnë si mendime të humbuna,
makinat zhurmojnë ,ikun e vijnë.

Unë? Flirtoj me kët natyrë qi sot kjan paresht,
më duket vejushë e mbytun në vaj,
mbi tavolinë hedhi vargje nxjerr nga shpirti em qi sot mbushë,
e qetë ,diku…nji cep bote ,si ti në nji skaj.

Shpirt i brishtë qi kërkon ti thot botës : Edhe unë jam..
m’ban nji vend sado t’vogël në tanden zemër t’madhe,
Ehh…sot kja natyrë me mue ka shpirt binjak,
e çdo mendim , emi…flet n’fletët bosh e bahet vargje.

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s