Korospodencë letrare e Lasgush Poradecit me Musine Kokalarin

2 Lasgush

Letër nga Lasgush Poradeci – 6 qershor 1940

 

E nderuar dhe e ndritur Zonjushë Musine,

Admirimin tim nga zemra për veprën tuaj “Siç më thotë nënua plakë”. Përgatita shënime për librin. Ja shpreha dëshirën time personalisht dy prej vëllezërve tuaj. Zoti Muntaz më tha atëherë, që nuk ishit në Tiranë se kishit shkuar prapë në Romë, se do t’ju thotë “kur të vijë tashti për Krishtlindje”.

Nuk di në ardhtë vitin e kaluar për pushimet e Krishtlindjeve, për një vepër letrare nuk është kurrë vonë të shkruhet.

 

Musine-Kokolari

Musine Kokalari

 

Dhe kështu në kryeqytet po del pa dritën e atyre shpjegimeve një shënim i vogël për librin tuaj në “Bota e re”.  Nefoja u gëzua kur ia dhashë të falat të cila ia ktheve me anën time, ajo më flet shpesh herë për Ju, për karakterin tuaj prej vajze shqiptare. Këtë shtator kemi përpara njerëzve bashkimin tonë, të bërë vjet në qershor para Zotit.

 

I jauji me nderime të çmuara kolegjiale,

 

 

Lasgush Poradeci

6 qershor 1940

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s