TË QENUNIT POETE ËSHTË MISION I SHENJËT / Shkruan: Shaban Cakolli

TË QENUNIT POETE ËSHTË MISION  I SHENJËT

 

 

shaban-cakolli

Shkruan:  Shaban Cakolli

 

Të qenit poete   është një mënyrë për të realizuar veten, një aftësi për t’u vënë një emër ndjenjave më të thella, kjo e dallon poeten  nga njerëzit e zakonshëm ,të cilët kanë vështirësi,ndoshta edhe pamundësi, t’i shprehin.

Është një dhuratë  apo dhunti, që i falë natyra dikujt, një ngujim i përjetshëm në ndjeshmëri, por edhe një kënaqësi e patreguar që vjen me atë që quhet “casti i krijimit”.

E tërë kjo dhuratë, e tërë kjo ekstazë, sigurisht që kërkon një shpagim, një sakrificë. Kjo dhunti për kapjen e mendimeve të shpejta,për të shprehur dhe për të u thënë të tjerëve ate që e ndjenë ndryshe nga ata, padyshim është sakrificë,por njëkosisht edhe përjetim i këndshëm për artdashësin,duhet lexim i madh i literaturës,njohëje e  letërsisë,duhet që leximi dhe shkrimi të bëhet pasion i poetit,mënyrë e të jetuarit me të,dhuntia  për të dalluar të bukurën nga e shëmtuara,të punoj me përkushtim,të dijë të gëdhend vargun,nga i cili nxjerr mendime të ndritëshme.A nuk është kjo sakrificë?Nuk ka si të quhet ndryshe,nga se të shkruash poezi duhet të rrugëtosh me vargun,të hulumtosh,të kërkosh  hulumtime të ndryshme,formulime që shprehin gjendjen tënde shpirtërore,pikëpamje ndaj jetës,ndaj botës,qoftë përballë gëzimesh, qoftë përballë sfidash.Kur të arrish të vargërosh bukur,do të thotë magjia e fjalës tënde të shkruar lëkund shpirtëra,zgjon ndjenja,lufton të keqën,begaton të mirën,zgjon ëndrrat dhe shpresat dhe si e tillë bëhet e dashur për letrarin,lexuesin,dashamirët e fjalës së shkruar,i frymëzon,iu jep shpirt,bëhet armë e fortë në duar të lexuesit,shprush shpirtëra dhe bëhet burim i pashterrshëm për çdo artdashës.

 

ermentila-guci

Ermentila Guci

 

Megjithatë, poeti i mirë kupton  nga lexuesit se fjalët e shkruara,poezia janë gjithcka që i duhet ,qoftë vargshkruesit,qoftë  lexuesit,se arti i mirëfilltë i shkruar,është  në shërbim të shpirtërores,si shërbim për të fituar. qetësinë dhe për ta rrezatuar tërë atë dashuri të madhe që i vlon përbrenda.

Të shkruash është një lloj terapie dhe një mik i mirë, për njërezit me shpirte  të ndjeshëm dhe  Ermentila është njera prej atyre shpirtrave  që është grindur shumë hërë me ‘ZOTIN’ per t’i kërkuar një pse….?

Një buqetë me dhembje shpirti në kujtim ,si thotë ajo,të vëllait  EDMOND GUCI…

Emri i Ermentila Gucit,në botën e lexuesëve nuk është  një emër i panjohur,përkundrazi ate e hasim në shumë gazeta dhe revista tonat,në faqe të letërsisë e kulturës,me poezi,esse dhe tregime,të cilat lexuesi i vemendshëm nuk do të mund të u ndahet,pa e kuptuar në thellësi botën shpirtërore të saj.Njerëz të cilët mirren me krijimtari,sikur vet dhuntia iu shton dëshirën të njohin njëri tjetrin,nuk është e thënë të njihen fytyrë për fytyrë,i njeh fjala e shkruar,e çiltër,bota e tyre shpirtërore,ata ndihen sikur janë pranë njëri tjetrit,sikur shpalosin botën e tyre shpirtërore para njëri-tjetrit,sikur ndajnë së bashku gëzimet,vuajtëjet, dëshirat,shpresat.Në një bisedë poetja Ermentila më pat thënë:Të shkruash eshte njé ndjesi e vecante, nuk te le kurre vetem ose keshtu u ndjeva un pas vdjekes se vellait ku dhimbjen qe ndjeja e hidhja ne vargje  e vargu e e ndjente trishtimin tim ne çdo fjale qe strofat i bënin shoqeri njera-tjetrês ,për ironi duke e përjetesuar dhimbjen ne vargje e duke luajtur me kujtimet qe koha te sjell.Po,u pajtova plotësisht me te, jeta e sotëme është bërë me shumë vështërsi,vështërsi të cilat vështirë përballohen,kohë dhimbjesh të cilat njeriu  duhet të i shprehë,por kur këto shprehen mes fjalës së shkruar,kur këto dalin mes vargjeve të nxjerrura nga thellësia e shpirtit,padyshim është ndjesi e veçantë,lirim i shpirtërores,shoqërim me vargun i cili nuk të le të ndjesh vetminë,lufton dhimbjen,ringjall kujtimet,të humburin e ringjall,e bënë  të jetësuar me vargje.Duke shpalosur boten e saj përmes  vargjeve,Ermentila ka përzgjedhur 44 poezitë e saja,të cilat i ka përmbledhur me një titull”Kujtimet ,kohën pas e kthejnë” ;të cilat së shpejti do të shohin dritën e botimit,si dhe do të jenë në duart e shumë lexuesëve,të cilët e duan artin e shkruar.Secili libër i poezisë fsheh në vete  edhe enigmën e leximit,dhe këtë enigmë të fshehur”Kujtimet,kohën pas e kthejnë” kur lexuesi do të e shfletoj do të has në një libër me mjaft ide,përmbajtëje e tematikë interesante,mesazhe të fuqishme,gjuhë të çiltër,me një shkallë të lartë përparsie të mendimit ndaj ndjenjës.Sido që të jetë lexuesi i vemendshëm gjatë shfletimit të këtij libri,do të vërtetoj se ka të bëjë me një libër mjaft  interesant,i cili dëshmon se para poetës sonë

Ermentila  Guci,është hapur një horizont i ri poetik,i cili i përket kohës të sotëme të poezisë dhe do të u qëndroj kohërave.

Tek poezia  Kujtimet,ajo shprehet:

 

“Në  portën  e  kujtimeve

Ritakojmë  momentet  me  miqtë,personat e dashurë

Me ata që janë e nuk  jetojnë  më….

Dozën e mallit e shuajmë  ndopak

E pse kujtimi  është vetë breng e mall”

 

Ermentila Guci, ka lindur ne   01.05.1988  në Gusmar  te Tepelenes.   Jeton  neVlore ku ka ber   shkollën tetevjeçare, gjimnazin tek ” Ali Demi” dhe më pas tek Universitetin nëISMAIL QEMALI PËR “GjUHË- Letersi

 

liber-ermentila

 

Është aktive nepër nepér shtypin e shkruar   duke dhëne një zë ndryshe pér  cka na rrethonë. Letersine e ka patur pasion qe  nga  vegjëlia.Shkruan poezi,prozë,esse,tregime,jeton dhe vepron në Vlorë.

Ajo dallohet për një prirëje ,për një përkushtim,angazhim të vazhdueshëm në punën e krijimit të vargut,poezisë.

Eh, poetët, e vetëm poetët dijnë të komunikojnë me të pashikueshmen, të padukshmen, të pazëshmen, ai komunikon me nocione të shenjta jo vetëm në planin personal por edhe në atë të kombëtar. Poetët pyesin gurin, , pyesin diellin për agimet ,. Është kjo poezia “po zemra nuk tregon” ku me pak fjalë,thotë shumëPor  zemra nuk tregon

“Heshtja e saj  shijën e hidhur pas lë……

Udhëkryqet e  jetës nuk tregohen

çdo ditë ne disa nga  ato përjetojmë”

Shohim si  poetja dialogon me udhëkryqet,kujtesën, shpirtërat,rrugët,shiun,gurin,të cilat në pamundësi të i analizojmë  në këtë vështrim të shkurtër,po ju japim  më poshtë një cikël të saj poetik,me  të cilin do të bindeni vet.Vargje mjaft domethënëse,mesazhe të qarta gjejmë tek Ermentila  Guci,e cila bënë fjalë për rininë,kujtimet,shiun,udhëkryqet,dhembjet shpirtërore,jetimët,të cilat lexuesi do të ket rastin të i zbërthej,kur të lexojnë përmbledhjen e plotë poetike të mikes sonë poete Ermentila Guci.Imazhi i pothuaj të gjitha poezive të Ermentiles  shkon paralel me simbolet,lidhjet e veta me jetën konkrete,realitetin nga është inspiruar.Poezitë e  Ermentila Guci,ofrojnë konceptin poetik në çdo varg,nga vargje të cilat dalin përjetime  të materjeve dhe formave të saj,çka është karakteristikë e poetëve të mirëfilltë.Ne i urojmë poetës rrugëtim të mbarë poetik edhe për shumë libra të tjerë.

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s