Poezi nga Juljana Mehmeti

Poezi nga Juljana Mehmeti

 

 

15055613_1210037505753051_4560570389580734495_n

Shpirtit rizgjim

 

Endur në hapësira mendimesh
shtjellimesh kërkim,
ku çdo mister
kerkon dritën
Shpirtit rizgjim.

Përpëlitur si zog pa krahë
mirazhesh ekzistence në reflektim
në ndjekje ëndrrash universi
vijëzim,
që gjithçka ndan dhe lidh në fije të padukshme
Ndoshta jam unazë munguese…,
ndër vegime të tretura resh trazim,
pavetedijes në vetëdije
pikëtakim
i pikave të shiut
pasqyrim…

Në ujëvara qiejsh të rrjedhur
e panjohura zhvishet lakuriq,
ku nata zbardhet ëmbël agimesh
Feksimesh shtegëtuar
përhumbem Yjësish.

 

 

 

14991991_1204823482941120_3653162647927936526_n

Fluturim…

 

Fluturojmë në orbita qiellore
në kërkime të tjera emocionesh
ku çdo ndjenje lidh me spektrin ngjyrë …
Notat e pasvjeshtës
partiturë e shpirtit tim.
… dhe vjen një çast kur gjithçka vijëzohet
në një vallëzim harmonik ndjesish,
ku hapat kapërcejnë rrathë
krahësh fluturim ,
pafajësi e harqeve kryqëzim.
E ti ndalesh ..
në vëzhgim,
pikash të ndriçuara vese,
që oqeanin e përjetësisë mbërrijnë.
Je yll
galaksive thithur,
ndër psherëtima universi frymim,
…deri në amshim.

 

 

juljana

Juljana Mehmeti

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s