Poezi nga Sofia Doko Arapaj

sofia-doko-arapaj

Poezi nga Sofia Doko Arapaj

 

 

Murgesha

 

Në të vërtetë  jam murgeshë,

brenda mureve të lëkurës tuaj,

ka yje që zbresin mbi parmakun e huaj,

po nuk bën, se unë jam murgeshë…

Në të vërtete kam palcën Aremene,

po qesh edhe qaj brenda lëkurës suaj,

thonj zjarresh, trëndafilash, më lëvrijnë e vuaj,

po nuk bën,  se unë jam murgeshë…

Nga ana tjetër jam shën plaga vetë,

rrathë zemre hyjnish, monastiresh gjuaj,

më merr gjumi e fikem nën kambanën tuaj, po,

bën,  nuk ka gjë,  dhe pse jam murgeshë…

 

 

***

 

Të urrej pse

nuk pimë një kafe bashkë…

Të më shihje në sy,

kur të të ndizja cigaren

të më shtrëngoje në gji

të më qetësoje frymëmarrjen

eh..eh..!

Le të përpelitesha aty frikacakja

në lakun e shtëllungës së tymit tonë…

 

 

Grisjet e Pacifait

 

Për kufirin e mureve,

për trazimin e bykut,

për baltën e shqyer,

dhe ujin e pakët,

për varfërinë e syve,,

gjumin e bollëkut,

për trëndelinen e gjoksit,

që jastëkut i dhembi,

Pacifai gris kraharorin e Minoas!

Jo, pacifai jo!

Që aty do dalin të gjallë gjarpërinjtë,

do llahtarisesh të them, në endërr e zgjuar,

do të të ngrijne buzët Pacifai edhe gjinjtë,

jo Pacifai, jo, merre më shtruar…,

prandaj akoma,

luftojmë me perin,

se kemi frikë fundin e labirinthit…

 

 

***

 

Të përqafoj pak…, pak..

përqafomë…

të’ t’ puth pak.., pak…

pak… po ku… në faqe..

të’ t’ puth pak…, pak..

po ku…

në buzë , ngadalë,

të më cekësh me frymë,

si ceket buza e fyellit,

sa të lajmërojmë engjëjt,

të vëmë në gjumë shtrigat,

të dalim në majë të zemrës,

të hapim flatrat e shpirtit

e të pleksemi në harkun e qiellit…

Ki kujdes, se jam magjistare unë,

të rrotulloj ëmbël rreth kurorës së diellit,

si nxehesh, si shumohesh, si shkëlqen,

pendë e lehtë në valë t’ ajrit..

S’ do të’  t mbarojnë dëshirat kurrë,

do duash të çmendesh, të kuptosh,

mrekullitë e botës, zogjtë, yjet,

pastaj unë do të puth me kujdes,

duke të mbajtur, si të shtrenjtë në gji,

do të zbres avash, se mos thyhesh,

për në ferrin tonë, në tokë…

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s