FESTOHET 12-VJETORI I NUMRIT TË PARË TË REVISTËS “PELEGRIN”… / Nga: Prof.Murat Gecaj; publicist e studiues

FESTOHET  12-VJETORI I NUMRIT TË PARË TË REVISTËS “PELEGRIN”…

 

Nga: Prof.Murat Gecaj

 publicist e studiues

 

 

pelegrin-1

Nga e majta: Nase Jani e M.Gecaj (Tiranë,21 nëntor 2016)

 

1.

Një ngjarje e rëndësishme kulturore e letrare, në jetën e kryeqytetit tonë,ishte festimi i 12-vjetorit të daljes së numrit të parë të Revistës Letrare “Pelegrin”, si dhe përurimi i numravet më të rinj të saj,pra 24 e 25. Veprimtaria u organizua në mjediset e bukura të Universitetit “Luarasi” dhe u mundësua nga rektori i tij, prof.Arben Malaj.

Me këtë rast, kishin ardhur poetë e shkrimtarë, punonjës të kulturës e artit, nga media e shkruar dhe ajo elektronike, si nga kryeqyteti e rrethe tjerë të vendit tonë, por dhe nga Prishtina, Athina etj. Gjithhashtu, ishin të pranishëm zëvndëskryetari I Bashkisë së Tiranës, Abaz Hado dhe përfaqësuesi I Ministrisë së Kulturës, Ermir Nika.

Kordinatore e kësaj veprimtarie mbrësëlënëse ishte Brikena Qamo, sekretare e Klubit të Shkrimtarëve dhe Artistëve “Drita”, me qendër në Athinë. Të parit, ajo ia dha fjalën Nase Janit, themlues dhe drejtor i revistës “Pelegrin”. Shkurtimisht, ai u ndal në punën e përkushtuar të redaksisë së këtij botimi letrar, i cili e nisi udhëtimin e tij 12 vjet më pare. Gjithashtu, përshëndeti e përgëzoi të gjithë bashkëpunëtorët e kësaj reviste, si në Shqipëri e trojet tjera amtare, por dhe në shtete të ndryshme të botës, ku ata kanë emigruar. Ai lexoi edhe një përshëndetje, që kishte dërguar me këtë rast, shkrimtari ynë i shquar, Dritëro Agolli. Ai shkruante edhe këto fjalë, për Revistën “Pelegrin”: “Ajo është ngjitur ,shkallë-shkallë,  duke mbajur mbi shpinë një peshë  frutash në rritje, të dala nga stinët letrare dhe artistike,  jo vetëm të kopshteve të diasporës dhe të plantacioneve të Shqipërisë-nënë. Kështu, veprimtarinë e saj, revista e shumëçmuar “Pelegin” ka venë një gur në qemerin  e madh të kulturës shqiptare…”Pelegrini” është një pemë, që e ka mbajtur blerimin e fletëve në çdo stinë. I urojmë që ta mbajë gjithnjë këtë blerim!”

Në vazhdim, në këtë tubim festiv përshëndetën e folën disa veta. Ndër ta, ishin A.Hado, A.Malaj, Vitore Stefa-Leka, prof.Xhevat Lloshi e të tjerë.

Çaste të bukura, mbresëlënëse dhe të paharruara ishin ato, kur nga redaksia e kësaj reviste u bë vlerësimi për bashkëpunimin e shkrimet e botuar aty, nga disa krijues. Kështu, me pllakën “Gold” e me ‘Mirënjohje” u nderuan: Prof.Arben Malaj (Universiteti “Luarasi”,Tiranë) dhe Ilir Lleshi (Tiranë), botues i revistës ‘Pelegrin”, që nga viti 2015. U vlerësuan me “Diplomë Nderi”: gjuhëtarët Xhevat Llosh dhe Emil Lafe; Eglantina Kume,krijuese dhe artiste dhe Fstim Liti, veteran i Klubit “Drita”. Gjithashtu, iu shpërndanë “Diploma Nderi”, poetëve e shkrimtarëve: Miradie Maliqi, Rita Hoxha, Xheladin Mjeku (Prishtinë) dhe Arben Bllaci, kryeredaktor i revistës “Pelegrin”. Gjithashtu, u vlerësuan edhe krijuesit e ndjerë, Razi Brahimi e Vasil Dede, por dhe Pandeli Koçi, Pëllumb Gorica, Dodona Qose e të tjerë.

Me këtë rast, të pranishmëve iu dhuruan numrat e rinj, 24 e 25, të revisës ‘Pelegrin”. Ata bënë fotografi të përbashkëta, kujtim i paharruar nga kjo festë dhe morën pjesë në koktejin, e shtruar posaçërisht për pjesëmarrësit në këtë veprimtari mbresëlënese e të paharruar.

 

pelegrin-2

Pamje nga salla e Universitetit “Luarasi”, ku u zhvillua veprimtaria…

 

2.

Për kërshërinë e lexuesve  të këtyre radhëve, shkurtimisht, po tregoj se revista ‘Pelgrin”, në numrat e saj specialë, 24 e 25, përmban  gjithësej 310 faqe dhe është e ilustruar me shumë fotografi.Aty mund të lexojmë shkrime të gjinive të ndryshme, si në poezi e prozë dhe publicistikë. Pas fjalëve përshëndetëse nga disa veta, na mbeten në mendje edhe disa vargje poetikë: “Kam një lutje, “Pelegrin”,/kam një brengë, kam një hall…/Kam një lot, që më ka ngrirë,/ e ma fsheh të shkretin mall…”. Vijohet me krijime të Naimit, Migjenit, Dritëroit, Lasgushit e Fan S.Nolit, por dhe nga Petro Çekrezi, Thanas Dino, Ilirjan Lluri, Engjëll Serjani, Jorgo Bulo e Perikli Jorgoni, Faslli Haliti, Luan Malaj (Itali).

Vëmendjen e lexuesve e tërheqin krijimet e studimet, që janë botuar në faqete e kësaj reviste, nga prof.R.Memushaj e prof.E.Lafe. Në rubrikën “Poezia shqipe” janë botuar krijime nga Frederik Rreshpja, te “Mendimi i shkrimtarit” nga Eva Ceca e Vasil Klironomi. Te rubrika “Figura të shquara të kulturës” flitet për Demir Zykon e Demir Hyskjan, te  “Portret shkrimtari” për Anton Gojçaj (Tuz-Mal I Zi)  dhe te ‘Mendimi i studiuesit” nga Ahmet Selmani (Shkup).

 

pelegron-3

Ballina të disa revistave “Pelegrin”…

 

Siç është e natyrshme, në një revistë të tillë letrare  vend zënë me rëndssi edhe tregimet, siç janë ata me autorë: Robert Goron, Fatmir Mborjen,Nase Janin, Ermir Nikën, Algert  Siqecën (Holandë), Agron Kostën (Arizona-SHBA). Tërheqës janë dhe krijimet në poezi nga Arben Bllaci e Jorgo Bllaci, publicistika nga Evanthi Goro (Himarë) e Istref Haxhillari (Pogredec).

Në rubrikën interesante “Shkrimtari, për shkrimtarët”, Gaqo Veshi tregon për  M.Kutelin, N.Bulkën, S.Andonin, S.Spassen, F.Gjatën e J.Xoxën e Din Mehmetin(Gjakovë. Pastaj vijohet  me portrete nga autorët Nase Jani, Vlashi Fili (Filadelfia-Amerikë) e Rudina Mërkuri(Vlorë). Kurse Pëllumb Gorica jep mendime për vëllimin poetik të Iliriana Sulkuqit, “Qirinjtë e Galaktikës” dhe Vllasova Musta për librin e Festim Litit, “Valsi  i  vdekjes”. Vasil Ikonomi ia kushton një shkrim të posaçëm Brikena  Qamos, me titullin “Princesha e poezisë”.

Në rubbrikën “Reportazhi i numrit” botohet shkrimi tërheqës i  Ndue Lazrit (Bolonjë-Itali), po kështu nga Fluturak Gërmenji (Tiranë).

Në faqet vazhduese të revistës “Pelegrin” botohen: Bashkëbisedim me prof. Arben Malajn, shkrimi i Ardi Stefës për Gjimnazin e Vlorës dhe portreti kushtuar arsimtarit e studiuesit Xhamal Meçi (Pukë).

Më tej janë publikuar mjaft poezi të frymëzuara, nga autorët: Agim Bajrami (Durrës), Agim Shehu (Gjenevë-Zvicër), Alma Zenerali (Kuçovë), Arqile Gjata(Athinë), Astrit Çerma (Elbasan), Avdyl Pilafi (Berat), Bardhyl Mezini (SHBA), Brikena Qamo dhe Eduard Konica (Athinë), Dhimitër Nica (Selanik). Më tej vazhdojnë poezitë e emigrantëve në Greqi: Edurt Ymeri, Edmond Shallvari dhe Elena Theodhosi.

Po kështu, tërheqin vëmendjen krijimet poetike të Enkelejda Kondit (Francë), Enkelejda Ristanii (Durrës), Eglantina Kumes e Eva Cecaj(Tiranë), Xheladin Mjekut (Prishtinë) Hasan Qyqallë (Gjermani) e Iliriana Sulkkuqit (SHBA)  dhe Irini Liti (Toronto-Kanada), Petro Çekrezit (Qipro), Rizah Sheqirit (Sudi), Visar Zhitit e Rita Hoxhës (Itali), Roland Mustës (SHBA).

Pa i përmendur më tej vendbanimet e tyre, gjithashtu, janë botuar krijimet poetike nga:  Eva Rudi, Fatmir Demo, Kujtim Agalliu, Kujtim Halili, Edmond Çano, Lefter Vogli, Luan Xhuli, Llambi Gjikuli, Meri Lalaj, Marjeta Jançaj, Mimoza S.Hametaj, Mimoza Çekiçi-Rista, Milla Bala, Murat Aliaj, Myrteza Mara, Nehat Sopaj, Odhise Goro,Rudina Mërkuri,  Skënder Rusi, Shqiponja Pepkolaj, Theodhori Baba,Vasil K. Papa, Valdete Antoni,Vaso Papaj e Vllasova Musta.

I kërkoj ndjesë ndonjë autori, të cilit mund ta kem harruar pa ia shënuar emrin, sepse numri i tyre ishte kaq i madh në faqet e kësaj reviste, sa me poezitë e tyre mund të botohej një vëllim i vaçate.

…Në mbyllje të këtij shkrimi të thjeshtë, e përgëzojmë redaksinë e revistës “Pelegrin”, botim i Klubit të Shkrimtarëve Shqiptarë “Drita”, në Athinë, si për organizimin e festës së 12-vjetorit të botimit të saj dhe për numrat e rinj, 24 e 25. Shprehim besimin që, këtë udhë të bukur, ajo do ta çojë gjithnjë përpara, duke botuar krimtari sa më të zgjedhur të autorëve shqiptarë, kudo që ata jetojnë.

 

Tiranë, 25 nëntor 2016

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s