Poezi nga Entela Kasi

entela

Poezi nga Entela Kasi

 

 

DAULLET PREJ LËKURE NJËRËZISH

 

Duar meduze gdhendën në ajër

Perla të hirta breshëri

Në litarë kulprash që varen si shiu ngjyrë dheu

Prej balte ku piqen zogj krahëbardhë

Dhe sytë e qelqtë të kaprollit

Fikur në thëngjijtë e pishës

në terr lexojnë gropat e zeza

Në pus myshk i thatë

Buka e mykur në sofrën ku kërcet tingull i baltës dhe drurit

Daullet prej lëkure njerëzish

Gjëmojnë kujtesën

Në kullat e larta

Prej guri të ftohtë

Sot bijtë

Shëtisin rrënojash qytetesh ,

Mumia i ka ikur teatrit, e sall në rrugë

Zbraz kupa helmi

N’pik të përgjumjes

Somnambul endet turma

e gropë e syve zgavër

Përpin mëngjeset

 

 

 

SIKUR

 

Sikur në flatra zogjsh të bardhë të endej fjala

Në sqep të pëllumbit kumti

Dhe drita në sytë e të vetmuarit

Ngarkuar në trastën me libra

Të vjetër kohës që s’kthehet

Në parvaz të qelqeve

me botën mbi shpinë

Do të ishim kështu një mirazh

I dijes

Kokrrizë rëre nën lëkurë të tingullit

Kur shkretimit njeriu i ndërton statuja

Dhe gra të mbështjella si kukulla

Mbetur në dhoma fëmijësh

I drejtojnë lutje qiellit

Ku lëvizin avionët…

Sikur në shtrat koralesh të prehej ëndrra

Në trup të perlës dhimbja e fikur

Në thellësi ujërash të errët

Detesh që botën ndajnë

N’kufij të së pamundurës

Dija

Do të zbriste në sytë e të trishtuarit

Si drita e flakës së kandelierës

Në udhëtim të pasosun’

Dhe gjuha nuk do të mjaftonte

Për të folur.

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s