Shumëçka për Femrat. / Nga: Drita LUSHI

 Shumëçka për Femrat.

 

 

15211516_1398773110162785_1847776401_n

Nga: Drita  LUSHI     

 

Më pëlqejnë femrat, që ecin me kokën lart  dhe hap të vendosur, që janë të afta të zgjidhin problemet, që u dalin përpara ashtu si gjithë njerëzve në glob, pa vrapuar të kërkojnë gjithmonë ndihmën e burrit, partnerit, apo shokut.

Një femër duhet të guxojë, të ecë para me vetëbesim,e të thotë : “mundem”,”mund t’ia arrij”,”mund t’ia dal” dhe jo të qahet e ankohet, pa bërë as përpjekjen me të vogël.
Një femër duhet ta dijë dhe ndiejë që është qenia më e bukur mbi dhé; Jo më kot Zoti vendosi, që ajo të jete vazhduesja e jetes në tokë duke lindur pasardhës.
Ajo duhet të jetë e aftë t’i krijojë respekt vetes tek të tjerët; Rrugët janë të mbushur me skeptikë, por ajo ajo thjesht t’i anashkalojë dhe përgjigjja më e mirë është puna, puna dhe vendosmëria.

Një femër s’duhet të lejojë bashkëshortin, të dashurin, partnerin apo punëdhënësin ta ofendojë, fyejë, ironizojë.
Së pari kush fyen, të provojë t’ia thotë nënës apo vajzës së tij..

Dhe nëse me ato vepron njësoj, at’herë s’është burrë, por një qënie mjerane që rend mbi dhé  gabimisht me organe mashkullore.

Një Femër s’mund të bëjë shok apo mik një burrë, që shan apo nuk respekton gruan e tij.
Një femër duhet të jetë gjithnjë vetvetja dhe të mos i mungojë kurrë feminiliteti.Janë hapat e parë për të pasur vendin që  duhet.
Një femër nuk duhet ta shohë çdoherë veten si kafshë pune në shtëpi, si shërbëtore e burrit apo fëmijëve, por të kujtohet që është Grua, që të kujdeset për duart,flokët, fytyrën, trupin.
Nëse  s’kujtohet ajo për veten kush mund të kujtohet për të?
Kush?!

 

@ Drita Lushi.

25 nëntor,2016,

Në ditën kundër dhunës ndaj gruas

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s