ATDHEU IM / Poezi nga Myrteza Mara

myrteza-mara

Poezi nga Myrteza Mara

 

 

ATDHEU IM

 

Këmishën e kuqe
ka veshur Atdheu,
Atdheu im i tëri plagë.
Kostandinët nxitojnë,
dalin nga dheu
bëhen si era mbi kal.

Është amaneti,
amanet i patretur
plag e pambyllur si varr.
Është syri i Kombit,
ky sy i pafjetur
Kombi im veshur me plagë.

Këmisha e kuqe,
simboli i gjakut
në zi klith shqiponja.
Sa jetë akoma
do jenë mes flakësh
këto trojet tona?

Këmisha e kuqe,
këmisha Flamur,
legjendë e artë lirie.
Atdheu im-JETA
që nuk vdes kurrë
për diell Shqipërie!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s