DYMBËDHJETË BURRAT LAZARATAS / Poezi nga Iliaz Bobaj

Iliaz Bobaj

Poezi nga Iliaz Bobaj

 

 

DYMBËDHJETË BURRAT LAZARATAS

 

Dymbëdhjetë burrat lazaratas,

të zgjedhur një nga një me dorë,

profet në krye vunë flamurin,

shkuan në epope në Vlorë.

 

Kuvendi i Madh i priste ngutshëm,

në ato kohë me shi dhe erë,

ata që ishin vetë legjenda,

shkuan të hynin në legjendë.

 

Aty ku shkelnin, zgjonin kohën,

aty ku shihnin, çelnin qiell,

sa hidhnin sytë përmbi flamur,

ai flamur u bëhej diell.

 

Dhe rrugën ua bënte dritë,

fjalën e bënte himn lirie,

mendimin e bënte epokë,

vështrimin, rrugë historie.

 

Në Vlorë, ku rrihte zemra e kombit,

jetuan madhërisht një ëndërr,

si hodhën firmë për Pavarësinë,

vulosën përmbi të me zemër.

 

U kthyen prapë të dymbëdhjetë,

në krye prapë flamuri prin,

shqiponjë e zezë me dy krerë,

përmbi flamur puthte lirinë.

 

Në fshat, ku etja e lirisë,

qe ndezur përbrenda si furrë,

flamuri me shqipen e zezë,

u ngrit dhe nuk u ul më kurrë.

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s