Poezi nga Sarë Gjergji

Sare Gjergji

Poezi nga Sarë Gjergji

 

 

MARA
(ose: forbla unë)

Mara,
Ç’do më thuash për nimfën e malit e forblën?!
Për plugun e bujkut e farën e mirë, m’ke rrëfyer kaherë.
Për tokën e butë, t’kam folur unë, Mara.

(Karkalecat, trupin tim endin.
Mara, end pëlhurë!)

Rruga që ke zgjedhur,
Ku të shpie, Mara?!
Me hiena dhe gjarpërinj
Jetojmë çdo ditë!

Eh, Mara!
Mara!

 

 

***

BUDI,
sot na vjen me gjithë bekimin, hiret e madhështinë e tij!
Pjetër,
ti je shkëmb,
dhe mbi këtë shkëmb,
u ngjiz populli e dheu i Arbrit!
Bekona ne, Ynëzot!

 

 

E DIEL
(e parë dhjetori)

Sa herë më flet
me atë dashurinë Tënde të pafund
në psalm meshe shndërrohem!

Ti, më fol,
mos hesht kurrë,
kurrë mos më braktis.

Në mua,
Hyjin lind veç Ti,
E Diel, plot diell!

 

 

NË KOPSHTIN E SË DIELËS

Pylli nis këngën që ia mëson deti,
i lumtur si drita, nga rrjedhë e ujit epshor rilindet
në amësime ndjesish të pathëna më parë.
Me detin njëjtësohet pylli, me zjarrin
digjet e shtat i tij rritet.
Në kopshtin e së dielës
këngë hyjnore këndohen.

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s