Shtëpia botuese “ADA” publikon librin me kujtime dhe mbresa të autorit Faik Xhani.

15726512_10209713047055632_1490877344309946065_n

Shtëpia botuese “ADA” publikon librin me  kujtime dhe mbresa të  autorit Faik Xhani.

 

Autor:Faik Xhani

Titulli i librit:Babaxhani

Redaktore:Flora Agolli

Korrektor Letrar:Eda Miri

Sponsor:Pëllumb Mila

Arti Grafik:

Persiana Treni (Fjerca)

© Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

 

Roland-Lushi

Roland Lushi

 

Botimet “ADA”

Shtëpia botuese “ADA”.

Adresa:Rr. Nasi Pavllo Nr. 20

Cel: 068 22 190 16

Tiranë, Dhjetor 2016

 

Në vend të hyrjes

 

Në lumin e jetës, herë të shtruar e melodioz e herë të rrëmbyer e kapriçoz, na ndodh të ndeshemi me tipa të qetë, të shpenguar, të hovshëm, tekanjozë, të heshtur e fjalëshumë, siç na ndodh të etikojmë kohët dhe brezat, si bie fjala, “brezi i humbur”, “brezi i sakrificës”, “brezi i qejfit” etj.

Jeta është një univers, që na përfshin totalisht brenda kontureve të saj, duke na bërë të meditojmë e filozofojmë rreth saj dhe rreth atyre që na rrethojnë, duke përfshirë dhe unin tonë, që, dashje pa dashje, e vendosim në fokus të këtyre perceptimeve filozfiko-jetësore.

Këto po përsiatja me mendjen time, teksa sillja ndërmend obligimin tim për të shkruar diçka për Seit Milën, shkrime që duke pasuar njëri-tjetrin morën trajtën e një libri. Duke kërkuar për të gjetur një fjalë nyje, një fjalë çelës, një fjalë kyçe, për të përmbledhur atë që është unike dhe krejt vetjake në persanlitetin e Seit Milës, befas më erdhi në mendje fjala “babaxhan”.

Është një fjalë, që ndoshta nuk e përmbledh dhe fokuson krejt personalitetin e tij, atë shtrirje të gjerë e të thellë që ky indidvid, tashmë tetëdhjetëvjeçar, konturon në karakterin, shpirtin,

mendjen dhe cilësitë më të spiktura të unit të tij. Por është një fjalë që thotë shumëçka dhe e vendos këtë person në qendër të një investigimi human, ku dalin në pah cilësitë më esenciale të karakterit, shpirti i tij i pasur në ndjesi dhe përjetime, çiltërsia, zemërbardhësia dhe butësia e një shpirti të dëlirë. Nëse i referohemi Fjalorit Etimologjik të

Gjuhës Shqipe, fjala “babaxhan” ka këto tre paradigma shpjegimore gjuhësore:

  1. Shpirtmirë, i patëkeq, i çiltër e i dashur; i shtruar dhe i thjeshtë. Buër r (Plak) babaxhan, Grua (plakë) babaxhane.
  2. I shëndoshë e i fuqishëm; i aftë e guximtar, që çan vetë në jetë e që u del zot edhe të tjerëve. Malësor babaxhan.
  3. Përd. em. Sipas kuptimeve të mbiemrit (për njerëzit). Fytyrëbabaxhani. Sjellje babaxhani. Qeshte si babaxhane. Thënë ndryshe, fjala “babaxhan” është një cilësor që shpreh veti pozitive, jo vetëm të pamjes së jashtme të njeriut, por dhe të botës së brendshme, të cilësive shpirtërore, të moralit dhe filozofisë jetësore, të karakterit dhe prirjeve esesnciale të një individi në raport me veteveten dhe të tjerët.

Këtë cilësor ta jep dhe ta përmbush gjithçka në portretin fizik dhe shpirtëror të Seitit; pamja e tij e jashtme, me atë nënqeshjen plot sqimë e mirësi njëherësh, gjestet e ngadalta dhe kuptimplote, ajo e folur e qetë dhe e shtruar, si rrjedha e një ujëvare të ëmbël, psikologjia e pritjes, sipas parimit të dibranit, “mat shtatëherë e pre njëherë”.

Ajo që mund të themi në rastin e Seit Milës, duke e nënvizuar si njësoj “postulati”, është fakti se tek ai si person, pamja e jashtme, babaxhanllëku, harmonia, paqa dhe dëlirësia, përputhen me thellësitë e shpirtit të tij, me ato thellësi ku projektohen dashuria për punën dhe vlerat, respekti për tjetrin, bujaria, shpirtmirësia, fisnikëria, gadishmëria për të ndihmuar të tjerët etj.

Jeta e Seit Milës është një rrugëtim drejt lirisë së zgjedhjes së një alternative, që përmbledh nën një vektor të vetëm jetësor, atë thënien profetike, me kumt të asaj njerëzore aq dhe hyjonre: “Bëj për tjetrin, atë që do të dëshiroje që tjetri të bënte për ty”. Ky definicion ka bërë që rruga e tij në një jetë që jo gjithmonë ka rrjedhur në një shtrat të qetë e harmonik, të jetë një rrugë e bardhë, me ëndrra të bardha, me sfida të bardha, të cilat janë bërë pjesë e kredos së kohës së tij dhe brezit të tij. Jeta e Seit Milës nuk është jeta e ndonjë heroi romantik, nga ata që përshkruhen me tone idilike dhe sentimentale në rrëfimet e shkrimtarëve tanë, ku shpesh ndodh që jeta e gjallë, njeriu me botën e tij plot dhimbje e trazime, pra vetë realiteti, kamuflohen e mbulohen me dëngje frazash stereotipe dhe ilustrative të pakuptimta. Jeta e tij është një jetë e thjeshtë, e jetuar bukur sipas mënyrës së tij, që edhe në këtë moshë të shtyrë të pleqërisë vazhdon të krijojë vlera për të tjerët. Në kohën kur shokët e tij, ose rrinë në shtëpi, të mbuluar me batanije dhe në mbretërinë e ilaçeve, ose ata më në gjendje të mirë fizike jepen pas dominave dhe kafeneve të lira, Seit Mila vazhdon të kontribuojë shoqërisht dhe me pasion për shtresën e pensionistëve, ku me punë të palodhur e përkushtim shembullor, na tregon rrugën nga duhet të ecë një veprimtar, qoftë dhe në moshën e tij, për të qenë sa më i vlefshëm për njerëzit dhe kohën e tij. Pa asnjëlloj vetëlëvdimi apo mburrje, me atë thjeshtësinë brilante që e ka karakterizuar gjatë gjithë jetës, Seit Mila vazhdon të na befasojë me sjelljen e tij të përkorë e dinjitoze, me dhuntitë e shpirtit dhe mendjehapjen, me dashurinë për punët dhe kontributet shoqërore. Ai është një nga më aktivët në Shoqatën e Pensionistëve, duke marrë pjesë në të gjitha veprimtaritë e shumta të saj brenda e jashtë Tiranës, por edhe duke kontribuar sipas mudësive të tij modeste me vlera financiare për mbarëvajtjen e punëve të saj. Në gjurmët e Seit Milës do të ndeshësh gjurmët e një njeriu të përkushtuar, me një dashuri të virgjër për njerëzit dhe shoqërinë, për virtytet dhe vlerat, për atë pasuri të thellësive të shpirtit human, që ende mbijeton tek njerëz si ai dhe shokët e tij, që e kanë mbartur jetën në shpinë e në shpirt, me dhimbje e mungesa, si një Gur Sizifi dhe nuk e kanë lënë të marrë rrokullimën mitike, por e kanë mbrujtur me frymën dhe gjakun e tyre. Ky libër nuk flet për një akt heroik të bujshëm e sfidant, me ata me të cilët është mbushur dëng letërsia ilustrative memoristike, por me aktet e një pasnjëshme të Seit Milës, për të ruajtur të pacënuar thelbin e jetës njerëzore. Ata janë më të befta dhe më kuptimplote se ato të Robin Hutit, Konti Monte Kristos etj.

Në vijimësinë e një jete të jetuar bukur e thjesht dhe që vazhdon të induktojë nxitje pozitiviste për shoqërinë, ne do të zbulojmë një botë të pasur shpirtërore, një bashkëshort shembullor, një baba model, një gjysh unik, një shok të denjë, që nuk të braktis kurrë…Thënë ndryshe, do të takojm e njohim babaxhanin e vërtetë. Të shkruash për Seit Milën, do të thotë të zbulosh hap pas hapi jetën e një njeriu të thjeshtë, botën e tij, idetë, vizionet, projektet e realizuara dhe ato të mbetura në udhë…por që ndjekin, shijojnë e përngjasojnë me jetët e shumë kujtë, ku çdo kush ka cfarë të pëlqejë dhe të përvetsojë. Të shkruash për Seit Milën do të thotë të shkruash për vetveten, për atë pjesë të vetvetes, që do të doje të ishe dhe për rrugëtimin drejt së cilës asnjëherë nuk është vonë…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s