ARIANA BYTYÇI

 15941719_10210141019855700_781763204_n

ARIANA BYTYÇI

 

Ariana Bytyçi është lindur në vitin 1985, në Lipjan. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, po aty edhe gjimnazin e shkencave matematiko natyrore.E diplomuar  në universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, në Fakultetin e Filologjisë, Dega Letërsi Shqipe. Deri tani, poezitë e veta i ka botuar në “Lajm”, “Botapress”, “Dituria” në shtetin Suedez, por edhe në emigracion webly&pilozyba.webly në Londër, atunispoetry.com/, në galaktika poetike “Atunis” në Belgjikë ,“Fjala e lirë” në Britani të Madhe,“Tribuna shqiptare” në Prishtinë“, gazeta “Dielli” në SHBA ,Perendimi etj.

Poezitë e Ariana Bytyçit kanë zënë vend edhe në antologjinë e poezive “Malli poetik”, në të cilin janë prezantuar 87 poetë e poete nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Presheva, si dhe nga diaspora,pastaj edhe ne antologjinë e botuar ne Suedi “Sofra poetike” dhe ne një tjetër antologji me disa nga poetet e trevave të ndryshme në Rumani “Takime letërare”.

Poetja Ariana Bytyçi ka marrë pjesë në shumë manifestimeve letrare e poetike, si në Festivalin Kombëtar të Letërsisë për të Rinj, pastaj në Takimet Tradicionale të Krijuesve nga Diaspora dhe në shumë takime të tjera, ku poezia e saj është shpërblyer me mirënjohje dhe çmime të ndryshme.

Ariana Bytyçi ka të botuar përmbledhjet me poezi “Më fal, moj lule!” dhe “Vargu i zemrës sime”, kurse ka gati për të botuar edhe monografinë për dëshmorët e kombit nga diaspora “Ju jeni pjesë e atdheut” .

 

Vepra të botuara:

 

15935695_10210140925773348_1592540687_n

 

15935832_10210140926053355_1204908544_n

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s