Cikël poetik nga Vjollca – Ajasllari Koni / Shkëputur nga vëllimi poetik ” Ti qindvjetësh”

14729356_1227383523993614_7491876797749957125_n

Cikël poetik nga Vjollca – Ajasllari Koni

 

UNË SHKRUAJ  VARGJE

Pranë  rrapit të vjetër,

Ulur Grevës përballë,

Vjel shkronjat nga degët

Për ti vënë në radhë.

Lotin kam ngjyrë lapsi,

E lapsin gjurmë vargjesh të bardhë.

 

Kush më bukur i këndon jetës?

Të shkuarës, të vërtetës vallë?

Dashurisë, zhgënjimit, vdekjes,

Këngën e kemi të gjallë.

 

Këndoj për fushën, lulet, bagëtinë,

Pishat gjelbëroshe, lisat e gjatë,

Burimet me ujë akull,

Plantazhet me ullinj,

Dhe për mbi të gjithë

Tomorrin ballëlartë.

 

Unë shkruaj e shkruaj vargje pa mbarim

Për fshatin e vogël që teret në agim

Për lumin që derdhet ashtu plot rrëmbim

Për ty Greva ime që të kam në gji.

 

URATA IME

Me shqiponjën do doja të jem mbi Tomorr,

E  t’ju shoh me radhë sa t’më shuhet malli,

Shpirtin tim të brishtë çdo ditë t’ ju  dërgoj,

Kudo që ju ndodheni edhe matanë oqeanit.

 

Me shpejtësinë e rrufesë e ngrohtësinë e zjarrit,

Urimin tim dërgoj në çdo zemër shqiptari,

Se mbi çdo gjë që kemi është atdheu,

Në jetë të jetëve ky  amanet i të parëve.

 

UROJ

Nënë sa dua të rri pranë,

Me ty mallin se nxjerr dot,

Të uroj moj zemra ime,

Kështu të më presësh për çdo mot.

 

Ti qesh si Dielli kur më ke pranë,

Mua syri m’loton kur larg të kam.

 

VALS I DASHURISË

Mëngjes i ftohtë vjeshtor

Mbi oxhaqe tymi gri,

Mjellmat e dashuruara mbi Danub,

Vals i tyre dashuri.

 

Vjollca koni 11

Shkëputur nga vëllimi poetik ” Ti Qindvjetësh” 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s