MAGJI DIMËRORE / Poezi nga Mimoza Çekiçi Rista

15644553_1201131599969579_402183634_n

Poezi nga Mimoza Çekiçi Rista

 

MAGJI DIMËRORE

 

Flokëthinjur qënkërka Mali i Thatë,

shfryn mbi liqer e fryma ngrin kristal

qerpikun ia zbardhi dëbora këtë natë,

rrëshqiti orteku e buzë gjolit u ndal.

 

Vello e ngrirë, kjo mjegull fustanbardhë,

sytë m’i vesh me një cipe ngjyrë gri,

ku vajtën mjellmat dhe zogjtë e ngratë?

Klithin zgalemët, lajmërojnë stuhi.

 

Dallga ngrihet si trup djaloshari,

e bregut i sulet me vrull prej të riu,

duket e zhduket një varkë peshkatari,

nën cikmën e egër që dërgon veriu.

 

Paskam mall për këtë pikturë prej acari,

faqet më ndizen porsi prush nga era,

qytet i dashurive në stinë behari,

di të magjepsë në gjithë stinët e tjera.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s