OKSIGJEN I KRUJËS, AJËR I VENDIT TIM / Baladë nga Hamdi Meça

Hamdi Meça

Baladë nga Hamdi Meça

 

OKSIGJEN I KRUJËS, AJËR I VENDIT TIM

Nga mali – bark i lindjes,

nga deti- qefin i perëndimit,

i gjithi në veçanti për ty,

vetëm për ty në veçanti,

oksigjen i Krujës,

ajër i vendit tim.

Të mos harxhoj përnjëherësh ty,

si i eturi plot plagë,

a e di çfarë bëj,

dhe nga pafajsia e hologramës?

Me pak ajër hibrid, global

herë pas here në sasi të shtoj,

të shtoj në sasi,

në asnjë rrethanë të mos mbarohesh,

në asnjë anë të rrethit të kësaj bote.

Dhe kur vetëm një molekulë

prej teje të mbetet në këtë miks të përditshëm,

gjithkush le ta dijë,

le ta dijë gjithkush,

se ajo molekulë dyatomike veç e jotja,

e jotja veç ajo molekulë e ”çiftit” pjellor

nga Kopështi i Edenit.

Thonë se në Krujë

(e pse jo ?) ai Kopësht i Bekuar,

thonë se në Shqipëri

(e pse jo? ) ai Vend Hyjnor,

thonë por unë them ËSHTË,

në Krujë ËSHTË,

në Shqipëri ËSHTË,

këtu ËSHTË,

atje ËSHTË Kopështi i Dashurisë së Parë Njerëzore.

E ruajtur ajo molekulë dyatomike,

ajo e ruajtur jo si dritë e syve

( dëshmitarë të verbërit ),

për gjatë gjithë frymëmarrjes sime,

a në kohë të pjesshme,

a në kohë të plotë.

Ajo molekulë- rreth i jetës,

te ky rreth- molekulë- i gjithi unë ç’jam,

i gjithi unë ç’kam,

krejt pasuritë

e të pasurit,

e të varfërit,

limiti në infinit veçanërisht se çili je,

cili nuk je,

çfarë ke ,

çfarë nuk ke,

te ky rreth rroj për vete dhe për të tjerët,

nuk vdes, toka formën nuk e zhduk,

krimbat- vese janë,

hanë,

i hanë.

Ky rreth- rruazë e bardhë e ujit në gjak,

ky rreth- rruazë e kuqe e gjakut në ujë,

ky rreth- vrimë e gojës nga flet fjala

dhe vrimë e zanores nga del zëri me lloje,

ky rreth- tollumbac i ëndrrës

dhe spirale nga spiralet për në kozmos,

ky rreth- rruazë e tespijve,

pse jo dhe gur i unazës së martesës,

ky rreth- kokërdhok i syrit dhe bebëza e tij,

ky rreth- koka mbi qafë

dhe qafa nën kokë,

ky rreth -jo prangë në duar,

as thyzë litari,as vrimë e zezë jo,

ky rreth- planeti i tokës dhe elipsi i saj,

ky rreth – barku i gruas shtazanë

dhe bebi i mbledhur galuc në të,

ky rreth dhe nga rrathët e Dante Aligerit

të “ KOMEDIA HYJNONRE “,

Ky rreth- ç’mund të jetë tjetër?,

Ç’nuk mund të jetë tjetër- ky rreth?

Siç thashë

dhe kur vetëm një molekulë

prej teje të mbetet në këtë miks të përditshëm,

gjithkush le ta dijë,

le ta dijë gjithkush,

e  ruajtur ajo molekulë dyatomike,

e ruajtur ajo, po, po,

vend të zërë në fytin tim.

Kështu shpirt do të jap,

do të jap shpirt,

me molekulën tënde në grykë,

oksigjen i Krujës,

ajër i vendit tim.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s