Përmbledhja me poezi “Flaka e shpirtit” e Kaltrina Vb Hoti, vije si një kandil i ngrohtë dhe që dritëson udhën në errësirë. / Nga: Safet Hyseni

Përmbledhja me poezi “Flaka e shpirtit” e Kaltrina Vb Hoti, vije si një kandil i ngrohtë dhe që dritëson udhën në errësirë.

 

safet hyseni

NgaSafet Hyseni

Tek përmbledhja me poezi “Flaka e shpirtit të Kaltrina VB Hoti, fjala e bukur në varg të freskon si pika e një ujëvare, vargu të përkund si vala e një lumi të qetë, shprehja depërton në thellësi të shpirtit si ledhatim i ndjenjës, koloriti dhe ideja të dritëson shpirtin dhe mendjen, poezia të bënë të fluturosh në peizazhe ëndërrimtare.

 

kaltrina

Kaltrina VB Hoti

Përmbledhjen me poezi “Flaka e shpirtit” e poetes Kaltrina Hoti është vepra e saj e pesta me radhë në gjuhën shqipe e ndarë në katër cikle. Kamë thënë që në veprën e saj të parë “Ta mora vargun” se në letërsinë shqipe vije fuqishëm një emër me një varg të bukur, me një stil të veçantë, krejtësisht origjinale që din çka të kërkojë dhe t’i dhurojë jetës, që tani i gëzohem faktit që ajo këtë besim e bëri realitet. Në përmbledhjen “Flaka e shpirtit” kemi vargun e ngjeshur të pasur më fjalën e bukur që na shëtit ndjenjën tonë nëpër valë shpirti duke ledhatuar dëshirat që trokasin me çdo dritagim për t’i dhuruar ditës jetë. Lexuesi i rëndomtë ndihet personazh në sajë të shprehjeve dhe shëtitjeve nëpër bukuritë e ndjenjave, të momenteve të jetës. Të lexosh vargun e Kaltrina Hotit përjeton kënaqësi, fjala e bukur në varg të freskon si pika e një ujëvare, vargu të përkund si vala e një lumi të qetë, shprehja depërton në thellësi të shpirtit si ledhatim i ndjenjës, koloriti dhe ideja të dritëson shpirtin dhe mendjen, poezia të bën të fluturosh në peisazhe ëndërrimtare. Që nga cikël i parë me titull “Hëna e plotë”  ku imagjinata dhe realja lozin dora-dorës për të depërtuar në thellësi të shpirtit të lexuesit, gjejmë jetë, jetë dhe dashuri, dashuri dhe erotikë të lehtë që i thonë jetë e jetuar. Për herë të par kemi cikël që nuk mban emrin apo titullin e librit, është mbase e kuptueshme ku autorja donë të na fal kureshtjen, kureshtjen e flakës së shpirtit.

 

15970746_1810936622498201_656277105_n

 

Cikli i parë ka një bukuri të veçantë që autoren e bënë tejet të guximshme duke i hedhur komplekset tutje lagështisë së shiut që t’i kalb cikli i dytë “Vallëzimi në shi”. Kur themi se autorja i ka mundur komplekset bazohemi në thënien e saj në një bisedë për gazetën “Dielli” ku ajo shprehet; “Çdo fjalë që e them është e thënë, dallimi është që dëshirat dhe përjetimet i pranoj dhe i shkruaj pa kompleks me dëshirë që lexuesit t’i dhurohet vargu në të njëjtën mënyrë si e ndjej unë”. Në ciklin e dytë “Vallëzimi në shi” kemi dashuri dhe ide që të zbukuron imagjinatën duke u kthyer shpesh tek realja. Në të shumtën e rasteve kemi dorëzimin ndaj ndjenjës hyjnore, dashurisë por ka dhe çaste të shmangëjes në sajë të një tisi të një frike, apo largim i heshtur për ruajtjen e identitetit të artit të dyfishtë.  Si në ciklin e parë ashtu dhe në të dytin me pak përjashtime autorja ka arrit të zhytet në thellësi të jetës së jetuar e të gërmoj në kujtimet e përjetuara që të na i dhurojë me fjalën e bukur në formë të vargut duke ledhatuar dëshirat me puthje, dhimbjen duke e shpëlarë me lot, kureshtjen me dashuri. Në ciklin e tretë “Melodia e shiut” që është një simbolikë e qëlluar poetikisht ikë paksa nga bota reale me dëshirat e fituara dhe i zbërthen duke iu falë të gjitha ngjyrat në një botë të lehtë dhe të kuptueshme imagjinare. Asnjë varg dhe poezi nuk është e futur në korniza, por ka një shtrirje të gjerë për ta ndjerë si një rrëfim që krijohet duke e lexuar, ku ideja dhe tema është jeta. Përjetimi dhe dashuria për jetën bëhen mesazh i bukur i lehtë dhe i kapshëm. Po në këtë cikël sa herë që marrim një poezi dhe thellohemi fitohet përshtypja se bota e imagjinuar është më reale, me të vetmen arsye se në atë reale nuk jemi ne por pasqyra e kërkesave dhe e ambicieve të ambientit që na rrethon. Në hapësirën imagjinare ne arrimë të çlirohemi nga kompleksi dhe udhëtojmë e arratisemi me ndjenjën tonë, andaj vargu i autores lexuesin e shpie sa në qiell, aq dhe në nëpër bukuritë e imagjinuara të shpirtit si forma e Kopshtit të Edenit. Si gjithëherë autorja me besimin e krijuar në vete dhe me identitetin e ndërtuar tej Oqeanit Atlantik na fut nëpër udhët e mirësisë, autoktonisë, dhe dashurisë për kulturën, artin dhe mirëqenien kombëtare. Idetë e saja janë udhëzimet e shumta që të nxëmë dritën e natës, duke na shëtitë nëpër bukuritë e fjalës së moçme, dhe udhëzuar  ta duam artin, të emancipohemi, të respektojmë traditën si vlerë, të përqafojmë besimin e të parëve, se jemi një dhe të tillë do duhet të ndihemi në udhën e jetës, duke e bërë fjalën besë. Në ciklin e katër “Vargu i jetës” si porosi marrim fuqinë e fjalës, se të gjithë jemi të lidhur me një energji të padukshme dhe kemi ndikim në njëri tjetrin me vetëdije apo pavetëdije, ndërsa vargjet e poetes janë të shkruara me vetëdije të plotë, që ne t’i japim jetës dhe të marrim nga ajo duke lënë gjurmë të pashlyera. Libri “Flaka e shpirtit” i autores Kaltrina Hoti e përkëdhel lexuesin ashtu siç ledhaton nëna fëmijën me mall dhe dëshirë që të jeton me shpirt të lirë duke u ndriçuar dhe  nga fuqia e Perëndisë.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s