Poezi nga Hysen Grajçevci / Shkëputur nga vëllimi poetik ” Shpresë e përlotur”

Hysen Graqevci - 1

Poezi nga Hysen Grajçevci

 

PESHA E SHEKUJVE

Shekujt blozën e viteve

Lëshuan mbi supet tona

Amanet varret

Në brezni plagët gjak kullojnë

Për këtë tokë

Me rrënjë të thella

Shkëmb në ballë stuhish

Edhe kur si Krishtin na gozhdojnë

 

Pilati ngre duart

Çirret deri në qiell  

Pafajësinë të tregojë

Në errësirën e bodrumeve

Laokontin

Gjarpërinjtë helmojnë.

 

PIANO E VJETËR 

Në pianon e vjetër një simfoni e shkruar

Nga pluhur i kohës notat mbuluar

Një dhimbje në emocion se ç’më preku fort

Në përqafim të valsit lotin se heq dot

 

Largo vellon natë syrin e dritës ta shoh

Është mirësi e fjalës zemrën që më ngroh  

Nuk dua te ti dhembje, dhembjen e mbaj vetë

Jam qiri i ndezur koha le t’më tretë.

 

POEZIA IME

 Poezia  ime                            

Burim ka                   

Damarin tënd Atdhe

Frymim 

Freskin e bjeshkëve

Ushqim

Brumin e trungut tënd

Dritë ka Diellin

Rritë, lëngun nga rrënja

Ngjitur fort për tokën                    

                                                      

Poezia ime

Djep ka dhimbjen

Prush dashurinë

Rënjen këngë

Varrin lavdi.

 

 PROMETEU I MBËRTHYER

 Mbi rrënojat e shekujve të shkuar

Prita ndërtimin e këtij shekulli të Ri

Mëngjeset flasin për fatin e Rozafës

Fillim i përsëritur në histori

 

Fati im nuk dua të jetë skutave të Greqisë

Apo monopateve të Skithisë

Në podiumin e tokës sime

Luhet trilogji e Orestisë

 

Mbrëmë e pashë Prometeun të mbërthyer

Urdhërin zbatuan t’Padronit

Mbrëmë u ther zë i ndërgjegjes

Nga hanxharët e mbretit të fronit

 

Krenari e tij më bëri të ndjehem.

     

hysen kop

Shkëputur nga vëllimi poetik ” Shpresë e përlotur”                                                  

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s