Poezi nga Zamira Agalliu

zamira

Poezi nga Zamira Agalliu

 

Ngricë dëshpërimi

Ka ngrirë akulli sot mbi çatia
Uji i çesmave akull ka ngrirë
Akull ngrirë edhe fjalët e mia
Ti tres s’kam më dëshirë.

Le të kaloj kjo ngricë dëshpërimi
Në fund të fundit kjo është natyra
Shpirtrave vjen e shkon kjo stinë dimri
Si pemët po presim stinën me ngjyra.

 

***

Ky shi që bie pastron gjithë smogun në tokë
E ngrihet përsëri atje lart në qiell
Ashtu si sytë e mi i pastrojnë këta lot
Hapësirave gri po kerkojnë pak diell.

 

Urimet

Urimet e “festës ” që na lanë tanët
Shkojnë e vijnë me zemër ndër ne
Po kur dalin urojnë politikanët
Gëzimit të fstes i shtohet një re !!

Ata që kaq bukur mësuan të flasin
Mësuan të buzëqeshin pa mëshirë
Me buzëqeshje mësuan të na vrasin
Buzëqeshja fallco në buzë e ngrirë.

U edukuan çdo ditë pak e nga pak
Paçka se ti popull i quakëshe fshatar
Në derën e mbyllur trokit lehtë tak_tak
E fare mos u çudit nga fjalori vulgar .

Kthehu me shpresë në vatrën tënde
Në vatrën tënde festo për shpresën
E thyej zhgenjimet që mban në mendje
E mos beso në shqiptari pa besën.

Ti që me vlerë kërkon akoma vlerat
Dil nga ajo ëndërr alla antike
Lisat u ulën që të lulëzojnë ferrat
Se ferrat lulëzojnë edhe mbi karrike.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s