Poezi nga ( Hamdi ) Erjon Muça

-erjon_muca_549317221

Poezi nga ( Hamdi ) Erjon Muça

 

41

Akullnajat mbështollën zemrën time,
qielli i shpirtit u mbyll,
dhe nisën gjëmimet.
Një pjesë e trupit tim shkëputej.
Një pjesë e ekzistencës time,
nisi të shdukej.

Shdukej për tu rikthyer në urrejtje,
për të ma mbushur zemrën,
plot me brejtje.
E urrej këtë jetë,
që tani po jetoj.
Jetë boshe që nuk kuptoj.
Unë duhet të jetoj me ty,
por ti je larg meje.
Dua të të shoh në sy,
por nuk jam pranë teje.
Dashuri,
urrejtje!
Po bashkjetojnë në shpirtin tim.
Një koktej vrasës,
i një situate të çmendur,
pa shpëtim.
Dashuri për ty,
për zemrën tënde.
Urrejtje për ata të dy,
kushdo qofshin,
që gabimisht,
apo me dashje.
Po jetojnë jetën time,
bashkë me jeten tënde.

 

42

Hëna nga lart,
në dritare,
tek tymosja,
më vështroi.
Qëndroi ca e heshtur,
me mua,
dhe pas malit u fsheh;
një ditë tjetër sot kaloi.

Numëroj ditët,
dhe nuk janë shumë.
Janë minutat,
që nuk kanë fund.

Minutat larg teje më duken si ditë.
Ditët larg teje më duken si jetë.
Ditë të cilat nuk e di se si do ti kalojmë.
Kur minuta të pafund,
larg njëri- tjetrit po jetojmë.

 

43

Ah mor det,
si nuk u lodhe kurrë!
Pa pushim dallgët i përplas,
mbi rërë,
mbi gurë.

Pa u ndalur çdo vit,
çdo muaj,
javë e ditë.
Në asnjë orë nuk bën pushim.
Asnjë minut apo sekond nuk kalon,
pa më të voglin shkumëzim.

Kjo toka qenka e duruar!
Ajo pret dallgët e tua,
që s’kanë të pushuar.
Ndoshta me ty,
ka miljona vjet e dashuruar.
Dhe, në heshtje( nga pafundësia e Shekujve e deri sot),
pret shkumëzimin tënd të praruar.

Ajo si një dashnore e ndrojtur,
deri në vdekje e bindur.
Ti si një dashnor,
herë ledhatues,
herë i hidhur.

Ajo që mua më duket,
si goditje të pashpirtë.
Për të mund të jetë,
më i ëmbli ledhatim.

Si do që të jetë.
Ndonëse nuk ka një nerëzor shpjegim.
Ajo qëndron aty, e palëvizshme,
dhe pret puthjet e tua njëra pas tjetrës.
Pa më të voglin pushim.

 

44

Shpesh herë ndihem i zbrazët,
pa mendime apo fjalë.
Si det i qetë,
sipërfaqe e sheshtë,
pa më të voglën dallgë.

Si det i pasqyrtë që habit,
frikson edhe sgalemët.
Janë këto të pakta,
ditë të mërzitëshme,
që më dëbojnë mendimet.

Në ditët e gëzueshme ndihem i plotë,
prodhoj mendime si një minierë.
Kurse në këto ditë,
ndihem pa jetë,
një shkretëtirë.
Hapsirë gjysëm e vdekur,
ku era lëviz si e çmendur,
dunat me të nxehtën rërë.

Në këto ditë të errëta,
në mendjen time,
vetëm një dritë shëndrrinë.
Dhe nuk është rastësi,
që ky të jetë,
mendimi për dashurinë.

Jo për një ndjenjë në veçanti.
Por për atë ndjenjë mbinjerëzore,
që çdo i vdekshëm,
duhet të ketë në shpirtë.
Nuk e di pse sa herë kujtoj dashurinë,
fjalët e dy poetëve të mëdhej,
në mëndje më vijnë!

Njerëzia të madhin Omar,
e cilësonte si pijetar.
Kurse Lasgushin hyjnor më keq.
si të marrë!

Kurrë vdektarët e rëndomtë,
nuk mund të kuptojnë,
çdo të thotë dashuri.
Pasi ajo nuk shkëlqen shurdhër,
si të jetë flori.

Atë e ke në shpirt,
dhe të ndriçon udhën,
gjithnjë e më shumë,
çdo ditë.

Në këto ditë të zymta,
shpresoj pa pushim.
Që zbrastësia kurrë më,
të mos pushtojë shpirtin tim.

Shpresoj që edhe unë,
si ata poetë shëjntorë.
Të mundesha ti këndoja,
çdo ditë dashurisë,
me fjalët që meriton,
çdo ditë dhe pa drojë.

Pa le të më qeshnin të gjorët vdektarë.
Nuk do të lëndohesha,përkundrazi,
me dhimbje për ta do të kisha qarë.
Pasi zemrat e tyre,
dashurinë nuk e kanë njohur,
nuk e njohin,
e as që kanë për ta njohur,
kurrë!

 

45

Do të preferoja të humbja gjithçka,
por kurrë ty!
Do të ishte me mirë të mbetesha i shurdher,
memec,
apo edhe pa sy.

Më mirë errësirën e përjtëshem,
se sa një ditë pa të të vështruar.
Më mirë pa asnjë fjalë në gojë,
se sa të mos ndjej emrin tënd ,
nga goja ime shqiptuar.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s