Poezi nga Bedri DULA

D:DCIM100HDCAMHDP_0851.JPG

Poezi nga  Bedri  DULA

 

       VJESHTA E FUNDIT

             (Din Mehmetit)

Edhe një shterg iku në pakthim

si gjethe shkëputur vjeshte

nesër agimet zbardhin të zbehta

pena pushon në letrën e tretur

fjalës iu nda fryma e fundit

rrugicave nën çabratin e heshtur

aromës së tokës i mumgon Dini

Ai që  fanarëve të furtunës u këndoi !

 

Edhe një shterg u shkëput nga hija e tokës

Në fanar brezash emblem drite mbeti

hijeve të natës reflektim ngjyrash yjore

qyteti heshti se një ëngjull u shënjetrua !

 

Shtergu i letrave preku amshimin

Në breza yjësh mbushët horizonti dijës

thesar plumbash ari nga pena e Ti

shkronjat ndriçojnë rrugicat e fjetura

në piktura arti jeton përjetësisht

në tymin e votrës së fikur poet !

 

Shtergu fluturoi në panteonin e lirisë

në fusha e male rrënjët etnike rritën

shekujve dritë gjaku në majën e penës

brezare furtunash skalitur në libra

si yje shndërisin udhën në amshim…!

 

BOTA  E  HIJEVE

Nga fundi i ferrit rikthehen hijët

dëgjoi klithmat e mbytura në heshtje

shpirti trazohet nga re lotësh

si një ujvarë fshehur prapa gjetheve t’ malit

rritur në shtratin e lisave lëgjëndash

qielli im ngrysët në ankthe t’errta

nën tmerrin e ulurimeve trishtuese

Bota nën hijen e maskave zgjohet sërish

 

sërish kopshti i ëngjujve mbytët në mallkim

lulet i përpin flakë e stuhisë së keqe

diellin e kafshuan ca re të zeza grilash

zunë pengë fluturat shumë ngjyrshe

në pusin e mbeturinave zogjët mbytën

Bota sërish trazohet nga hijet vrasëtare

 

shpirti përpelitet në agoni mugëtirash

duhët ecur edhe kur vdekja kërcenon

baraspeshën e kohës duhet mbajtur

në kopshtin e zogjve lindi shpresë e re

bota e hijeve le të thith lotin e foshnjave

Dielli sërish i buzqesh tokës n’amshim….!!

 

VERONA…..

Në të zhurmshme rrugë mbështillem

Ngrysur në të vetmën çeli shprese

eci në të fshehtat shtigje blu

sytë piktura qielli në ty Verona

Unë dhe zhuljeta më fate të lidhura

Në rrathët natës zbresin yjet

Lakmi e hënës mbytët në t’errta puse

Në pirgje t’hirta buzë etur kujtimesh

Verona në ty takohën lotët sy qielli

Në trarët e shtëpisë së vjetër dëgjoi

Melodinë e fjetur në zemër shekujsh

Unë  bijë pellazgjike përtej valëve deti

Copëza të thyera notash mbledhi

Në mure të çara renkime shpirti

Ruhën reliktet e pluhurosura dashurie

Mbi petalet e trendafiles së djegur malli

Pëllumbat e bardhë sillnin letra gjaku

Në dritare vinte aromë buzësh zhuljete

Me gjuhën e shpirtit përkdhel zjarrin

Në të flakta shikime misterioze shkrihem

Valëve të jetës ndizën harqe shkëndijash

Në shtëpinë e dashurisë Zhuljeta

Erdha me  ëndrrat e kallura në ty Verona…

 

   FLUTURIM  ME PËLLUMBIN

Fluturonim nëpër errësirë drejt yjeve

si dy hije të panjohura përtej  galaksish

në një kornizë kohore ku shpirti digjet

mbi retë e hirta në krahët e pëllumbit…!

shikimet përdridhëshin si gjethe e vyshkur

nëpër hijën e zbehtë të hënës lakuriqe

bashkëfluturimthi kristaleve qiellore

e qetësia e natës kafshonte shkelqimin e yjeve…!

valët drithëruese në magjinë e natës

rrënonte kështjellën e zemrës në dashuri

sikur dikur në heshtje kur hëna këndonte mbi lumë

nën rënkimet e shpirtit që vuajtjen e mbyste lakmia…!

era në qetësi përkdhelte fijet e flokut mbi sy

dridheshin si gjethe  lulesh mbi retë e errëta

kjo natë trathëtare në dimensione kohore

një trëndafile këputi në kopshtin e shpirtit të vramë…!

e pëllumbi fluturonte  me prushin nën krahë

më kujtonte këngën e hënës natën pa gjumë

e besën e Konstadinit që as varri nuk e treti

me krahët e pëllumbit mbi majët e larta

në rrathët qiellor ngritur një parajsë të re …!

 

ËNDRRAT  BËHEN LULE

Vetminë e mbyte në pusin e errët

hëna tradhtisht përkëdheli ballin e akullt

ditët tinëzisht ikin si hije zogu prapa dielli

pas ndjekin shikimet si lakmitare e etur…

ndjesitë trazohën në shpirtin e zbrazët

ëndrrat e dashurisë takohën me yjet

në udhëkryqët hapsinore flasë më hënën

kur shijon magjitë hyjnore n’shtegtim

në shikimin tënd ëndrrat bëhen lule….

 

nëpër qiellin kristalor zogjtë plagosën

pas mbesin ëndrrat si lule të vyshkura

ujvara e jetës paskësh qenë iluzion

vetminë si shije e  hidhur në një shishe boshe

në buzët si gjethe djegur etja e pa shuar

në majën e gjuhës së shpirtit ikën magji e fjalës

kanarinë e bukur  në pranverë su ktheve…

 

vetmia mbeti një oazë e vetme shpresë

si kurorë dafinash stolise premtimet

shpirti etur atëron në pistat qiellore

në zemrën e braktisur trndafilja zgjohet

në sytë e tu shkretira bëhët  kopsht lulësh… !

 

KORNIZAT E SHPIRTIT

Në kornizat e thyera shpirti lëngon

vetëm copëzat shpërndara n’hapësir

nostalgji vrastare paskësh qenë ti

hënë lozonjare aspak mëshirë nuk pate

atë pakës dritë braktise sonte…..

 

në dhomën e tymosur të kujtimeve

si  zjarri i cigarës digjet shpirti

kohës së virgjër nuk mund t’i besohet

zemëra në mbretërinë kristalore mbanë shpresë

se lulja e mbjellur ka për të dhuruar frytet….

 

në unazën qiellore retë trazohën

oqeani i jetës mbushur iluzione

dashuria e humbur si lule çelë sërish

mos prit kot të kthehën si dikur

copëzat e mbledhura në kornizën e shpirt

lules së vyshkur nuk  i duhet më uji…!

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s