Cikël poetik nga Miltiadh Davidhi

miltiadh

Cikël poetik nga Miltiadh Davidhi

 

NË NATËN E VITIT TË RI

…E bukura në mijëra pemë jete
Mbiu qiellit
Plot ngjyra e dashuri,
E më pas…në shpirt
Të bukurit e vdekur,
Më vdiqën përsëri.

Si e vetmja formë e ekzistencës,
Kthehej pamëshirshëm
Në pluhur ngjyrë hiri, e të zi,
E qeshte me kaq hijeshi!

Skeletet
Qanin
Të fshehur
Ndër sytë
E mi.

Ku shkoi e bukura,ku,
Më pyeste qielli gri?

E në mua të bukurit e vdekur,
Më vdisnin
Në shpirt përsëri!

Dt.02.01.2017.Salerno.

 

DRITË SHPRESE

Çdo natë
Sytë më perëndojnë
Nëpër yje.
Ndaj, çdo ëndërr e imja
Është e qarkuar
Me dritë
Të bukur shprese.

Dt.22.11.2016.Modena.

 

ENDE…

…Dritat zbukurojnë pemët,
Yjet zbukurojnë qiejt,
Dritat e shpresës
Pulsojnë shpirtit,
Ende syrit si ka ikur e bukura,
E qiejt janë ende të kaltër,
Jo vetëm të zinj,
S’ka arritur akoma Befana,
E të na mundin
Shpirtrat e këqinj.

Dt.02.01.2017.Salerno.

 

METEORI

Ndriçoi gjithë hapësirën
E u tretë…
Gjithësia mbeti e bukur,
Ai u zhduk përjetë.

 

DRURË TË XHVESHUR

Drurë të xhveshur në shi,
Në borë, në ngricë, e në stuhi,
Drurë të xhveshur,
Që s’do t’ia dijë njeri.

Një pallto, një pallto,
E ngrohtë, ju duhet
Dhe një strehëz për çati.

Mbi degë yjet si zogj,
Po ngrijnë nji e nga nji.

Dt.21.12.2016.

 

KOHA IME

Çela, gjelbërova dhe u thava
Ndër degë, për ty.
Si gjethe vetëtime u treta
Koha ime,
E s’e di, në munde,
T’më shikoje me sy?

Miltiadh Davidhi.Modena.

 

NË VËNDET KU KAM QENË

…Kudo që vete
Gjej
Diçka të harruar
Nga vetja,
Diçka që fle
Dhe e zgjoj,
Diçka që
Ende shpreson
Në rigjetjen
Prej meje,
Diçka si zemër
E ndaluar
Për një kohë
Të gjatë,
E që befas fillon
Të punojë…
Kudo që vete..
Eh, ndoshta
Dhe atëherë,
Kur më
S’do shkojë…

Dt.08.01.2015.Salerno.
Miltiadh Davidhi

 

LARTËSITË

Të ngjitesh në pemën e jetës
E të ndizesh e fikesh
Si dritat,
Si ëndrrat.E patjetër
Të zbukurosh e ndriçosh
Këtë pemë njerëzore
Dhe të mos e lejosh
Kurrë veten
Të humbësh këtë mundësi
Të shenjtë e vdekatare.
Lartësitë,lartësitë,
Janë synimi i klithmave
Te zogjve të yjeve,
Që fluturojnë ne qiejt
E shpirtit që lind e s’perëndon.

Dt.07.01.2014.Salerno.
Miltiadh Davidhi.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s