Poezi nga Mehdi Krasniqi

 mehdi-krasniqi

Poezi nga Mehdi Krasniqi
 
 
Prronit tem
 
 
Po tuten peshqit me nejt n’prru
I ka hi dreqi mallkum ujit
E peshkatart tuj prit cili i pari e qet kryet
Per me kap si me pas faj e me denu me therje t’tmerrshme
Po e shoh qe prroni po merzitet
A mbush me letra t’njerzve qe lypin ndryshim t’fatit
Pilivesa t’vetmbytuna masi shpresa ju ka qorrue netve t’brishta
Prej jargve t’pares t’shperlame t’gjujtun pa pik’ t’ djerses
Prej ” berllogut” t’kalbun qe kundermon erë t’xhenazes
Prroni na ka shajt n’nanë e n’babë
N’kamb t’ures ka shkru parulla t’pamoralshme
Masnej ka rrefy para lisit per t’vertetat tona
E ka lujt kryet dhe ka vjell buken tone
T’permendur e t’perfolun
Sod e pash
qe prroni kish nis me hi ner dhé
Me i lan peshqit n’balt
Pa e ba hesap asnje dhimbje t’tyne
Asnji vdekje bile as t’vegjelve qe jan per gjini
Prroni e piu veten
Tash na lahum n’therra
E pim edhe na ujin tonë deri t’soset
Masnej gishtat n’goj e shikojm kah qiqrra qelles
 
Malishevë, më 6 gusht 20 15
 
 
 
 
N’midis t’livadhit
 
aty n’midis t’livadhit
nji lule t’paçelun e ruen gjarpni
lulja rritet me krenari t’teprueme
n’bes t’gjarpnit
e gjarpni plaket tuj prit me pa
synin e saj kur t’çel
gjarpni ka kafshue
secilin kosar qe ka drejtue kosen
kah vetmija e tij
n’midis t’livadhit
njeriu mund t’luaj me vdekjen
nese prek lulen ose shkel gjarpnin
 
18.12.2016
 
 
 
Ka vdek Borbardha
 
Borbardha ka vdek pahiri
Tu kujtue se bahet loj me molla
I ka mjaftu ni kafshim me ba namin
Me fjet pa dasht’ deri sa vdekja t’hjek dorë prej saj!
Ajo ka dasht me besu n’perendi
Si me kan njeri i zakonshem
E ka harru se bota s’asht gja ma shum’
Se ni laken qe e han dhija
Te guri mallkimit nji dit kish qajt’ me za
Tu i ndi plaget e njerkes t’shperndame trupit
T’ramet n’dergjegje t’kohes qe s’bajn za
Pos flasin ashper vetmevete.
Borbardha ka vdek n’mesditë
E ka dorzu jeten ku e ka marr
e ka lut princin me e lan t’qet
Mos me e kthy ma me puthje n’jetë
Vajtojcat jan tu e k’nu n’ket minut
Ajo tuj mos ba za po flen n’vdekje t’vet
Tuj besu edhe persevdekuni n’ni mollë
T’mbushun me helm..!
 
Mars 2013
 
 
 
Demagogjia
 
S’kam ç’bëj zemër
i hyri flaka shpirtit
ndaj veç ngushëllimi
të mban deridiku të fortë
Se duroj gishtin tregues
të asnjë demagogu idiot
prandaj s’kam ç’bëj zemër
pos ta vë një shenjë ku rri përditë
Aq fort jam zënë kah rruga
sa bota idhnake më groposë pas thembrës
kështu është sosë durimi
prandaj, fundi rri kryeneç në majë plumbi
S’kam ç’bëj lum zemra
pisanët injorantë s’i duroj mbretër
në hapësirën time të lirë
ata do t’i kem armiq
Njafton një prekje bërryli
dhe plasin damarët
pastaj veç vdekja është e sigurtë…
 
Qershor 2008
 
 
 
Mërzi e këtyre ditëve
( *në vend të poezisë* )
Më kanë ikur këto ditë
Sa shpejt, sa dhimbshëm
Pa vizituar bibliotekën time
As muzeun
As qytetin
As kafenenë time të preferuar
Pa shkruar gjë madje as në ditar
Një tjetër ditë
Mjeku i veshur në të bardha
Lexoi rresht për rresht secilin rentgen
Pastaj preku me dorë dhembjen time:
Të dhemb këtu – më tha?
Oh, sa fort më dhemb -i thash!
Dy “shtaga” të hekurit
Morën përsipër ta bartin peshën time
Sa keq që këto pa më pyetur
Ndërhynë në jetën time
Sa keq! Kur as këto s’i bien për shtati
As dhimbjes
As peshës
I dhash kohë hapave të ngadaltë
Ta marrin vetën, qoftë vetëm dhe një herë
Të eci kah lumi nëpër qytetin tim
Ta shkel butësisht trotuarin me të dyja!
 
Korrik 2016
 
 
 
N’vetmi
 
kujtimkputun e trupshtrydhun
u shue drita e fundit n’katund
tash s’ban kush ma za
n’vetmi kronike
n’dor t’prushit
as p’rrallat s’marrin frym’
udha e mbytun me kryqa
i beson lavdit t’udhtarve
s’i sheh me sy varrt’ e veta
t’cilat kullojnë kujtime t’përgjakuna
n’vetmi
ajo beson fort mashtrueshem
per dhimbjen e paprovueme
n’mes thonit e mishit
N’oborr t’shahut
shenjat e kahut t’mashtrojnë pa marre
dhe t’del ni udh’ tjeter pa bisht pa krye
e merr vesh n’fund t’cakut çfar maje t’mprehun ka thika
n’vetmi
nuk besohet n’lugat
sa tutesh prej tij (…!)
Mretnesha asht kap rob
n’vetmi…
 
Malishevë, më 25.11.2016
 
 
 
Prandaj po them
 
përditë lutem
që të vdesin politikanët
atdheu ka nevojë për vdekjen e tyre!
ata e bënë atdheun tim
atdhe politik…
sepse janë pijanecë (politikë)
e hajdutë publikë
shtiren si heronj hyjnorë
ndërrojnë fjalë e plis
bëhen pis e mbi pis
atdheu po soset
po vdes i varfër
me zot të rremë
me dy, me pesë
me sa të thuash flamuj
sa i bukur ishte atheu im
e shkretuan tashti (!)
ata s’e lanë të rritej
atdheun tim
prandaj po them:
ç’të keqe ka
të vdesin politikanët
dhe atdheu të bëhet i lirë!
populli nuk do të qajë
besomëni
 
14.06.2016

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s