Proza poetike nga Luan Maloku

luan Maloku

Proza poetike nga Luan Maloku

 

SONTE

Sonte papritmas më rodhën ca pika loti mbi gjoksin e saj, të bardhë si bora e këtij dhjetori.
Engjëllesha ime s`dinte asgjë për ikjen time, e mbaja sekrete, sepse më dhimbsej dhimbja e saj pas ikjes.
Nesër në mëngjes herët duhet të largohem nga mëmëdheu për në Zvicër , s`mundem t’i tregoj, kur e di se do të vajtoj si fëmijë me gjithë mua.
Në këtë nate të verbër, sa kisha dashur të isha pa sy, e shurdhmemec. S`kam forcë t’i tregoj, edhe pse buza më dridhet.
O Zoti im, dridhem i tëri, nga dashuria saj e madhe. Sa vuaj dhe ndjehem i plagosur, e i braktisur nga kjo botë.
Ah sa më dhemb shpirti për atë shpirt, e unë i humbur diku në fund të botës, me një plagë të pezmatuar në gji.

 

KULLA E DASHURISË

Gjithçka filloi me një puthje, për ta ndërtuar kullën e dashurisë, ku muret i ngrisnim në dritën e hënës .
Se kishim aspak problem kur dielli ndriçonte, s’e ne ishim të shtrirë në shtrat, dhe lehjet e qenve rrugëve, nuk na i pengonin puthjet tona të zjarrta, e pas atij zjarri, shihej fytyra e saj engjëllore, me atë aromë të bukur e tërëheqse.
Pastaj në mbrëmje murosnim fjalët, lotët i thanim nga ofshamat e zjarrosura.
Nganjëherë silleshim rrotull gurëve të kullës si të marrë, duke shkruar vargje të dashurisë sonë.
Sa shpejt vinin pranverat çapkëne, e ne prapë me ritualin tonë. S`di se pse kaq shpejt floku na u zbardhua ?!

 

SA E DUA QIELLIN E SAJ

Në kopsht kishte çelur trëndafili i kuq, si buzët e saj, si buzëqeshja e saj e ëmbël. Ajo e dinte s’e do kthehem nga Zvicra për disa ditë, andaj më priste në rrugë pranë shtëpisë së saj.
O Zot engjëll i vërtetë, diell i shpirtit tim, sa shumë e dua. U fut në taksi që më solli nga aeroporti dhe u kthyem prapë për në Kosovë.
Unë atë që e dua e ruaj si sytë e mi, dhe kur jeta më ofron një mundësi pse mos ta shfrytëzoj.
Në hapësirat e pa fund të kësaj jete të shkurtër pa ngjyra kërkojmë një copë dashuri dhe kënaqemi të dytë në pafundësinë e mrekullisë së saj. Ndihemi të lumtur dhe duhemi pa limit, sa e dua qiellin e saj ta ledhatoj, e t`ia kafshoj buzen kuqëloshe e të shkrihemi së puthuri.
Sa e urrej largësinë, dhe sa e urrej kurbetin, sa shumë floku m’u borëzua. Por meraku mbeti aty…

 

DËSHIRË ËSHTË VET JETA

Dëshirat janë fjalë me peshë të mëdha, që të çojnë nga e mira, por edhe nga e keqja e deri te mëkati, dëshirat të bëjnë me krah për një moment, e nganjëherë të mbyllin në dhomë të vetmuar, ku qanë si fëmia pa e ditur se çka po ndodhë. Dëshirat na mundojnë gjatë tërë jetës, ato kurrë s`vdesin, shumëherë janë dhembje, lot syri i akullt, e shpesh të hareshme, lumturie, por edhe mrekulli e kërkuar që moti nëpër caqe të errësuara.
Kur dëshiron diçka e të plotësohet dëshira, e pastaj sa bukur të merr gjumi.
Një dëshirë e imja dikur e krisur, për një dashuri të madhe, unë u desht të prisja për disa ditë derisa të më kthej përgjigjen që duhej të ishte Po- ja.
Pritja nisi të më shpoj gjoksin dhe dhimbjet s’mund t’i përballoja, një ditë më dukej sa një vit dhe zhaurima e olluqeve nga shiu, që s`kishte të ndalur veç sa nuk më çmendi. E pastaj ne s`dinim të jetonim ndryshe pa dashuri.
Dëshirat ishin vetë jeta jonë…

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s