Poems by Nayanika Dey

Nayanika Dey Nayanika Dey is a 23 years old aspiring poetess from Durgapur, West Bengal, India. She is currently pursuing her Master’s degree in Economics and Actuarial Science from IAI. She started penning down her thoughts and imaginations when she … Continue reading

MBI BORËN E BRISHTË… / Tregim nga Ramiz Kuqi

ramiz kuqi

Tregim nga Ramiz Kuqi

 

MBI BORËN E BRISHTË…

Ecte mejtuar mbi borën e brishtë “kërrc-kërrc” i dukej çdo shkelje , si një tingull pianoje i dukej se i derdhej nëpër veshë.Grumbuj bore nëpër udhë,. Një kamion pastrues çante udhët e mbyllura nga bora e madhe . Era përpasej mbi fytyrë. Njerëzit rrallë lëviznin në atë mëngjes janari. Ndonjë shitës ende nuk ishte zgjuar nga gjumi. Dy a tre të tjerë, me ato lopata plastike, largonin borën përpara shitoreve. Te ura .mbi lumë atë ditë tregu ,pa vetëm një kombi dhe një shitës të stufave klasike, të cilat mund t’i kërkonte ndonjë i varfër. Mbi lum pa copëza akujsh të ngrirë, të gjata si ngala, të trasha që përplaseshin nëpër anësoret e gurëve të rregulluara verën që iku, Gjithçka iu duk atë atë ditë A. e zbrazur. Vërtet ai e kishte një parandjenjë të frikës, çuditërisht të rrallë. Zonat malore kishim mbetur të ngujuara, rrugët kryesore me kamiona të rëndë, të mbetur kryq nëpër udhë. Shtylla elektrike të rrëzuara. Kulme që era i kishte përplasur gjithande.Protestues në Francë.

Ditën e Krishlindjes Ortodokse një turmë e çmendur, e vogël, me qirinj në dorë, në shtratin e Universitetit ku ishte ngritur një kishë, pa një prift dhe disa pelegrinazh tek luteshin për Kosovën e humbur.Po të tillë janë këta. Rrënjë e keqe që duhet shkulur . Çdokund kur mbijnë me kokë nga karpatet. Luten që bota t’i sheh se janë të “diskriminuar “. Dinë të aktrojnë- tha më vete A.

Pasi bleu ca tableta për shtypje, A. po ecte drejt “kotecit ” të vet. Mbushi një thes të bardhë me dru, u ngjit shkallëve dhe u fut brenda. Pa se uji që kishte shpërthyer nga të ftohtit në rrugë. ishte rregulluar. Po një fjalë e një miku në rrugë, si refren ” Ti nuk po rri urt “- sikur e ktheu për disa minuta pas. -Eh, i tha ai në rrugë, pranë një kafeneje ku ishin vendosur disa teneqe. Aty më parë, nga muzika , dridheshin xhamat e të rinjtë vallëzonin deri natën vonë. Kohë Ballkani ! Po pse më goditi me atë shpoti ?- vazhdoi t’i analizonte fjalët.. Ishte po ai që sillej vërdallë brenda vetes e nuk gjente shteg për t’u “rrëfyer “. A. e kishte dëgjuar me kujdes, por nuk i kishte thënë asgjë. mbase secili tha më vete,” lë ta përpijë ” ëndrrën e vet .

A. nuk i kishin bërë aq përshtypje ato fjalë. E njihte që moti. Një tinëzar i mbështjell[ë me një pelerinë ” demokracie”. Por nuk nxori fjalë nga goja. Mezi priti të largohej . “Gërrc-gërrc” iu duk se po dëgjonte këpucët mbi borën e brishtë.Borë që ia përkjtoi atij një janar të ftohtë. Pak ditë pas mbarimit të luftës. Ai ishte kthyer për disa ditë në atdhe. Kudo gjurmë lufte. Shtëpi të rrënuara , gur nëpër oborr. Drunj të djegur. Njerëz me dhimbje në shpirt. Secili në kërkim të të humburve. Jetë me shpresë. Edhe kohë nazesh. Nuk mund të flisje lirshëm si dikur. Disa miq të vjetër rrinin buzëvarur. Përse po ndodh kjo?- e pyeti veten A. Plagë lufte? Plagë që nuk do të shërohen kurrë? Po edhe njerëz lakmiçar karrigash. Uzurpuesh të pashoq nëpër qytete e fshatra. Akëcili donte të zaptonte diçka. Një copë lëndinë t’ia bashkangjiste malit a arës së vet. Hektarë tokash ,-ata që kishin ndikim në pushtet.

Kur u rahatua pak, iu kujtua një mike poete, të cilën valët e jetës e kishin përplasur nëpër Evropë. Ruante dy fëmijë me pagë në Lucern. ” Po laj tesha në mesnatë. Atje poshtë në bodrum është shumë ftohtë. Më duhet t’i ter natën . Jam lodhur . Ata janë burrë e grua, njerëz të pashpirt. Nuk ngopen me punët e mia. Ndoshta do të ik për disa muaj. Në vendlindje nuk mund të kthehem. Jetoj në periferi të ferrit ku bora mbërrin deri në dy metra. Më rraskapit udha e kthimit. Ndoshta në pranverë do rikthehem . Së pari, të marr një tufë lulesh e t’i vë mbi varret e prindërve të mi. Ka kohë që nuk i kam parë. Janë mbushur me ferra…Eh më thoshte nëna ime. Mos ik aq larg, bija ime. Të rëndohet dikur trupi, të lënë këmbët, sytë..Do të mbetësh atje përgjithmonë. Eshtë një kufi që na ndau në njëmijë e nëntëqind e katërdhjetë e pesë a gjashtë. Nuk e mbaj mend me saktësi. Jetoj ….ah ato njëzet e një vjet të mia nëpër terr.” e kishte përfunuduar rrëfimin në një tregim të pabotuar.

Një copë diell kishte shkrepur mbi rrugë e male me borë. Një erë e fortë frynte nëpër udhe. Fluska bore të ftohta shpërndaheshin nëpër udhë. Tek shkallët e pa se po priste Nazifi.- Hëm si paske zbritur Nazif? – Ke goma të dimrit?- i tha me një gjysmë zëri.

– I kam dy palë zinxhirë. Po u këput njëri , i hedh tjetrin. Borën ua kam hequr bletëve, rri pa merak. As nuk i kam trazuar fare. Një metër borë- i tha A. ishte mbledhur para koshereve. Mbaj mend i tha A. fjalët e gjyshit. Vitin njëmijë e nëntëqind e pesëdhjetë e gjashtë. Ra – më pati thënë gjyshi borë deri në brez. Nuk kishte udhë as për kuaj. Dhomat ndriçoheshin nga gazicat që lëshonin tym dhe erë gazi në dhomë. Ne mblidheshin njëri pas tjetrit. Ishim shumë fëmijë. Një oxhak në mes dhe ca cerga të shtruara me kashtë. Ishte viti i mbledhjes së armëve..Vit i drurit mbi kurrizin e fshatarëve. Në një dhomë rresht na priste druri ..Eh nuk e dini ju- më pati thënë gjyshi se çka është shkau. ” dhe ofshau deri në dhimbje.Ia pashë lotin Nazifit tek po i rrëshqiste nëpër faqe. Ndjeva bashkë me te.Kohë të ikura, ato të largëta e këto me shumë plagë të vitit 1999. Kur u ndanë, A. ia dha një telefon, të cilin ia kishte sjellë si dhuratë Nemi.Ai e mori në dorë,, e futi në xhep dhe çau udhët nga gëzimi drejt shitores ku kishte futur disa ushqime për fëmijë në këtë dimër të ftohtë. -Ndoshta e kanë rregulluar shtyllën e rrëzuar nga era dhe botra. Sëpaku të kemi dritë. Boll kemi ndejtur që njëqind vjet në terr e ferr !

A. e shikoi me dhimbje. Mbi luginë e lart mbi male dielli kishte lëshuar rrezet shkëqim. Por për brenda ishte i ftohtë!

Poems by Lily Swarn

Poems by Lily Swarn       LUSCIOUS SCHIZOPHRENIA   Delusions of love floating on ocean foam Frothing ferocity of fragmented minds Fantasy soaring with the cumulus clouds You come visiting me daily in my imagination Pouring leaden fluids in … Continue reading