Fragment nga ”Ditari i Doruntinës” / Tregim nga Teuta Sadiku

Fragment  nga ”Ditari i Doruntinës”

 

teuta Sadiku

Tregim nga Teuta Sadiku

Dhe kështu u mbyll marrëveshja, mua më dhanë tek Princi I pjekur dhe familjet tona parashtruan,nënshkruan, firmosën pas shumë llogaritjesh, përqindjesh, kamate , tokosh, kapare duar-duar ,numërim monedhash një nga një, dhënie shumash dang në dorë.Dhe të gjitha këto për një copë tokë.Po pra unë isha Toka.

-Një tokë e butë, pjellore,i shpëtoi njërit nga krushqit kur u larguan nga kulla.

-Ndoshta mund t’ju duket barbare ,ky përafrim, u mundua të ndryshonte situatën e nderë avokati perëndimor , po mos harroni se toka ,çmimi I saj ,dua të them ,në ditët e sotme ka arritur kulmin.Pra më kishin shkëmbyer si një copë tokë ,për një copë tokë.

Përfytyroja njerzit se si rrethonin tokat kur donin me çdo kusht t’i kishin të tyret me gardhe, me tela me gjemba,me gurë.Disa që ishin arratepsur rrugëve të botës  I trembeshin shumë syrit të keq  e sidomos  zilisë të tjetrit  ndaj i kishin  rrethuar ledhet me mure e tela me gjemba.

Herë here I hidhja mshehtas ndonjë vështrim nënës të hequr ashtu shandan më këmbë, të veshur kokë e këmbë në të zeza që pas vdekjes  së atit .Edhe gëzonte që ikja larg edhe pikëllohej që s’do më kish më pranë.As gëzim as hidhërim , nuk e di as vetë.Një gjendje kome do të thosha. Një dasëm e shpejtë sa për sy e faqe , për të mbyllur gojët e liga të botës.S’kishte as lule, as shtambë me ujë të bekuar tek porta.

Një pjesë të rrugës e bëmë më këmbë .Portat e ledhit tonë nuk para rruheshin dhe aq shumë,në një kohë që ruajtësit e rendit ishin grumbulluar në qendër ku bëhej batërdia. Rrëzoheshin buste udhëheqësash,prishej e shkatërroej  gjithshka.

Thuhej se krushqit kastile e kishin lënë portën hapur,për ne dasmorët. .Rrojtari I ledhit përmatanë na drejtoi armën.duke na kërkuar dokumentat e duhura.U dëgjuan të shtëna armësh.Shtangëm. Konstandini po rrëmonte në trastë një dokument që ia kish dhënë nëna.S’kishte dalë asnjë nga krushqit për të na pritur, mendova dhe më vinte të pëlcisja nga marrazi.

-Nga njerzia e burrit kanë ardhur këta, na u drejtua shoqëruesi ,duke treguar me dorë një togë ushtarake.Mos po luanin vallë theatër antik?!Nga një anë I kishin hapur të gjitha portat e ledhit e nga ana tjetër qëllonin me plumba?!Në fillim u tremba, por e fjeta mendjen kur pashë se  toga ushtarake do të na shoqëronte për në pallatin e Princit për t’iu shmangur incidenteve të shumta të kohës.Rruga ishte shumë e lodhshme për mua,me pak qëndresa sa për të futur një kafshatë në gojë.

-Ej ti ,më I riu, iu drejtua togeri adoleshentit që e kishim marrë me vete në rast nevoje për të mbajtur fustanin tim të nusërisë.

-Merja një kënge. Djaloshi i shtangur  nga frika , ngriti supet.

-Pa muzikë, shpreha unë habinë time.Togeri u nxeh, na drejtoi armën por shoku I tij e qetësoi.

-Është I vogël, nuk e sheh.Ja le  t’ia thotë ky një kënge që duket I shkolluar, iu drejtua Konstandinit.Togerët filluan të ziheshin mes tyre se çfarë kënge t’ia merte Konstandini.

Më në fund vendosën  për  një arie opere.Ndaluam. U vumë në rresht.Toga ushtarake u vendos  para nesh .Ngadalë iu afrova edhe më shumë tim vëllai dhe e kapa nga bërryli .I pëshpërita me dhembshuri:

-Vëllai I motrës, këndo,  bëje këtë për mua.

-Është e para dhe e fundit gjë që do të bëj ,po vetëm për ty, jo për të kënaqur këta zgërlaqër.Njëri prej togerëve  diçka kuptoi me sa duket , iu afrua Konstandinit dhe I dha një shpullë sa mua më kërcitën sytë jashtë.

-Këndo, shqiptar I ndyrë, se ti numërova në lule të ballit, iu drejtua togeri  Konstandinit.U pamë ndërsysh e fill pas kësaj Konstandini , kruajti fytin. Zëri I tij kumboi. Ishte Ave Mari,një nga ariet e Maria Kala.Togeri sapo dëgjoi shtangu, e na pa drejt e në sy , pastaj u përkul tek veshi I shokut të tij dhe I tha:

-Budalla po këta janë tanët,duken që nga këngët.Portat, ledhet hapeshin e mbylleshin,sipas erërave që frynin,herë nga lindja e herë nga perëndimi ,deri sa  Konstandini e mbaroi arien nga opera, të zgjedhur enkas për ta kënduar.

Tani ecnim të gjithë të rrjeshtuar njëri pas tjetrit pa folur e secili këndonte me vete e për qejf të vet.Në të errur arritëm  tek pallati I princit.Dukej që ishte një ndërtesë shumë e vjetër ,me kollona të përgjysmuara, me gurë të thërmuar , të ngrënë cepash e hedhur andej këtej.Qëndruam  goxha  jashtë porte ,kur dëgjuam se do të ndiqeshin të gjitha zakonet e traditat  siç i kërkonte rasti, shtamba me ujë pastaj një lugë mjaltë për të lidhur ëmbël çiftin.

-O zot , ç’të ra një nur  rrugës , sa mu prish gjaku kur të shihnin togerët,theu heshtjen im vëlla. Po të paktën ty s’të prekën me dorë , ndryshe kush e di çdo të kisha bërë.Tani të të bjerë ai nur i bukur ,sa të sfaqen krushqit dhe dhëndri.

Po muzikë nuk u dëgjua asgjëkundi.Për nji mend mu bë sikur u hap porta me një rrokëllimë rëngjethëse kur u pa në krye të shkallëve një mesoburë I cili mbahej me zor prej hekurave.Ishte dhëndri,burri im me të cilin do të shkoja jetë.Një led na ndante ,por nuk e kisha parë.As nuk më kishte parë. Thjesht kishim dëgjuar e lexuar për njeri –tjetrin.

Mu afrua, më kapi prej dore si fëmijë e pasi ngjitëm shkallët , më drejtoi për nga dhoma e gjumit.Më uli në buzë të krevatit dhe me një zë që dinte se ç’fliste më tha të harroja gjithshka dija,dëgjuar apo kisha ëndërruar.

-Këtu gjërat janë ndryshe,-më tha pa mi hedhur sytë.Nuk janë  dhe aq të dhimbshme gjërat.Ja një fshesë, një leckë, tymrat për të marrë dhe asgjë tjetër, sepse duhet dhe pak pastërti.Po gjëja më e mirë për të dy , është ta mbyllësh gojën,E di që I kupton mirë këto gjëra.Më e mira është  të mos dukesh, as të dëgjohesh gjëkundi, sepse kështu ata që janë rreth e rrotull do na lënë rehat në qetësinë tonë.Kjo ishte një e fshehtë e madhe që duhej të mbetej vetëm midis nesh.Ma tha në kofidencë ngaqë e dinte  se  unë isha nga ato që dija ta mbaja fjalën,besën(tak më shkeli mu në kallo) kurse ai nga ana tjetër ishte një njeri I ditur dhe I zgjuar që I nuhaste gjërat që nga larg.Po qe se dilte fjala, pra e fshehta jonë,na priste qameti I madh dhe kushedi çfarë.Eja e të mos I zije besë një njeriu të tillë me përvojë të pasur, me një të kaluar të lashtë e të lavdishme.Edhe zërin kur fliste se si e kishte ashtu të ndryshkur,të shkërmoqej në duar ,si të dilte nga thellësia e kohëve të lashta.

Me kalimin e kohës zbulova se im shoq, ishte nga ata që pasi plotësonte qefet e dëshirat e tij, kthehej nga krahu tjetër dhe ia këpuste një gjumi për shtatë pale qefe e duke gërhitur.Jo vetëm kaq por kishte një ves të keq sapo ngrihej nga shtrati,dilte kafeneve e llapte histori të sajuara e të rreme për mua. Shpifte që unë vidhja, vrisja e i solla gjithë të ligat. Bota ngaqë vetëm atë njihte që prej moti, I besonte. Mua nuk më përfillte njeri,si nuse e re që isha.

 

One thought on “Fragment nga ”Ditari i Doruntinës” / Tregim nga Teuta Sadiku

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s