Poezi nga Beqir Binishi

Beqir binishi

Poezi nga Beqir Binishi

 

Meditim

në këtë qastë dëshirova
me ka borë
në gjoksin tënd
toka ime
edhe kur askush nuk më sheh
tretur brendisë sate.

 

edhe pak frymë

kanë thënë
heshtja me vdekjen
janë motër e vëlla

nuk ndalojë jam udhëtarë
në kërkim të dritës

më çmend heshtja
mundohem me zgjuar detin

bora e ka mbuluar trupin si qefin
hienat në këmbë të mbrëma po rrinë

në ditën terr të ftohët
vetëm shpresa frymon.

 

pa adresë

sytë tu errën
ike pa më lënë adresë

ndoshta ti je martuar
dheu ndoshta të ka mbuluar

po të dija ku je nusëruar
do të vija me lule me të uruar

nëse dheu të ka mbuluar,me lot në sy
zotit vijë mi kërkuar parajsën për ty

nëse je gjallë,nëse të ka mbuluar dheu i zi
vdekja nëse nuk më merr si jetohet pa ty.

 

ndjenjë

jam lodhur
po ndihem jetim
në të sotmen për dritë
përpara një shekull
po i hedh gurët
merrni nëse të doni
janë lotët e nënës së muruar

jetim jam po sytë qiqër i kam
nëse ti beson që murin e ruan fila
shko pi në gjirin e saj
pi dashuri nëne
që kthen shikimin

populli im një bir i devotshëm
mundet me ta bërë gjëmën
se të ka vdekur dashuria për nënën
edhe pse nuk po dua
me besuar verbërinë tënde
ky gjumë sa shumë më flet.

 

Kurrë mos guxo

më mirë me qenë :
qen i të pasurit
se fëmijë i fukarasë(populli)
kurrë mos guxo
mu tjetërsua.
Ne nuk po duam shtetin e fort
Të fort e duam individin
Edhe kur pësuam kurrë nuk mësuam !!!

 

lutja pa ndërmjetës

të jam përgjëruar në këmbë
i kam ngritur duart kah Ti
me ballë në tokë
kam kërkuar mëshirë si fëmijë

unë robi ndihem mbret
prej kur zemrën time
e ke mbushur me dashuri

e ky lëngë jete si kalon
nga unë te vëllezërit e mi
me dëshirën tënde
mbushen zemrat dritë

zotërues në tokë e në qiej
i pa fillim i pa mbarim
zoti im më mbajë të lidhur
me dashuri për ty dhe njeriun.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s