Poezi nga Iliaz Bobaj

Iliaz Bobaj

Poezi nga Iliaz Bobaj

 

MË SHPESH

E ndjeva prapë tënden mungesë,
tashmë një gjë krejt e zakonshme,
ajo nuk priti asnjë ftesë,
erdhi se ishte e nevojshme.

Dhe s’qe aspak e rastësishme,
pamja e saj tërë hijeshi,
e plotë, pa asnjëlloj mungesë,
erdhi ajo, se mungon ti.

Se ti mungon përherë më shpesh,
ndaj aq më shpesh me vjen ajo,
e di se ti ngutshëm ma nis,
sepse me ngut unë e kërkoj.

Por gjithsesi s’më lë kurrë vetëm,
mallin e ndezur vjen ma ndez,
sa herë ndjen se duhet të vijë,
dihet se aq herë unë e pres.

 

MBRËMJE DHJETORI

Nëpër vitrina, si papritur,
u ndez shkëlqimi gjer në fund,
dyndje në rrugë si rrallëherë,
reklama të verbon sa mund.

Kureshtje, ngjyra, vizitorë,
çifte me fëmijë përdore,
me kalimtarët, krejt lirisht,
në rrugë shkon moda dimërore.

Të ngutura ca pika shiu,
furrishëm bien në asfalt,
më tej haplehtë, një e vetmuar,
nxiton dhe orën sheh ndërkaq.

Gjithkush ngarkon nga pakëz lodhje
dhe shkund po aq monotoninë,
siç shkundim pluhurin nga rrobat,
që ndenjën varur plot një stinë.

Nga gjethet zhveshur krejtësisht,
pemët e lodhura në park,
veshur në drita tërësisht,
s’duan t’ia dinë për to aspak.

Ngarkuar rëndë, teksa shpërngulet,
nga lodhja, ankthi, dufi, zori,
me erë, ndriçim, dhurata, shi,
ikën me ngut ky fund dhjetori.

 

PËR ATË KËNGËZIMIN TËND TË LEHTË NËN BUZË

Kam kohë pa e dëgjuar,
atë këngëzimin tënd të lehtë nën buzë,
ku meloditë,
dalin si vajza të gëzuara
nga porta e shkollës
dhe rendin në botën e tyre të dlirësisë.
Atë këngëzim,
që pikon ëmbëlsi
dhe zgjon shtëpinë,
si flladi folezën nga dremitja.
Mbi buzët e tua,
i mban sytë pritja.
Përdëllimi veshët i mban shpuzë.

Për atë këngëzimin tënd të lehtë nën buzë…


QIRIRI

Si dëshmi la lotët e tij të ngrirë,
u dogj dalngadalë
dhe u shua në heshtje si një ëndërr.

Ashtu siç digjet një zemër.

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s