Poezi nga Lida Lazaj

Lida Lazaj

Poezi nga Lida Lazaj

 

Vetmi

Shqyrtoj të njëqindta mendjet
e njerëzve,
që ecin para meje.
Cila prej tyre e mban mendimin tim ngrohtë
e ushqen, e rrit,
si farëzën e grurit
toka me humus të mirë?

Më rezultojnë,
të privatizuara nga zogj,
që i marrin me vete
në fluturim.

Ecin para meje
njëqind çifte këmbësh
pa kokë.

Pas meje
njëqind palë sy,
që më shohin këmbët.

 

Çast meditimi në agshol acari

Ja, dhe acari,
kur edhe syri brenda qepallës ngrin!

Tubat e ngrira të ujit
më kujtojnë se duhet të
bëj një gjest bamirësie, malli për ty m’a ngroh bebzën e syrit
ndërsa arabeskat e frymës sime mbi xham,
të pikturojnë Ty.

Bekuar qofshin
largësitë e ngrira,
që na mbajnë larg
nga ku ti,
shprehjes sime me retiçenca i ve pikë mendimin tënd,
duke m’ë ngazëllyer
si askush.

Bekuar qoftë rruga e gjatë,
që rrallë të sjell tek unë
dhe dy heshtjet tona, shkrihen nga kënaqësia
duke pirë kafe bashkë.

Bekuar qofshin mungesat,
dhe acari, që më kujtoi,
se unë mund të krijoj prej malli
krijesa të denja
për përqafimin tim.

 

Kur e kur…

…dhe bar kam ngrënë
po,po kam ngrënë dhe bar.

Dikur,
pas një ngrënie
të detyrueshme bari
rashë në gjumë të thellë.

Duke hulumtuar
mbi domosdoshmërinë e ushqyerjes,
pafuqinë e refuzimit
dhe cilësinë e barit
u zgjova me tre palë sy.

Dhe përsëri hëngra bar,
por, bar të shëndetshëm
bar të përzgjedhur
bar të qëmtuar fije më fije
nga gjashtë sy.

Pas ngrënies së fundit
u zgjova me të gjitha poret
të kthyera sy.

 

Uji, që është ujë

Është i gjallë, ka shpirt.
Uji, që ka lindur të këndojë s’bëhet moçal
lëre të shkojë
e gjen vetë shtratin,
thosh ati im.

Një vijë e hollë uji aromë vjollce,
nga livadhi i gjelbër plot blegërima luledelesh i fëmijërisë,
pasi m’a përshkon zemrën
dhe merr ngjyrën e gjakut,
rreket të shembë një mur të trashë,
në fund të qënies.

E frikur nga shembjet
dhe bota pas tyre,
e mbledh në pëllëmbë
dhe bëj përçapje e mikloj
ta kthej në gardalinë,
në një kafaz të artë.

Ajo më ik
unë trishtohem.

…dhe përsëri rrugëve të gjakut-aromë vjollce
dëgjoj zërin e atit,
si këngë uji…
“….uji, që është ujë….”

 

 

One thought on “Poezi nga Lida Lazaj

  1. Urime Agron dhe stafit per paraqitjen e re te faqes! Flm. Agron per kujdesin e perhershem, qe tregon per bublikimin e krijimtarise sime!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s