Poezi nga Marjeta Shatro

marjeta-1
Poezi nga Marjeta Shatro
 
 
Pema e Dashurisë
 
O dashuria ime!
O ëngjëll përmbi flatra!
O dritë e ëndrrave të mia!
O dallgë e ngritur rrëmbimthi mbi oqeane!
Ti, misteri i bukurisë së përjetshme!
Zbukuroje jetën gjer në magjepsje!
Ti, frymim i më të skajshmit ind
Je shpirti përherë në fluturim
Je gjaku, që dejeve lëvrin!
Ti dhe vetëm ti
Hyjnorja ime!
 
 
Bardhësi bore
 
Sonte është tjetër natë
Bie borë flokë-flokë,
Paqësisht përgjumur.
 
Përtej shikimit veç bardhësi
mbi ndërtesat e vjetra të qytetit
dhe rrugëve përhumbur, s’ di ku…
 
 
 
***
Shikim i turbullt
beftas dhe një pikë lot
trishtim që mbërthen shpirtin
kohë e pakohë.
 
Ditë dimri,
e errët, monotone,
re që lundrojnë qiellit të plumbtë
dhe vela të ulura nëpër porte.
 
Deti shkulmon prej zemërimit
Dallgët rikthehen të lodhura
Panoramë e qytetit hije
dhe vështrim i mbetur kujtimesh.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s