Poezi nga Zyba Hysa

zyba-840x420

Poezi nga Zyba Hysa

 

BINJKE ME MUZËN

Ishe Ti, Muzë q’më prite,
Në ditën e lindjes sime…
A ishe fshehur pas mitre,
E njëherësh me mua linde???

S’di, as Unë s’di ç’të them,
Po një gjë e di me siguri…
Kurrë s’jetova si një send,
Jetën jetova… siç di Ti!

Edhe në furrat krematore,
T’poshtëruar nga t’poshtrëruarit,
Ti, muzë më merrje për dore,
Jetuam si të dashuruarit!

Kurrë Unë Ty, s’të kundërshtova,
As Ti, Mua, kurrë s’më lëndove,
Edhe kur At’ Njeri dashurova,
Ishe Ti Muzë q’më ndriçove!

Sot, prapë më merr prej dore,
Brenda çastit m’dërgon Atje…
Ku zemrën time e dërgove,
Sërish vetëtimë, vijmë Ne!

Kurrë s’më le vetëm – vetmisë,
Shkrep pa krismë mbrenda meje,
Më zgjon, me shpejtësi drite nisë,
Të shkruaj frymën q’Ti, më solle!

Mos ik, kurrë mos ik nga Unë,
Në iksh, skelet pa kocka mbes,
Ti… ku më sundon furtunë…
Ku më jep forcë… të pres!

Me Ty pritjen… quaj jetë…!
S’ka më mirë se dikë pret!
Edhe takim kurrë t’mos ketë,
Mijëra takime Pritja sjell!

 

MOS HARRO!

O muzë e qiejve, mike m’u shfaqe,
Si unë… edhe ti armike e harresës!
Ti , MUZË, m’i jep ndriçim çdo fjale,
T’theksin ngjyrat ylberore t’besës!

Pa ty, harresa do më kishte mundur,
As Zoti vetë kurrë s’do m’besonte,
E pse kurrë s’reshta… duke u lutur,
Po, dhe vetë Zemra, egër m’sulmonte!

Ti vargun e shkruan me shtiza dielli,
Q’shkëndijojnë n’përplasje kuantesh,
Prej shpirtrave kundërshatë q’kemi,
Në kundërshi… ndizen vatra zjarresh!

E mbushe qiellin me shkronja xixe,
Majin e ngrite përmbi pjedestale…
I shtove diellit mijëra shtiza drite…
Sot flokët e borës… vijnë petale!

 

PËR TË DY!

Të dua Ty,
Se vetëm para teje shpirti shfaq përmasat,
Jo për të bërë hije,
Për të ndriçuar dhe skutat, q’as vetë s’i dite,
Se shpirti Yt,
M’dërgon sinjale përmes ajrit,
Unë vij… të sjell ajër drite,
Pa e kuptuar Ti, se burimi i saj jam Unë,
Që të dua shumë!
Me dashtë,
Është të dush edhe të mos e dijë tjetri,
Por ta ndjejë atë mbrenda vetes,
Ashtu siç të ndjej Unë – Ty,
Gjenerator drite… për të prodhuar dritë,
Për të Dy!

 

PO, KU TË SHKOJ???

Ashtu… siç tregon At Zef Pëllumbi,
Për tmerret e burgjeve krematore…
Për të shpërfillur, Un’, këtë farë llumi,
Kujtoj dhe endërroj çastet dashurore….

Përsëri çate tilla përjetoj imagjinatës…
Si At Zef pëllumbi kuvendonte me zogjtë,
N’mrekullinë hyjnore të Lagunës së Nartës,
Turrave të kripër… kur shokët i mbulojnë…

Oh! Në fillin e hollur të jetës krematore,
Në ecje këputej, shokët binin mbi kripë
Xhelati… me egërsi veçse urdhëronte….
Mbulojeni me kripë, gjallë e pa shpirt!*

Me çfarë të mbrohem, të pengoj llumin,
Që sa vjen e shtohet kudo e për çdo ditë?
Me ç’hap duhet të vrapoj?? Po, ku t’shkoj???
T’u shpëtoj tmerrevet nga padrejtësitë!!!

Kur drejtësia veshur me qyrk të llumosur,
Ligje për ligje, shkruar me bojë çeqeve…
I marrin shpirtin një populli të prangosur,
Majmen padronët… dhjamosen për vete!

* Ne kujtimet e At Zef Pellumbit “Rrno per me tregue” thuhet qe ne kriporet e Nartes, shokeve te burgut, te munduar nga puna dhe torturat, u binin te fikt duke punuar dhe ata qe qe i ruanin, urdheronin t’i mbulonte buldazjeri me kripe per se gjalli…

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s