XHILIOLA (OLA) LAMAJ PËRURON LIBRIN E DYTË, NË POEZI E PROZË… / Nga: Prof.Murat Gecaj; publicist e studiues

XHILIOLA (OLA) LAMAJ PËRURON LIBRIN E DYTË,

NË POEZI E PROZË…

Nga: Prof.Murat Gecaj

        publicist e studiues

 

xhio

Autorja, duke folur gjatë veprimtarisë…

1.

Nuk ka kaluar shumë kohë, nga publikimi i një bisede të përbashkët, që bëra me poeten e re nga qyteti i Vlorës, Xhiliola (Ola) Lamaj. Ajo e kishte titullin: “Një libër në bibliotekën tuaj, është një thesar, që do t’u vlejë shumë…”. Janë fjalët e përmbledhura nga përvoja jetësore, të clat ajo ua drejton, me sinqeritet, bashkëmoshatarëve të saj. Sigurisht, siç është e kuptueshme, në atë bisedë, që unë e kam pëfshirë në librin tim të ri, “Kur flasin zemrat”, i cili del këto ditë nga shtypi, ajo rrëfen për jetën e saj, për studimet e krijimet dhe zbulon “të fshehtat” e krijimeve e botimeve të saj, për të ardhmen. Thelbi i tyre është se ajo dëshiron që, më tepër, të shkruajë në prozë dhe prandaj po punon, që ta përundojë një roman.

Krahas përgatitjeve, që Ola po bën për mbrojtjen e “Materit”, në fushën e letërsisë shqipe pranë Univeristetit “Ismail Qemali”,pra në vendlindje,  me udhëheqës prof.Bardhosh Gaçen, siç e thashë dhe më lart, ajo është një e re ,me frymëzime e pasione për të shkruar e krijuar, si në gjininë e poezisë, por dhe të prozës. Këtë gjë ajo e dëshmoi edhe këto ditë, kur përuroi librin e dytë të saj, në poezi e proza të shkurtëra, me titullin “Pikturoj në fjalë…”.

xh-1

Pamje nga salla, ku u bë përurimi-Vlorë

2.

Moderator i këtij përurimi ishte poeti e studiuesi Albert Habazaj, drejtor i bibliotekës “Nermin Vlora Falaski”, në Universitetin “Ismail Qemali”. Kjo veprimtari u zhvillua në bashkëpunim me bibliotekën publike të Bashkisë Vlorë, “Shefqet Musaraj”.

Ishin të pranishëm familjarë, poetë e shkrimtarë, miq e bashkëstudntë të autores etj. Gjithashtu, ndodhej kryetarja e Bashkisë, Vojsava Shkurtaj, e cila e përshëndeti këtë krijuese të re, edhe si ish-mësuesja e Olës, në lëndën e letërsisë, kur ajo ishte nxënëse në shkollën 9-vjeçare “Lef Sallata”.si dhe gjithë pjesëmarrësit në përurimin e librit të saj.

Me dashamirësi foli në përurim redaktori i librit, A.Habazaj, i cili e ka shkruar dhe Hyrjen e tij. Aty, ai shprehet: “Në librin e ri, autorja vjen me një ligjërim poetik, që na jep shijen sikur mbush një gotë ujë të kristaltë me sherbet trëndafili në gurrat e sinqeritetit vajzëror. Në vjershërimin e saj, Lamaj edhe me këtë libër shfaqet si poete e ndjenjës, pasqyruese e drejtpërdrejtë artistike e botës së brendshme të grup moshës në sotmëri. Vargjet janë të thjeshta, të pranueshme dhe të pëlqyeshme nga lexuesi. Rrinë bukur vargjet e Xhiliolës në krahë të autorëve të tjerë të qytetit, sidomos të poezisë femërore, që shfaqet hijshëm në shoqërinë tonë letrare. Lirikat e Xhiliolës janë lulëzime metaforike, që premtojnë për një emër të përveçëm në poezi. Rruazat e këngës rinore ndrijnë pastër poezi pas poezie, sidomos jehona e dëlirë e vargut të Xhiliolës na kumbon tek kthehet në kujtesën tonë me “Buzëqeshjen e agimit”, “Portën e dashurisë”, “Puthjen e yjeve” e bukurira të tjera të penës së çiltër e gëzimtare të poetes sonë”.

xh-3

Ballina e parë e librit të ri, nga Xhiliola (Ola) Lamaj…

Ndërsa duke u ndalur në provën, që jep kjo autore edhe duke shkruar në prozë, më tej, A.Habazaj vazhdon: “Një element, që pulson vrullshëm në shpirtin e autores, është aftësia e saj e të shkruarit në prozë. Janë disa proza të shkurtëra, herë-herë në trajtën e ese-së, që sikur t’u hiqje emrin e autores, lexuesi do të hamendësonte se, krijime të tilla kaq të bukura, një emër i dëgjuar i letrave shqipe i ka qëndisur. Një prozë e ngjeshur, lakonike, e shkruar me dashuri dhe art, kjo tufëz esesh e bën të dallueshme autoren, në individualitetin e vet krijues. Në këto fragmente kemi pasuri faktesh jetësore,, për çka i rrok syri i shpirtit. Fantazia i shërbeu realitetit, që frymëzon prozën e saj, kur harliset. Proza e paraqitur në këtë vëllim e bën më simpatike botën krijuese të autores, Xhiliola Lamaj: duke i hapur shtigje të blerta e të sigurta për nesër, në këtë gjini të letërsisë artistike”.

3.

Në këtë përurim, i cili është bërë i njohur edhe ditën, kur ai u mbajt, përmes mjeteve të komunikimit masiv, gjithashtu, dhanë mendimet e tyre: shkrimtari e kritiku Eqerem Canaj, poetja Natasha Limaj, shkrimtari Çlirim Hoxha, poetja Zamira Agalliu e të tjerë.

Në mbyllje të kësaj veprimtarie mbrësëlënëse, ku u bënë edhe disa recitime të bukura, shoqëruar nga melodia e një violine, e mbushur plot emocione, foli edhe vetë krijuesja e re, Xhiliola (Ola) Lamaj. Ajo i falënderoi nga zemra, si folësit dhe gjithë pjesëmarrësit në përurim. Ashtu siç u shpreh para mikrofonit dhe në bisedat, që bëmë bashkë, pas përurimit, përmes celularit dhe facebok-ut,  me modesti e  fjalë të thjeshta, ajo premton që, krahas punës e studimeve, do të vazhdojë të shkruajë pandërprerje. Prandaj, e urojmë atë, përzemërsisht dhe shprehim besimin që, në udhën e bukur, por edhe të veshtirë të krijimtarisë, do të bëjë përherë shkallë ngjitjeje, si në sasi dhe cilësi.

Tiranë, 12 janar 2017

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s